Opozita në protesta pas humbjes së shpresës për aleancë me LSI, Basha: Qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashaa-1-655x356_1485870589-6187041Në një dalje para mediave në përfundim të takimit me ambasadorët Lu dhe Bochardt, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se koha për zgjidhje institucionale për zgjedhjet e ardhshme po mbaron.

Sipas tij nëse nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme atëherë do të nisë një varg protestash.

“Dëshmia jo e një por e dy anëtarëve të kabinetit se lidhjet me krimin, Edi Rama i ka në funksion të kapjes dhe prishjes së zgjedhjeve, kjo është arsyeja pse nuk pranon votimin elektronik. Nuk ka fare rëndësi çfarë mendojnë individët, zgjidhjet që kemi shtruar ne janë të diskutueshme

Koha për zgjidhje institucionale po mbaron me shpejtësi, qeveria po luan me kohën. Nuk ka vullnet. Koha po vjen për një aksion mbarë qytetar”, tha Basha.

I pyetur nëse e ka fjalën për protesta Basha e konfirmoi një gjë të tillë.

“Sigurisht, një aksion politik mbarë qytetar. PD po nis shqyrtimin e të gjitha opsioneve të aksioneve qytetare, për të arritur atë që kjo qeveri e korruptuar ka refuzuar ta bëjë përmes rrugës institucionale. Qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe opozitën do ta kenë në ballë të kësaj beteje”, tha ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Opozita në protesta pas humbjes së shpresës për aleancë me LSI, Basha: Qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre”

  1. Moni says:

    Basha osht burre qe e mba fjalen. Ne janar do te kete protesta te fuqishme kunder qeverise te korruptume deri ne rrezimin e Rames.

  2. Endri says:

    MIR E KE TI POR TI ISHE NE BASHKI DHE NUK BERE 1 GRAM PUNE.
    LARGQOFT TE JESH TI KM.

    TE ISH DIKUSH TJETER HAJDE DE POR TI AS PER ROJE PALLATI NUK JE.

  3. Qytetar says:

    Oooooooooooo mblidhe mëndjen o tutkund do jeshë në opozit dhe nga shqupi do të të nxjerrin me shkelma ata që rrinë urt tani e mezi presin Qeeshorin.

  4. O Luli kush ta nguli says:

    Ububu mi none u nxef Lulush bolja hahaha

  5. Vizioner says:

    Po o Kriminel, populli do ta thote fjalen, do ta ngreje zerin e tije ne Qershor,ne Votime.
    Nuk do ta thote kur te do qejfi ty dhe te gjithe ju Kriminelet e PD-se.

  6. Ballisti says:

    Opo si nuk nxuri ment njehere ky Basha? Akoma ngeli te ura e qabes ky lumadh.Kush eshte ai qe t’a jep voten ty more vulehumbur,qe jini te koruptuar kembe e koke.Jini mashtruesa,hajdute votash.Apo kini vjedhur votat ju kur ishit ne pushte,se vetem nepermjet vjedhje se votave qendruat ne pushtet,dhe kujtoni se edhe qeveria e sotme do t’u vjedh juve.Jo more jo,iku ajo kohe qe benit sipas qejfit e talleshit me voten e popullit.Ti Lulezim Basha,me mire shko atje ne Holland,dhe me parat e vjedhura nga rruga e kombit jeto si mbret.Nuk je ti per te drejtuar nje parti terroriste si pd-ke.

  7. kopani says:

    Po mire ore Lulezim B… si nuk te vjen turp , kur ti pis milet , ben te mandatuarin e Perfaqesuesin e Vullnetit te Popullit per te brockullitur dhe per te bere Avukaturen e pa kerkuar dhe apsolutisht e vecanerisht Ti ?! , kjo eshte nje fyerje dhe diskretitim ndaj qytetareve te ketij vendi .Si ka mundesi , si guxon ky faqe zi , ky njeri pa mandatin e te zgjedhurit si Perfaqesues nga Populli se toku me Kreshnik Legenin beni te fortet , te pushteteshmit e ardheshem te ketij vendi , ?! Pa program zhvillimi , ekonomik e reformash do beni fushate juve de more de , lum si ti Shqup qe ne na ke ! Po si ore keta me te vetmin program mediatik ” Perseri ne Macukull te Matit ” Rama i ka fajet , Korupsjoni , Vjedhja e Votave pa qene nevoja te behen zgjedhje tashme e mesoj i gjithe populli ,Se juve vetem votat me nder te halese kini , per cfare votash beni fjale , ore Rezila , Faqe Zinje , Karagjoze e Lapangjoze te pa fytyresh ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *