Fakti: Vetëm Partizani e ka mbushur plot stadiumin “Selman Stermasi”

31 Janar 2017, 15:10Sport TEMA
Fakti: Vetëm Partizani e ka mbushur plot stadiumin “Selman

Javët e fundit lejimi i Partizanit për të zhvilluar ndeshjet në stadiumin “Selman Stermasi” ka sjellë irritimin e tifozave të Tiranës që kanë qenë kundër këtij vendimi.

Megjithatë, përmes një postimi në faqen zyrtare klubi i Partizanit ka publikuar një fakt ku tregon se tifozeria e kuqe, ka qenë e vetmja që ka arritur të mbushë plot stadiumin “Selman Stermasi”.

 “Nje fakt interesant mbi Stadiumin Selman Stermasi. Partizani-Fenerbahce ka arritur rekordin e 20.000 shikuesve” shkruhet në faqen e Partizanit në “Instagram”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje