Rama prezanton projektin 1 miliard dollarësh: Asnjë kosto shtesë për qytetarët

ramaKryeministri Rama mori sot pjesë në një konferencë në ambientet e Hotel Sheraton ku u prezantua programi ekonomik që do të ndiqet nga qeveria përgjatë 3 viteve të ardhshme.

Ky program i hartuar në bashkëpunim me bankat dhe sipërmarrjet private pritet të injektojë në ekonominë vendase rreth 1 miliard dollarë. Ndër pikat prioritare ku do të fokusohet programi hyn rregullimi i infrastrukturës rrugore, nacionale dhe rurale, të cilat do të synojnë sidomos të lehtësojnë aksesin në pikat turistike.

Sipas kryeministrit kanë filluar tashmë dhe procedurat ligjore për ndërtimin e rrrugës së Arbrit në Ministrinë e Transporteve.

Dy shtyllat e tjera të programit janë infrastruktura arsimore, dhe ajo shëndetësore. Do të ndërtohen e rindërtohen rreth 150 shkolla. Paralelisht me to do të ndërtohen rreth 10 qendra shëndetësore në tërë territorin e vendit si dhe një spital rajonal ekselence në Fier.

“Ky program nuk do të rezultojë në barra financiare shtesë për qytetarët dhe nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit public. Përkundrazi do të sjellë uljen e papunësisë si dhe rritjen ekonomike e cila që në vitin 2017 pritet të arrijë masën 5%.” u shpreh kryeministri gjatë prezantimit të programit.

Partneriteti Publik Privat ka marrë një përhapje të gjerë në mbarë europën, teksa vlera e këtyre kontratave nëpër Europë arriti vlerën 8 miliardë dollarë në 3 mujorin e parë të 2016. Vetëm në Gjermani aktualisht janë në zbatim rreth 100 kontrata PPP.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Rama prezanton projektin 1 miliard dollarësh: Asnjë kosto shtesë për qytetarët”

  1. albi says:

    Lajm per tu pershendur projekti ne fjal eshte nje iniciative shume pozitive per te nxitur ekonomine dhe punsimin.

    1. nandi says:

      nje bravo e madhe dhe pune te mbare per ta nxjerre ekonomine nga gropa e zeze ku e la PD-ja

  2. denisa says:

    pergezime per nismat dhe projektet qe jeni duke ndermarre jane te nevojshme per nje ekonomi te vogel si kjo e jona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *