Jep dorëheqjen gjykatësja e Gjykatës së Lartë: Do vazhdoj jetën akademike

31 Janar 2017, 11:44Kronika TEMA

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana është dorëhequr nga posti.

Fana pardje u përzgjodh si anëtare e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë.

Ditën e sotme gjyqtarja ka paraqitur dorëheqjen tek Xhezair  Zaganjori, kreu i kësaj gjykate.

Dorëheqja vjen ditën kur mbaron afati i dorëzimeve të formularëve të vetingut në ILDKP.

“Do vazhdoj jetën akademike”, ka deklaruar gjyqtarja.

Mirela Fana, anëtare e KED, pasuria e deklaruar

Apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë.  Apartament me sipërfaqe 127 m2 blerë 170 000 euro.

Bashkëshorti Neshat Fana ka blerë një livadh në Himarë me 2000m2 me çmim 600 000 lekë.

Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime ndaj Tirana Leasing për blerje makinash.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor.

Të ardhura nga depozitave bankare 78 568 lekë.

Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë.

Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë. 

Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë.

Të ardhura mësimdhënie në universitetin Luarasi 139 046 Lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë.

Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë.

Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë.

Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë.

Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge, 40 000 lekë.

Vajza Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX­PETROLIUM sha 501 380 lekë.

Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro.

Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë.

Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë.

Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro.

Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë.

Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë.

Vajza llogari kursimi 21 513 lekë.

Vajza gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.

18 komente në “Jep dorëheqjen gjykatësja e Gjykatës së Lartë: Do vazhdoj jetën akademike”

  1. tironci says:

    si tha mreti? dale dale se nuk keni pare akoma. ec aty o mbret, te rrofshin bolet ata qe te kane inat.

  2. Elvis says:

    Nuk e kuptoj kete palo ligj.
    Si ka mundesi qe i lejon keta hajdute te marrin leket qe kane vjedhur, te marrin edhe disa rroga te mira pasi japin doreheqjen dhe te japin edhe mesim per te tjeret. Shteti duhet t’i ndjeke kemba-kembes, pasi nuk ka kuptim qe nje njeri ne majat e hierarkise qe lejon nje profesion te jape doreheqjen pa arsye bindese, kur eshte si kokrra e molles…dhe kur nuk e lodhin shume bythen ne kolltukun e pushtetit.. Sic do te thoshte populli, kur te tjeret nuk shprehen ne emrin e tij: Ia dhente Zoti atje ku nuk e mban dot…

    1. Labi Vlore says:

      Nëse jep dorëheqjen nuk do të thotë se i shpëton ndëshkimit. Përkundrazi. Kush jep dorëheqjen vetëdenoncohet. Ç’farë frike ka Mirela Fana që nuk i nënshtrohet kontrollit të Integritetit dhe pasurisë që parashikohet nëpërmjet ligjit të vettingut por i trëmbet atij si Djalli nga Tejmani?? Prokurorët dhe Gjyqtarët e rinj hetimet e para do i hapin për ata që ju trëmbën Vettingut. Nuk e di nëse u shpjegova sado pak??

    2. Lloji says:

      Keto biles qenkan sforcuar shume qe te duken normal packa se, qe nga avioni ndihet korupsioni “legal” qe ja kane lejuar e dhuruar vetes!

  3. Labi Vlore says:

    Znj. Fana do vazhdoje jeten Akademike duke dhene mesim studenteve me teme kryesore. “Si te behesh Miliarder”. Me pune te piste dhe absolutisht jo me pune te ndershme.

  4. Alma says:

    MOS moj CNA bere!!!! Terhiqe kemben zvarre te marresh me vehte dhe hajdutet e tjere. Bukur shume do mbushe fakultetet e universitetet me specialistet e vjedhjeve. Turp.Qeveria ben mire ti sekuestroje te gjithe ATO pasuri qe nuk Jane te justifikuaraMire thone : peshku qelbet NGA koka.

  5. berti says:

    jete akademike thote….Po qe kur shprehja “jete pashai” eshte zevendesuar me “jete akademike”?. Keta mire qe jane hajdut pa skrupuj po tallen dhe me njerezit e ndershem. Normal qe te ndershmit e te drejtet ne shqiperi jane pakice po kjo jeta akademike eshte kulmi . dhe ku ne nje vend qe nuk ka as shkolla fillore e jo me akademi kjo do te bej jete akademike…Ilace tu befte ajo jeta akademike moj ti e drejtesis. Ty dhe te gjithe atyre “akademikeve”, kolege te akademise se hajduteve.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Te meson kjo.. Te mesoj hajduti si te vjedhesh dhe te dalesh nga llumi pa balte.. 170 mije Euro apartament.. Kjo ka kursyer per 20 vjet duke ngrene patate dhe erdhi dita te jetoj nen shkumen e vaskes..

  7. berti says:

    Kaq pak paska ??? U dashka martuar me vajzat e saj.

  8. Greg says:

    Gruaja e Neshat Fanes, avokatit personal te familjes kriminale Berisha. E ndiejne minjte termetin. Vettingu do ta kishte plasur pas hekurrave.

  9. tirona says:

    Dyert per jeten akademike jane mbyllur per Ty. Zonje perballu me ligjin , nese je e pa korruptuar dhe ate pasuri e ke vene me ndershmeri,me djersen e ballit dyert e karrieres do te hapen prape, ne te kunderten e gjithe pasuria do te konfiskohet dhe dyert e karrieres do te mbyllen. qe mos te ngelesh pa pune pregatit valixhet me rrobat e trupin dhe merr rrugen e emigracionit qe mos te ngelesh pa buke, se pune te pa kualifikuar ka shume atje…..

  10. Kellira says:

    Dmth kjo do vazhdoje te “edukoje juristet e ardhshem”…
    Hmmmm! Ka nji gjo qe nuk shko ne ket vend qelbsine!

  11. xhulio says:

    Do te shkoje te mesoje studentet si te vjedhin.Fundi i botes.Po a ka moral ketu?

  12. Viktima says:

    Me tjetersimet e pronave qe ka bere kjo eshte per tek shtepia pa qira,jo per pune akademike.

  13. Bashkim says:

    Pu pu pupu c’paska bere kjo namin duke vjedhur ne emer te “drejtesise” TURP,kemi 20 vjet qe jetojme ne Amerike me pune te mire familjarisht,por kemi leke sa per te jetuar normal !As e imagjinojme dot se mund te behemi te pasur si soji i ketyre bastardeve !

    1. :) says:

      O shoku te shesesh domate ne amerike sic ben ti, ske me i bo noi here. Kam nje shok po blen vilen e 4 andej duke punuar. Eshte me Arsim jo injorant.

  14. C'a bohet kshtu says:

    Le te jape doreheqjen, por si gjyqtare ne Gjykaten e Larte z. Mirela duhet te kaloje ne siten e Vetting-ut ku te deshmoje se si i ka vene pasurite me “Bordero” (bordello) shteti, te perballet me ligjin si HAJDUTE dhe pastaj le te merret me jeten akademike.
    Per hajdutet ne asnje vend te botes nuk ka amnisti, kjo ndodh vetm ne Albanistan, kupola e Padrejtesise Gjykata e Larte eshte e mbushur me kusare si Arjana Full-hajni gruaja e hajdutit Ardian etj… minjte kane dale nga strofullat dhe ligji duhet ti djege e percelloje njehere mire.

  15. a duan shtet? says:

    pse sorrollateni?
    arithmetike e thjeshte sa me ska!
    kur kane filluar ti vene pasurite? sa para kane fituar nderkohe ligjherisht? i mbulojne e justifikojne pronat e blera(me demek)? Nese po ti gezojne, ne se jo ti sekuestrohen . Ne se duan shtet e kisha fjalen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje