Peleshi thumbon LSI: Po bën politikë taktike, akuzat e Manjanit justifikuan shkarkimin

niko-peleshiZëvendëskryeministri Niko Peleshi e ka cilësuar si të zakonshme mbledhjen e kryesisë së PS pasditen e së martës.

Duke folur pas takimit në selinë rozë, Peleshi tha se partia e tij ka vetëm një qasje në koalicion.

“Ne kemi vetëm qasje politike dhe jo taktike. Le ta dëgjojnë partitë aleate se strategjia jonë në realizimin e reformave nuk na lë kohë për taktika” – tha Peleshi referuar marrëdhënieve të fundit politike mes PS dhe LSI.

Sipas tij, PS i mirëkupton taktikat e partive aleate, por reformat janë më të rëndësishme. Ai tha se takimet e kryesisë do të jenë të shpeshta jo për shkak të marrëdhënieve brenda koalicionit, por sepse PS është vetëm pak muaj para zgjedhjeve.

I pyetur sesi i komenton akuzat e Ylli Manjanint të një dite më parë, Niko Peleshi tha se ato vetëm sa justifikuan shkarkmin e ish-ministrit të Drejtësisë.

“Deklaratat vetëm sa shpjëguan arsyet se pse shkarkimi ishte i drejtë” – tha Peleshi.

Mbledhja e Kryesisë së PS­-së është thirrur urgjentisht nga Kryeministri Edi Rama dhe u zhvillua në selinë rozë.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas shkarkimit të Ylli Manjanit dhe deklaratave të deputetëve nga të dyja forcat  politike brenda mazhorancës.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...