FOTOT/ Mashtrimi 1 miliard sterlina, "Ujqërit" britanikë të "Wall Street-it", festa të çmendura luksi dhe seks me pornostare

31 Janar 2017, 12:39Lifestyle TEMA
FOTOT/ Mashtrimi 1 miliard sterlina, "Ujqërit" britanikë

Një bankier i korruptuar dhe miqtë e tij grabitën bizneset e vogla për të paguar pushime të kushtueshme dhe festa të çmendura me vajza eskortë dhe akuzohen se janë arkitektët e një prej mashtrimeve më të mëdha në historinë e Britanisë së Madhe.

Lynden Scourfield, ish-drejtor në kompaninë HBOS, detyroi firmat të cilat kishin nevojë për kapital, të përdornin një firmë konsultimi të paligjshme të drejtuar nga David Mills.

Duke u sjellë njësoj si Mafia, ata përdornin kërcënimet dhe zhvatjen për të marrë kontrollin e bizneseve, duke grabitur të gjithë kapitalin në llogaritë bankare dhe duke përfituar të ardhura nga borxhet e marra nga kompanitë që kishin marrë në menaxhim.

Scourfield, i cilu mburrej se ishte truri i kësaj skeme, shpërblehej me pushime luksoze, udhëtime në jahtet e Mills-it dhe përfitonte favore seksuale nga pornostare.

Të dëmtuar ishin familjet e shtresave të mesme që humbën jo vetëm kursimet e gjithë jetës, por edhe shtëpitë, pensionet, dhe madje një të dëmtuari i kushtoi edhe martesën.

Deri tani dëmi financiar shkon deri në 245 milionë sterlina, por policia tha se bashkë me koston e firmave të vogla të shkatërruara nga skema mashtruese, shifra totale e vjedhur është rreth 1 miliardë sterlina.

2 komente në “FOTOT/ Mashtrimi 1 miliard sterlina, “Ujqërit” britanikë të “Wall Street-it”, festa të çmendura luksi dhe seks me pornostare”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje