Reagimet e ministrave të PS-së pas deklaratës së Manjanit

31 Janar 2017, 20:42Antena TEMA

Pas deklaratës së Manjanit, se ndërkohë që Balili ishte në kërkim, ministra të PS flinin me dashnore tek “Santa Quaranta”, ka ngjallur shumë reagime.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, u diskutua mbi këtë temë dhe shumë nga ministrat dhanë mendimin e tyre.

Arben Ahmetaj: Në qoftë se Ylli e ka në kuptimin e dashurisë që unë kam për LSI, mund të them pa frikë se kam fjetur në hotelin e LSI, si me të dashurën time.

Unë jam partizan i dashurisë me LSI.

Damian Gjiknuri: Unë për herë të fundit tek ai hotel kam fjetur kur isha fëmijë dhe kishte siguruar babai një fletë kampi .

Dhe kur dëgjova këtë punën e “Santa Quarantës”, mendova se ishte fjala për atë manastirin atje lart.

Thashë me vete ku i çokërkan dashnoret këta, do t’i haj ndonjë gjarpër.

Blendi Klosi: Unë kam pas shku gjithmonë tek hoteli i Gazit në Sarandë.

Që kur e shiti ai, s’kam shkel më.

Por nga inspektimi i punës së zezë që kanë bërë inspektorët e mi, nuk më kanë rezultuar punonjëse ilegale në hotel.

Ilir Beqja: “Santa Quaranta” është një hotel i ndërtuar mbi një objekt që ishte dhënë me koncesion dhe privatizimi i tij ka prishur koncesionin.

Më ka mjaftuar ky shkak që të mos shkelja kurrë atje.

Saimir Tahiri: Policët e mi sa herë kanë kontrolluar hotelin për të gjetur Klementin, nuk kanë ndeshur në femra ilegale në hotel.

Dhe nga përgjimet që kam për ministrat, nuk më rezultojnë të kenë shkuar aty me femra.

I vetmi dyshim që kam, është për Koçon, por dhe ai ka qenë me gruan.

Dimir Bushati: Ju lutem shumë mos më ngatërroni në këtë çështje, pasi boll jam zënë me gjithë të fortët e pushtetit, Narin, Sandrin, dhe Keli më duhet tani.

Edi Rama: Nuk më intereson shumë se ku shkoni me dashnore, se për këtë jepni llogari para grave.

Por nëse shkoni aty për të fjetur gjumë, siç thotë Manjani, do keni fatin e tij.

Ne jemi qeveri e punës!

4 komente në “Reagimet e ministrave të PS-së pas deklaratës së Manjanit”

  1. Zgalem says:

    Me bukur nuk shkruhet . Zgalem

  2. ali vlora says:

    Sa poshte keni rene o mjere shqiperia. Si kalamajte ne kopesht.Jeni bete te nevetitshem . Sa halle ka populli ecfare bisedoni ju. Bir Selman i nenes ke te qaj me pare. Tung.

  3. ali vlora says:

    Sa poshte keni rene o mjere shqiperia. Si kalamajte ne kopesht.Jeni bete te nevetitshem . Sa halle ka populli ecfare bisedoni ju. Bir Selman i nenes ke te qaj me pare. Tung.

  4. Realisti says:

    Manjani tregon nje te vertete te madhe. Te”nderuar” ministra jeni bere per tu qeshur! Jeni kthyer ne seksoman, jo se keni vlera si meshkuj por ju afrohen
    ” dashnore ” pasi,per shkak te detyres qe ju mbani,Ato perfitojne vende pune,makina luksoze dhe pasuri ne sherbim te seksit qe ju afrojne dhe qe do te thote, minimalisht per shkak te detyres Ju, po shkelni nje dispozite te Kodit Penal, “Shprdorimin e detyres”. Per keto qe beni ju duhet te jepni llogari se pari perpara ligjit penal.Per kete duhet te shqetesohen Kryeministri dhe kur ka prova duhet te mbaje qendrim ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje