Shërbimet sekrete jashtë çdo kontrolli, çfarë thotë raporti për sigurinë...!

31 Janar 2017, 09:06Politika TEMA

Shërbimet sekrete në Shqipëri janë ashtë çdo kontrolli, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka kapacitet dhe ekspertizën e duhur për auditimin e veprimtarisë financiare të tyre. Alarmi është dhënë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në raportin e tij mbi buxhetimin, prokurimet, auditimin e performancës dhe integritetin në sektorin e sigurisë në Shqipëri.

Raporti i prezantuar dje në Tiranë konstaton se institucionet e sigurisë dhe sidomos Shërbimi Informativ Shtetëror, i kanë shpëtuar radarit të KLSH. “A do të thotë kjo se sektori i sigurisë ka përforcuar në një mënyrë që e ka lejuar atë të mbajë një profil të ulët dhe rrjedhimisht t’i shpëtojë radarit të KLSH? Nuk ka shumë të ngjarë. Megjithëse nuk ka një shpjegim të qartë dhe zyrtar rreth kësaj, gjithsesi,

KLSH ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se rritja e sasisë dhe cilësisë së auditimeve të performancës përbën një prej përparësive kyçe të institucionit. Për më tepër, auditimet e KLSH, duke përfshirë ato të performancës hasin shpesh shumë pengesa dhe sfida të një natyre të brendshme dhe të jashtme”, thuhet në raport.

Dobësitë e KLSH

Në raport janë renditur disa dobësi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilat kanë çuar në dështimin apo në kontrollin e sipërfaqësor të veprimtarisë financiare të institucioneve me natyrë sekrete. “Kapacitete të pamjaftueshme njerëzore dhe logjistike. Kontrollet cilësore të dosjeve të audituara kanë shfaqur vazhdimisht një mungesë ekspertize nga ana e audituesve në tema të posaçme të audituara (p.sh. ofrimi i sigurisë), si dhe një mungesë kapacitetesh për të trajtuar sasinë e madhe të të dhënave elektronike.

Audituesit janë shpesh të mbingarkuar me punë dhe kjo sjell vonesa, konfuzion, cilësi të dobët auditimesh, mungesë efikasiteti dhe gjasa më të shumta për gabime të kryera nga ana e audituesve. Planifikimi dhe caktimi i papërshtatshëm i audituesve përbën një tjetër problem. Për këto arsye, nevojitet që auditimet të kryhen mbi bazë të një analize risku”, thuhet në raport. Po ashtu, sipas shqiptarja.com përmendet si dobësi edhe numri i kufizuar i auditimeve, të kryera zakonisht në fund të vitit.

“KLSH e konsideron këtë gjithashtu si një dobësi dhe ka theksuar më tej nevojën për të rritur numrin e auditimeve që duhen kryer në mënyrë të vazhduar. Mungesa ose mbledhja e dobët e të dhëna përpara auditimit të institucioneve, si dhe mungesa e një analize të zgjeruar dhe thelluar të provave të mbledhura, një situatë e cila nuk lejon pasjen e një tabloje të plotë të problematikës. Përgjithësisht, auditimi është reargues më tepër se sa proaktive”, thuhet në raport.

Pengesa të jashtme

Në raport thuhet se sasia dhe cilësia e dobët e informacionit të ofruar ndaj audituesve të KLSH ka ndikuar në kontrollin e dobët të institucioneve të sigurisë. “Në disa raste, informacioni i ofruar paraqitet evaziv dhe i shtrembëruar. “Rreziqe të perceptimit të KLSH si represiv, arbitrar dhe abuziv në përzgjedhjen e institucioneve që i nënshtrohen auditimit dhe sanksioneve/ rekomandimeve të lëshuara.

Shumica e zyrtarëve të administratës publike, të të gjitha niveleve, nuk janë ende të njohur me rolin e KLSH, sidomos me auditimet e performancës të kryera prej tij. Niveli shqetësues i ulët i zbatimit të sanksioneve dhe rekomandimeve të KLSH­së. Shkarkimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve publikë të rangut të lartë janë ndër masat e KLSH më të pazbatuara në praktikë, duke treguar kështu një kulturë të shqetësuese të mosndëshkimit”, vijon dokumenti.

Deputetët pa njohuri për shërbimet e sigurisë

Raporti konstaton se në përgjithësi, parlamentarët shfaqin njohuri të kufizuar rreth çështjeve të sigurisë dhe shkallë të dobët analize të buxheteve. “Përveç mungesës së debateve të thelluara, ata zakonisht mbështeten në informacionin dhe analizë të ofruar nga ekzekutivi apo ushtria dhe nuk shfrytëzojnë ekspertizë të pavarur apo të jashtme. Për të trajtuar këtë mungesë të shqyrtimeve analitike nga ana e parlamentarëve, është rekomanduar krijimi i një zyre të paanshme për buxhetin”, thuhet në raport.

Sipas raportit, kompetencat amenduese të parlamentarëve gjatë fazës së miratimit të buxhetit nuk janë parashikuar në mënyrë eksplicite në Rregulloren e Kuvendit, dhe kjo herë pas here ka provokuar mosmarrëveshje nëse deputetët kanë të drejtë thjeshtë që të ‘japin mendime’ apo edhe të propozojnë ndryshime. “Edhe pse procesi i dëgjesave është i mirë rregulluar dhe organizuar, cilësia e debatit lë hapësirë për përmirësime.

Shpesh herë debati është i polarizuar ku deputetët e pakicës hedhin akuza ndaj qeverisë nga njëra anë, dhe deputetët e mazhorancës, nga ana tjetër, shprehin mbështetje të palëkundur për projekt­buxhetin e paraqitur nga ekzekutivi”, vijon raporti.

3 komente në “Shërbimet sekrete jashtë çdo kontrolli, çfarë thotë raporti për sigurinë…!”

  1. ..... says:

    KY institucion i shtetit eshti vetmi qe esht jasht loje komplet , kta marin rrogen per ti dhen informacione vetem berishes , nje istitucion qe nuk ka dhen asgje per çeshtjen komtare , esht komplet inegzistent , ktyre punonjesve te ktij institucioni duke filluar nga kryetari qe nuk ka as nenshtetsi SHQIPTARE duhet ti kerkohet te kthejn rrogat qe kan mar mbrapsht ne shtet se nuk i kan merituar ato , vetem ktu tek ne ndodh qe nje njeriu me dy shtetsi ti jepet kjo detyr delikate , dhe askush ne kte vend nuk e ve ujtin ne zjarr , jemi vendi me politikanet me pak atdhetar qe ka patur historia kti vendi , mos them me politikanet antishqiptar , se ne te kundert do ishin alarmuar dhe do benin namin per emerimin e dyshimt te kti njeriu qe dhe dreqi nuk e mer vesh per cilen agjetur punon ky njeri , se nuk ka llogjik tjeter kur nuk ka dhen sikur nje informacion te vetem ne interesin komtar dhe shtetror , llogjika ktu te çon.

  2. Reforma Drejtesi si LSI ,PS e PD says:

    Mos rreni shume, ket Vishon e Saliut e ka dekoru vete lartmadhnija e tij Edvin Rama.


    Pret dekorim nga Rama per kontribut edhe Adriatik LLalla.Per Presidentin behet fjale me vone.
    Ja pra, Edvin Rama nen udheheqjen e tij po nderton shtetin e Hashashit me cilesi, kuptohet me qetesi dhe dashuri nga Meta po ashtu.

  3. Brunilda says:

    Jemi njohur me Raportin e pergatitur nga “eksperet”. Nuk kam lexuar ndonjehere Raport me te dobet. Nga kreu i radhes dhe deri ne fund i mbushur me te paverteta, i pa bazuar ne fakte dhe te dhena konkrete. Ky grup pune jo vetem qe nuk i eshte referuar fakteve, informacioneve te dhenave konkrete, por duket sikur e ka shkruajtur nga krevati sejcili ne shtepine e vet.
    Çdo institucion, po ashtu edhe KLSH ka vend per permiresime, e mira nuk ka fund, por jane bere ndryshime dhe arritje thelbesore, te dhenat jane konkrete dhe kokeforta. Nuk mund te hidhet poshte puna e te tjereve me nje te rene te lapsit, Eshte e pandershme.
    “Ekspertet” e ketij Raporti ku eshte mbeshtetur artikull shkruesi kane marre eurot duke pire kafe me njeri-tjetrin dhe jo duke bere studimin.
    Çdo individ i interesuar keto te dhena i ka ne faqen e WEB, aq me teper gazetari per te qene i vertete ne kete informacion te dhene per publikun duhet te zbatonte nje parim te gazetarise informacion nga dy ose me shume burime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje