Premier League/ Paqe mes Liverpool dhe Chelsea, Watford trondit Arsenalin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

chelsea-liverpulJanë luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjet e javës së 23-të të “Premier League”, ku ka pasur disa rezultate surprizë.

Supersfida e kësaj jave mes Liverpulit dhe Chelsea përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Sfida e zhvilluar në “Anfield Road” nuk pati fitues pavarsisht spektaklit për 90-minuta.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Blutë e Londrës” në minutën e 24-të me anë të qëndërmbrojtësit David Luiz që shënoi një super gol nga distanca.

Reagimi i Liverpulit erdhi në pjesën e dytë me anë të Wijnaldum në të 57-tën, duke barazpeshuar shifrat.

Në minutën e 76-të sulmuesi, Diego Costa kishte mundësinë më të mirë për ti dhënë tre pikët skuadrës së tij në këtë transfertë duke gabuar nga pika e bardhë e 11-metërshit. Minutat në vazhdim nuk sollën asnjë ndryshim rezultati me të dyja ekipet që ndajnë nga një pikë.

Pas këtij barazimi Chelsea vijon të kryesojë kampionatin anglez me 56-pikë të grumbulluara, ndërsa Liverpuli renditet në vendin e katërt me 46-pikë të grumbulluara.

Ndërkohë, Watfordi ka tronditur Arsenalin në fushën e tyre duke i mposhtur me rezultatin 2-1.

Një humbje e rëndë kjo për skuadrën e drejtuar nga Arsen Venger duke bërë një hap të gabuar në luftën për titullin kampion.

Java e 23-të e “Premier League” mbyllet nesër me takimet West Ham-Manchester City, Manchester United-Hull City dhe Stoke City-Everton.

Rezultatet e ndeshjeve të ditës së sotme.

Arsenal 1-2 Watford

Bournemouth 0-2 Crystal Palace

Burnley 1-0 Leicester

Middlesbrought 1-1 West Brom

Sunderland 0-0 Tottenham

Swansea 2-1 Southampton

Liverpool 1-1 Chelsea

TemA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *