Shulku: Tirana ka mungesë fondesh, Etika do hetojë Skënderbeun

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

shulkuSituata e borxheve të Tiranës ka qenë një nga shumë temat e diskutuara në emisionin “Rubrika Sportive” në “TVSH” nga moderatorja Hygerta Sako dhe të ftuarit e saj. Një prej tyre ka qenë sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili është pyetur edhe për borxhet e Tiranës dhe ultimatumin e fundit.

“Po, ultimatumi për Kçirën është i vërtetë. Nëse Tirana nuk do të shlyejë brenda datës 31 janar shumën e mbetur prej 10 mijë eurosh, atëherë do të penalizohet me mospjesëmarrjen për dy vite në Kupat e Europës”, është shprehur fillimisht Shulku. I pyetur nëse kjo është neglizhencë e klubeve, ai ka shtuar.

“Nuk është gjithmonë neglizhencë. Dakord, ka ndodhur që klubet shqiptare e kanë bërë diçka të tillë, por në këtë rast mund të jetë edhe mungesë fondesh, si në rastin kur bëhet fjalë për borxhe të tilla të vogla”, ka deklaruar Shulku. Më tej, ai ka pranuar edhe në lidhje me çështjen “Skënderbeu” se Komisioni i Etikës do të nisë hetimet. “Po, do të ketë hetim të çështjes ‘Skënderbeu’”, ka pranuar sekretari i përgjithshëm i FSHF-së.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *