Çekiçi i drejtësisë 'godet' gjyqtarin e Apelit të Vlorës Ilir Çeliku

31 Janar 2017, 16:59Kronika TEMA

Vettingu po jep efekt ende pa u kryer verifikimi për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në ditën e fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, disa prej njerëzve të drejtësisë kanë preferuar të mos e kalojnë procesin e Vettingut që vlerësohet mjaft i vështirë për ata që kanë pasuri të pajustifikuar.

Listës iu shtua sot gjyqtari i Apelit të Vlorës Ilir Çeliku.

Ai nuk pranoi të dorëzojë formularin e vetëdeklarimit por vendosi të dorëhiqet nga detyra.

Ilir Çeliku është përfolur si i nënshtruar ndaj ish-zyrtarëve të lartë të djathtë, dje në pushtet. Kur iu dha mundësia e ofroi ndihmën e tij, pa kushte.

Gjyqtari Çeliku ishte kryetari i trupës gjykuese që firmosi dënimin me gjobë për shpifje, disa vite më parë, për Saimir Tahirin, deputetin e opozitës në atë kohë, sot ministër i Brendshëm.

“Ishte një vendim thuajse jo surprizë, përsa kohë procesi ishte i montuar politikisht deri në atë pikë, sa nuk linte shpresë të besoje se mund të kishte ndonjë vendim të drejtë, të panashëm. Folën fëmijët e Kryeministrit (Berisha) me gojën e gjyqtarit”, shprehej pas vendimit Tahiri.

Padia e Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës u referohej disa deklaratave publike të Saimir Tahirit, për përfshirje në afera korruptive të tyre.

“Deputeti Saimir Tahiri kishte dhe provat dhe dëshmitarët, por Bani kishte gjykatësin qorr e shurdh me emrin Çelik që refuzoi provat e dëshmi”, komente atë kohë Edi Rama.

Mesa duket ‘shtegu’ i lënë nga reforma në drejtësi, është para si mundësia e vetme për gjyqtarin që dje trokiste çekiçin e drejtësisë për të shqiptuar dënime politike, e sot synon t’i shpëtojë ndëshkimit me procedurë.

7 komente në “Çekiçi i drejtësisë ‘godet’ gjyqtarin e Apelit të Vlorës Ilir Çeliku”

  1. skam says:

    9 Apartamente te padeklaruara ka Ilir Celiku, me emra te ndryshem.

  2. Qytetari says:

    Ka dhe menyra te tjera per verifikimin e pasurive te ketyre palaco gjyqtare e prokurore, prandaj te mos kujtojne se dhane doreheqjen e do shpetojne pa u verifikuar.

  3. Palpithnoka says:

    Dje me mori leke neser do i shkerdheje pragun qelbesires

  4. Turi says:

    Po ai qelbesira me gjashtemujorin e plepave Arben Mullaj a guxon ti nenshtrohet vetingut? Ai qe si puna e ketij Celikut denonte me gjoba nga 100 milion Aldrin Dalipin dhe deputetet e tjere te Ps ne kohen e Berishes. Ai maskara qe pa pike turpi denoi per shpifje edhe vellain e Hekuran Dedes per ti bere qejfin badigardit te Shkerdhenit.

  5. Bushi says:

    Nuk me duket aspak e drejte qe ata gjyqetare dhe prokuror qe kane vjedhur e kane bere padrejtesira,te japin dorheqje dhe te mos hetohen.Ata kane vjedhur aq shume sa nuk ka nevoje te punojne,dhe jeton si konta.Krimi eshte krim dhe ndeshkohet me ligj.Ligji eshte per te gjithe.Nuk me duket i drejte fare ky ligj qe eshte nxier ne favor te gjyqetareve prokurorve te korruptuar.

  6. Aha says:

    Po cfare do presesh nga Ilir Celiku.Babai tij dhe tere fisi kane qene me shekuj agjenture e zbulimit grek dhe jane denuar si te till me vendime gjykate vazhdimisht edhe ne kohen e Zogut e te Komunizmit.
    Tani spiunat e UDB dhe te Asfalise jane benre gjyqtar dhe prokuror.Kjo eshte demokraci dhe shqiptaret ushtar ne Greqi bejne shqiponjen, kur vendi yne drejtihet nga spiunet serb dhe grek.

    1. Patrioti says:

      Nuk e njof personalisht por kam degjuar per familjen e tij,mund te jet 100% i korruptuar nuk e ve ne dyshim por ama kto shpifjet e agjentatures qe shpif ky kelyshi i krimineleve shqiptar jane te pa qena.ti (Aha) ve bast qe je kelysh i ndonje hetuesi apo kryatari koperative

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje