Hysaj, në verë drejt Chelsea ose Arsenal

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

hysajElseid Hysaj mbetet një prej elementëve më të rëndësishëm të Napolit, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në merkato. Prej muajsh mbrojtësi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane, një interes që pritet të vazhdojë edhe gjatë verës.

Chelsea dhe Arsenal vazhdojnë ta monitorojnë situatën rreth 22-vjeçarit të lindur në Shkodër, të cilin e kanë kthyer në prioritet të merkatos. Por, përfaqësuesi i mbrojtësit shqiptar hodhi poshtë çdo hipotezë të transferimit të Hysajt në Premier League-n angleze në orët e fundit të afarit të transferimeve të Janarit.

Menaxheri i kuqeziut shtyn çdo diskutim për në fund të sezonit, atëherë kur çdo ofertë mund të merret parasysh nga klubi i Napolit. “Vlerësimi për Hysaj-n ekziston, edhe sepse djaloshi vëzhgohet nga skuadrat më të rëndësishme në Europë. Megjithatë për momentin kjo nuk na intereson, pasi Elseidi është i përqendruar vetëm te Napoli. Do të shohim çfarë do të ndodhë vetëm në fund të sezonit”, ishin fjalët e menaxherit të kuqeziut, Mario Giuffredi.

Gjatë verës së vitit 2015 Elseid Hysaj u transferua nga Empoli te Napoli, për shifrën e 5 milionë eurove. I aktivizuar si titullar i padiskutueshëm dhe falë paraqitjeve që e shndërruan në një prej mbrojtësve më të mirë të krahut në futbollin italian, vlera e mbrojtësit u dhjetëfishua në harkun e një sezoni. Në kontratën e re me lojtarin, Napoli përfshiu një klauzolë për prishjen e marrëveshjes, sipas të cilës klubet e interesuara për shqiptarin duhet të paguajnë 50 milionë euro.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *