Rama do koalicionin me LSI, “edhe pse i bëjmë 71 deputetë edhe pa LSI-në”

ramaBurime nga brenda mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste i thanë Top Channel se, për herë të parë kryeministri Rama ka folur hapur lidhur me situatën e krijuar në koalicion me partinë e Ilir Metës.

LSI po luan taktikisht dhe është në të drejtën e saj ta bëjë këtë.

Por pozicioni ynë, – citohet të ketë thënë kryeministri, – nuk ndryshon dhe ne nuk e kthejmë në një çështje taktike këtë partneritet strategjik.

Natyrisht, LSI mund të vendosë të dalë vetëm, por kjo s’është arsye për t’u shpërqëndruar nga objektivi ynë”.

Por deklarimi më i rëndësishëm, në mbledhjen e Kryesisë socialiste, i kryeminitrit duket të ketë qenë pikërisht mbi shifrën 71, në të cilën mbështeti argumentin e tij më herët Ilir Meta.

Sipas Edi Ramës, me votat e vitit 2013 dhe ndarjen aktuale të mandateve, “Partia Socialiste merr 69 deputetë po të jemi në koalicion me LSI, PDIU, FRD”.

Por sipas Edi Ramës, koalicioni merr 71 deputetë nëse LSI del veç, sepse e tillë është formula.

Sipas kryeministrit, aleanca me LSI-në krijon një mazhorancë solide reformash, jo thjesht një mazhorancë numrash, dhe reformat e jo numrat janë arsyet e koalicionit me Metën, citohet të ketë thënë Edi Rama.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Rama do koalicionin me LSI, “edhe pse i bëjmë 71 deputetë edhe pa LSI-në””

  1. Qytetar says:

    Rama nuk duhet ta kalojë cakun.Duhet të bëjë kujdes në komunikim jo vetëm për faktin e keqkuptimeve që mund të ndodhin me Metën por për faktin që n.q.s LSI do të vendos të dalë vetëm në zgjedhje elektorati të jetë i qartë që kjo ndodh nga LSI dhe jo nga PS-ja.Kjo do të bëjë që votat e PS të jenë kompakte.
    Megjithatë unë kam bindje apsolute që LSI nuk fo dalë nga koalicjoni,të gjith këtë e bën për xhelozi të PDIU-së dhe FRD-së.

  2. Reforma Drejtesi si LSI dhe PS says:

    o po spaskan pune tjeter keta kodosha mafjoze vetem per zgjedhjet dhe pushtetin mendojne qysh nga dita e dyte e zgjedhjeve te fundit.
    Palaco matrapaza qe vetem per SHQIPERINE SMENDUAT NJEHERE.

  3. Soni says:

    PS+PDIU-FRD=75 deputete. Ku eshte pare e degjuar qe nje parti e majte te jete kualicion me nje parti nacionaliste dhe 1 parti te djathte te beje shumice??!!
    RAMA dereziu i perzuri te gjitha partite qe i dhane fitoren ne 2013 sepse i do te gjitha per vete por nuk behet cso gje per vete o zoteri se duan dhe shoket. Mblodhe gjie mjaftistet dhe perzure socialisfet dhe te semes do marresh ne qershor….

  4. TRIMI says:

    po ta lexosh pak me qetesi kupton qe en deklarate i ehste qare halli reformave ( shqiperise) dhe jo pushtetit dhe numrave kshuqe mos ja fut pordhes kot REFORMA SI ..ETJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *