Rama kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi: Gjysma do ikin nga “Vetting”-u!

edi-rama-bisede-640x340_1485867197-6938384Kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët u zgjodhën vetëm pak ditë më parë përmes një shorti të hedhur në Kryesinë e Kuvendit.“

“Kjo drejtësi e korruptuar që të kujton atë shprehjen, ‘jep shpirte por nuk heq dorë’, siç u pa dhe nga ai shorti që u hodh aty, ku gjysma e atyre janë për të shkuar në shtëpi sapo të nisi Vetting-u, nuk i jep mundësi ekonomisë të marrë frymë lirisht”, tha Rama.

Këto deklarata kreu i Qeverisë i bëri gjatë prezantimit të projektit “1 miliard”, një pjesë e rëndësishme e të cilave do të shkojnë për infrastrukturën.

Por në sallë nuk ishte i pranishëm ministri Sokol Dervishaj nga radhet e LSI-së, por zëvendësi i tij, Bahri Shaqiri.

Në përfundim të aktivitetit, Rama u pyet nga TCH lidhur me shkarkimin dhe akuzat e Ylli Manjanit, por nuk e komentoi atë.

Rama ka reaguar përmes një statusi në Facebook edhe lidhur me dorëheqjen e 4 funksionarëve të drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë.

Në profilin e tij Rama është shprehur i bindur se kjo është një rënie e drejtësisë së vjetër, që ishte tërësisht e kapur nga politika.

“Përshëndes largimet vullnetare të gjykatësve/prokurorëve që s’duan të kalojnë vetingun! Drejtësia e Re nuk kapet dot si e Vjetra që po bie!”, ka deklaruar Rama.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...