Sherret në qeveri me Ramën/ Prapaskenat e shkarkimit, Manjani refuzoi edhe Metën

31 Janar 2017, 08:58Politika TEMA

Kryeministri Rama shkarkoi dje ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Por shkarkimi i Manjanit nuk ishte një akt që nisi dhe mbaroi dje, duke zbuluar prapaskenat.

Burime qeveritare, por dhe nga LSI, pohojnë se që prej tre muajsh, Kryeministri Rama i ka kërkuar aleatit të tij në koalicion, Ilir Metës, që ta zëvendësonte Manjanin me një tjetër emër nga partia e tij. Por duket se kreu i LSI­së e ka lënë pa përgjigje këtë kërkesë të Kryeministrit për një kohë të gjatë, ndërkohë që ministri i LSI­së kishte nisur kritikat e tij ndaj Qeverisë në publik raporton “Panorama” .

Të dielën në mbrëmje, pas shumë telefonatash me kreun e LSI­së, Kryeministri Rama ka marrë përgjigje pozitive nga aleati i tij për largimin e Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë. Në media ky lajm u përhap menjëherë për të përgatitur opinionin për atë që do të ndodhte të hënën paradite.

Por ishte vetë ministri Manjani, i cili pak para mesnate, përmes një statusi, përgënjeshtroi ato që mediat online kishin shkruar rreth një shkarkimi të mundshëm të tij nga Kryeministri Rama. “Nuk kam dhënë dorëheqje nga detyra! S’më ka shkuar ndërmend një gjë e tillë! Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar”.

Por çfarë kishte ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të së dielës. Pasi Ilir Meta kishte pranuar kërkesën e përsëritur të Kryeministrit Rama për ta zëvendësuar ministrin Manjani, kreu i LSI­së i kishte kërkuar ministrit të tij që të jepte dorëheqjen. Por Manjani nuk kishte pranuar të largohej vetë.

1 komente në “Sherret në qeveri me Ramën/ Prapaskenat e shkarkimit, Manjani refuzoi edhe Metën”

  1. Reforma Drejtesi si LSI ,PS e PD says:

    Kjo eshte aleance e shkelquer ose ndryshe njihet nga populli si aleanca e shekullit se ne themel ka nje hajdut dhe piktor, me fjale te tjera aleanca e qelbesirave.
    pra u zevendesua Manjani plehra nga nje tjeter plehere e LSI Petrit Vasil.


    Urime per zgjedhjet e ardhshme dhe ishalla vazhdon kjo aleance e ndritur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje