Rama kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi: Gjysma do ikin nga "Vetting"-u!

31 Janar 2017, 14:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët u zgjodhën vetëm pak ditë më parë përmes një shorti të hedhur në Kryesinë e Kuvendit.“

“Kjo drejtësi e korruptuar që të kujton atë shprehjen, ‘jep shpirte por nuk heq dorë’, siç u pa dhe nga ai shorti që u hodh aty, ku gjysma e atyre janë për të shkuar në shtëpi sapo të nisi Vetting-u, nuk i jep mundësi ekonomisë të marrë frymë lirisht”, tha Rama.

Këto deklarata kreu i Qeverisë i bëri gjatë prezantimit të projektit “1 miliard”, një pjesë e rëndësishme e të cilave do të shkojnë për infrastrukturën.

Por në sallë nuk ishte i pranishëm ministri Sokol Dervishaj nga radhet e LSI-së, por zëvendësi i tij, Bahri Shaqiri.

Në përfundim të aktivitetit, Rama u pyet nga TCH lidhur me shkarkimin dhe akuzat e Ylli Manjanit, por nuk e komentoi atë.

Rama ka reaguar përmes një statusi në Facebook edhe lidhur me dorëheqjen e 4 funksionarëve të drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë.

Në profilin e tij Rama është shprehur i bindur se kjo është një rënie e drejtësisë së vjetër, që ishte tërësisht e kapur nga politika.

“Përshëndes largimet vullnetare të gjykatësve/prokurorëve që s’duan të kalojnë vetingun! Drejtësia e Re nuk kapet dot si e Vjetra që po bie!”, ka deklaruar Rama.

5 komente në “Rama kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi: Gjysma do ikin nga “Vetting”-u!”

  1. ELA says:

    po Zoti Rama pse nuk e thua qe i ndihmoi Ylli Manjani ne perzgjedhjen e tyre pse ?dhe pikerisht zonja mirela jep doreheqjen,Po besnik Ymeri hetuesi i kohes se enverit,? djali gjykates vajza gjykatese me gjith ato pasuri pse nuk largohen?jo i ndihmoi Ylli manjani si miqt e Sales dhe kjo duhet thene; jo fola ne intervist,jo dashnoret e ministrave,jo kasetat tamam si nje kalma idiot ,po thoni te verteten qe u siguroj nje votim fitues njerezve te sales,dhe kjo vertet ishte pabesi e vettingut,pabesi e LSI-se.i ktheu borxhin qe Meta ja kish per Janarin,21Pra zoti rama po te fusin shkopinj kudo sepse dhe atje ku,ke drejtora socialiste nuk punesuan socialiste po punesuan LSI-ste dhe prandaj vene corap gjerat.U kerkon tani te ruajne nr e votueseve jo mor jo nuk votojme me ;kerkojme te gjithe te largohemi nga shqiperia.vazhdo me drejtorat e bashkise se ke me fitu

  2. Sistemi Yt, zoti Rama says:

    Ore Njeri, qe rastesisht ndodhesh Krieminister…!

    Mos bej ironi me Njerezit, zotrote, nese te ka mbetur ndonje qelize njerezore prej kohes kur ishe ende pa karrike ngjitur per prapashteses tende.

    Ti vete e thua (sado qe mire ben qe e dekonspiron si njerin nga mashtrimet e tu) se “problemi eshte Sistemi, jo Individi, dmth, pra…sistemi i Salhliut dhe joti, jo Ilirka juaj…

    Edhe keta gjyqtaret, viktimat tuaja jane, te sistemeve tuaj. Ti re ne nje mendje me Salen, qe t’i zgjdhnit tere monstrat sic ju duheshin dhe duhen kuve…teksa tani ti gjoja tallesh me ta…

    Tallesh me veten, o Njeri!

    Ata jane krijimet tuaja dhe a u keshillon udhe tjeter ti vec largimin me deshire te vete? Edhe ne Ligjin per Reformen, keshtu ua shkruat, apo jo? Te gjithe ata qe dorehiqen, shpetojne pa gje!
    Dhe, ata po ikin, qe te hapin udhen edhe per ju: per ty, ilirken tende, dhe te sales, qe pritet te largohet seriozisht kesaj here…

    Por, na thuaj, si do t’ja besh zotrote, kur te kene ikur vertete ata qe te mbajne ty me kembe?! Doreheqja eshte me e bukura udhe per te ikur, perpara se ta heq kembezen e fundit te shkallares Ilirka…!

  3. xhulio says:

    Kapja nga politika eshte njera ana, kapja nga babezia eshte tjetra dhe nga kjo e dyta s ka shpetuar asnje nga ju atje lart.Jeni njelloje te gjitha krahet, mbetje te atij mentaliteti prej rrjepacakesh e bythegrisurish.Rilindja e vertete eshte ende larg.

  4. Pedro i ri says:

    Ec perpara, clirimi i vertete i vendit po ndodh

  5. Qytetari says:

    Nqs, te gjithe keta qe po japin doreheqjen nuk do tu verifikohen pasurite e tmerrshme qe kane vene, atehere do te themi me plot gojen, te dhjevsha mu ne veting apo ne reforme, merreni si te doni. Keta prandaj dorehiqen se jane te lyer me mut korrupsioni koke e kembe. Mblidh mendjen E. Rama, po su denua njeri, dije se nuk e ke te gjate, sigurisht qe si denon ti, por duhet te influencosh ne denimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje