Ministrat me dashnore te hoteli?! Flet avokati grek i Balilit: Çfarë di unë për videot e politikanëve në “Santa Quaranta”!

31 Janar 2017, 00:16Politika TEMA

Avokati i i njeriut qe eshte ne kerkim per trafik droge dhe qe quhet “Eskobari i Ballkanit”, te gjitha akuzat ne drejtim te klientit te tij i cileson si te paverteta, nderkohe qe mohon mundesine e elementeve qe u zbardhen nga deklarata e Ministrit te Drejtesise Ylli Manjani.

Per me teper sipas tij, ai disponon dokumentacion te bollshem dhe keto elemente nuk gjenden ne dosjen e Klemend Balilit, as nga akuzat qe jane hedhur nga policia greke apo shqiptare.

Dhe ndërsa çështja Balili është folur disa herë gjatë konferencës për shtyp të ish- ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus realizoi një intervistë me Alexis Kougias, avokatin e z. Klement Balili, i cili tregoi në çfarë faze është çështja dhe iu përgjigj pyetjes nëse ka video të politikanëve shqiptarë të regjistruar në “Santa Quaranta”.

Alexis Kougias, në çfarë situate jeni me mbrojtjen e Klement Balilit?

Kjo çështje është bërë e njohur për herë të parë në maj 2016. Policia greke ka kapur disa persona pa asnjë të dhënë dhe bashkoi shumë çështje gjyqësore me akuzues të ndryshëm dhe i pagëzoi të gjitha këto çështje në një çështje të vetme. Gjëja më e rëndësishme që duhet përmendur  është se të akuzuarit nuk njihen me njeri-tjetrin, nuk kanë lidhje dhe janë çështje të ndryshme në vende të ndryshme të Greqisë dhe jashtë vendit. Të gjitha kanë diçka të përbashkët, që janë sasia e drogës që ndodhet në kamionët që bëjnë transport ndërkombëtar dhe polica greke ka sajuar që të gjitha këto çështje t’i bëjë në një.

Në këto momente nuk presim gjë tjetër përveç hetimit. Një pjesë e rëndësishme në këtë çështje është se deri në këto momente,   hetimi nuk ka përfunduar. Sot në mëngjes isha në zyrën e prokurorit të çështjes për drogën dhe komunikova me të. Ai më tha, duke më çuditur, se javën e kaluar erdhën të dhëna të reja për këtë çështje, janë mijëra telefonata, të cilat nuk i kishte përpunuar ai.

Edhe ne avokatët që jemi të kësaj çështje e kemi të pamundur përpunimin. I kërkova të më jepte një kopje të materialit dhe më premtoi që do m’i dorëzonte të nesërmen në mëngjes. Janë mijëra telefonata dhe nesër në mëngjes unë do marr kopjet nga regjistrimet e këtyre bisedave dhe në këtë mënyrë do të konstatoj bashkë me teknikët e mi këshillues nëse ka ndonjë lidhje me z. Balili. Prokurori më premtoi se kjo çështje do përfundojë në Greqi deri në 15 shkurt, por kjo nëse policia nuk do ketë dokumentacione, të dhëna të reja për të dorëzuar.

Në Shqipëri do të mblidhet Këshilli i Sigurisë, sot u shkarkua ministri i Drejtësisë. Pas sherrit politik, qëndron klienti juaj. Jeni në dijeni?

Jam në dijeni se çfarë ndodh në Shqipëri sepse bashkëpunoj me zyrat e avokatisë në Shqipëri jo vetëm për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera. Gjithashtu kam shumë miq politikanë të partive të ndryshme të cilët më informojnë për këtë çështje dhe dua të them se mërzitem veçanërisht për zmadhimin që ka marrë kjo dosje në Shqipëri, që  në vend që të jetë një çështje penale e zakonshme është bërë mollë sherri midis partive politike. Ajo qe më çudit është sesi është e mundur që pa mbaruar kjo çështje ende në Greqi, në këtë moment kjo çështje është në zhvillim, ende pa u sqaruar në Greqi e vërteta,  të ngatërrohen politikanët të cilët shumë herë nuk interesohen për çfarë ka ndodhur, por për përfitimet e tyre politike.

Në media është shkruar se z. Balili fshihet në Athinë. Ju kontaktoni me të?

Jo nuk kam komunikuar asnjëherë më z. Balili. Herën e fundit që e kam takuar ishte kur për herë të parë, kur m’u dorëzua kjo çështje. Menjëherë bëra një udhëtim në Shqipëri, u takova me të dhe qysh atëherë është zhdukur, për sa jam në dijeni. Kam edhe unë interes për fatin e tij, por as njerëzit e tij, as gruaja, as fëmijët, as vëllezërit nuk janë në dijeni ku ndodhet. Nuk e di nëse është ne Greqi, Shqipëri apo çfarëdo vendi tjetër të botës, por dua t’ju them se edhe unë të njëjtën gjë do bëja në vendin e tij, do të zhdukesha. Nëse do njoftohesha nga avokati im që dhe në Greqi, ende nuk është zbardhur kjo çështje dhe megjithatë në Shqipëri bëhen emisione dhe diskutime dhe kjo gjë ndikon shumë , për një çështje që ende nuk është bërë e qartë.

Ky skenar që ka organizuar policia greke ju siguroj që në këto 42 vjet që jam avokat është në ajër, deri tani nuk ka asnjë të dhënë, përveç një telefonate që ka kryer z. Balili me një të njohurin e tij. Policia greke bëri një skenar të tërë pa asnjë dokument real. Ta dini se në drejtësinë greke kjo lloj sjellje shumë herë nuk ecën, sepse drejtësia greke do ta gjykojë këtë çështje. Do ju këshilloja me gjithë respektin që kam që ndikuesit e politikës dhe drejtësisë në Shqipërisë, të cilët i respektoj në nivelin maksimal, të presin deri në zbardhjen e çështjes. Edhe pse duke folur ata janë në qendër të vëmendjes, nga ana tjetër shkatërrojnë jetën e një personi. Nëse del që z. Balili është i pafajshëm, me gjithë zhvillimet që kanë ndodhur në Shqipëri, asnjëri nuk do ta besojë që ai është i tillë.

Pse nuk dorëzohet klienti juaj? Ju çfarë i keni këshilluar?

Unë personalisht nuk e kam takuar për ta këshilluar, nuk kemi folur asnjëherë pas ditës që i është dhënë urdhri i arrestit dhe pasi ky urdhër i është dorëzuar autoriteteve shqiptare. Nuk kemi pasur as komunikim telefonik. Mendimi im ishte dhe është se, nëse një person është fajtor duhet të dorëzohet në moment, por nëse është i pafajshëm dhe disa mundohen për arsye politike ose personale, sepse vërtet po ndodh për konflikte politike, unë do e këshilloja të mos dorëzohet. Nëse do e takoja do e këshilloja të mos dorëzohet derisa të përfundojë çështja që i takon. Të njëjtën gjë u kam këshilluar dhe kam bërë në çështje të mëparshme shumë më të rënda sesa kjo e z. Balili, të cilët nuk janë dorëzuar deri në përfundim të çështjes së tyre, dhe në fund kanë dalë të pafajshëm. Është për të ardhur keq që një person të mbetet në burg për një kohë të gjatë, kur është i pafajshëm.

Është folur në media për një marrëveshje mes klientit tuaj dhe policisë shqiptare për dorëzimin e tij vullnetar. A është e vërtetë dhe pse nuk ndodhi?

Nuk kam asnjë ide për këtë opsion. Asnjëherë familjarët e z. Balili nuk më kanë transmetuar këtë lajm. Nëse ai vet e quan të arsyeshme që duhet të dorëzohet, është e drejta e tij dhe unë duhet ta respektoj mendimin e tij. Këtë nuk mund ta konfirmoj, por as ta kundërshtoj. Nuk kam folur me të siç ju thashë dhe as jam takuar qysh nga takimi ynë i parë dhe i fundit para shumë muajsh, ky takim është bërë afërsisht 6 muajsh. Nuk kam asnjë të re prej tij. E vetmja gjë që bëj është të mundohem që përmes çështjes gjyqësore të kuptoj çfarë është ajo që e bën fajtor dhe nëse ka diçka që e bën fajtor t;ia transmetoj sa më shpejt familjarëve të tij, të cilët t;ia përcjellin z. Balili, nëse e kanë të mundur.

Të gjithë familjarët e tij më kanë konfirmuar që nuk e dinë se ku ndodhet z. Balili dhe as komunikojnë me të.

 Ish ministri i Drejtësisë është shprehur sot se “krerët e policisë hanin tek hoteli Balilit, Santa Quaranta dhe ministrat socialistë çonin të dashurat. Për këtë ka video. Jeni në dijeni të këtyre videove?

Nuk jam në dijeni fare, nuk është puna ime, unë jam avokat, dhe nuk merrem me thashetheme, por këto që më thatë tregojnë se në çfarë niveli të ulët ka arritur konflikti politik në Shqipëri.

Më bën çudi sesi është e mundur të bëhen diskutime të tilla për një çështje që as drejtësia greke nuk ka arritur ende në një përfundim. Kjo që dua t’ju them është se qysh në momentin e parë në Shqipëri dhe Greqi është bërë e mundur bashkëpunimi për të zbuluar pasurinë e të gjithë familjes Balili, jo vetëm të Klement Balilit. Dua të konfirmoj se të gjitha të dhënat që ne disponojmë që ia kemi lënë në dorë autoriteteve greke janë të dhëna të cilat vërtetojnë se familja Balili nuk ka asnjë lidhje me ato gjëra që thuhen në media.

Çfarë hapash konkretë po merrni dhe si prisni të zgjidhet kjo situatë?

Siç ju thashë jam avokat dhe nuk jam ndikues politik, as polic. Të vetmen gjë që jam betuar të bëj në punën time është të ndihmoj drejtësinë greke ose çfarë do drejtësie tek e cila përfshihem, për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Këtë gjë bëj prej 42 vjetësh në Greqi dhe në 23 mijë çështje që kam pasur dua të them se nuk kam parë në Greqi një njeri të pafajshëm  të dënohet vetëm pse është në mes të një konflikti politik. Gjykatësit grekë dhe jam i sigurt që edhe gjykatësit shqiptarë, nëse kanë të dhëna për të fajësuar dikë, e dënojnë, por nëse nuk kanë të dhëna të mjaftueshme ose janë në mëdyshje, i lënë të lirë. Unë këtë punë kam, unë mbledh të dhëna me të cilat mundohem të ndihmoj trupin gjykues që ta lënë të lirë z. Balili.

9 komente në “Ministrat me dashnore te hoteli?! Flet avokati grek i Balilit: Çfarë di unë për videot e politikanëve në “Santa Quaranta”!”

  1. Doda says:

    Titulli ska lidhje me shkrimin,eshte vene vetem per klikime,e dyta here qe bie ne gracke,heren e trete bojkotoj gazeten.

    1. Celo Mezani says:

      Doda, mos e merr me kaq maraz. Eshte bere semundje mbareboterore. Tituj bombastik, shpesh pa lidhje fare me thelbin e shkrimit. Eshte lufte e eger per klikime qe te rriten ne “ranking” dhe te marrin kontrata me te mira per reklama.
      Ne Shqiperi ku gjerat e keqia qe shpik bota ne i cojme ne ekstrem, gazetaria e prodhimit vetem te titujve eshte bere epidemi e rende.

      Gjithsesi, dakort me ty, e vetmja arme qe kemi ne lexuesit kunder ketij fenomeni eshte bojkotimi i mediave. E shkrep dot kete armen ?!

    2. me thene te drejten says:

      Avokati quhet Aleks Kuja dhe eshte shqiptar nga Janina ?

    3. uooo says:

      Edhe une prisja te shihja trungun ose domatet e ndonje politikani, por me kot… ahhh medet!

  2. Kola says:

    Aleksis Kuja eshte nje nder avokatet me me pervoje ne Greqi dhe gjithe sa shpjegon ai per klientin e tij Klement Balili, me forcon bindjen se ne Shqiperi gjithcka vazhdon te behet per show politik. Ketu akuzojne ministrat kur bien nga kali, akuzojne edhe politikanet kur u shtrengohet litari ne fyt. Me nje fjale eshte ndertuar nje bordello politike qe duhet dizifektuar sa me pare qe te mos helmoje vendin.

  3. kapiteni i anijes says:

    Kush mund ti besoj deklaratave, te avokatit mbrojtes
    te Balilit . Ky do te paguhet shume nga nje eskobar ,natyrisht dhe mbrojtja do te jete maksimale ,por faktet e nderkombetareve flasin krejt ndryshe . Prandaj duhet koka e Balilit ne tepsi , pa dyshimin me te vogel .

  4. DETARI Atllantidhes? says:

    Avokati quhet : Aleksi Kuja ,shqip !Eshte shqiptar i paster !
    Pse ju qe beni gazetarin , nuk e shkruani mbiemrin ashtu sic duhet ?
    Ose nuk doni ,ose nuk dini !
    Dhe ministri i jashtem i greqise quhet : Kocias !jo koqja apo ca shkarravisin neper gazeta .

  5. Alban says:

    Avokat grek!? F*ck!! Ku arritur Albanistani me ne krye Edin, Meten, Salen & Co!?

  6. arben says:

    Lexoni me kujdes ato qe thote avokati ( eshte nder korifejte e avokateve ne Greqi) dhe do te kuptoni se kemi te bejme me nje loje te ndyre te gatuar nga qarqe te caktuara anti shqiptare ne Greqi se bashku me cakejte e shpellarit te Vicidolit.Nuk eshte e rastesishme qe forca te caktuara ne Greqi i dolen ne mbrojtje klanit te PD duke sulmuar me menyrat me te poshtra e vulgare qeverine socialiste te Shqiperise e kryeministrin Rama.Sa per ate se a eshte i mbleksur me drogen Balili e te tjeret do te thosha se ne nje shtet ku sundon drejtesia nuk ka nevoje te perzjehet politika qe gjithmone vetem prish pune por kurre nuk zbardh te verteten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje