Tahiri i përgjigjet Manjanit: Lufta ndaj korrupsionit është përgjigja më e mirë ndaj çdo lloj akuze

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

tahiri manjaniMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur akuzave të ngritura më herët nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

“Lufta ndaj korrupsionit është përgjigja më e mirë ndaj çdo lloj akuze”, u shpreh Tahiri duke zgjedhur të përgjigjet shkurt.

Ai theksoi se beteja për të fituar integritetin brenda policisë duhet të jetë primare. Tahiri tha se janë të paktën 3 mijë punonjës policie të cilët kanë shkelur ligjin dhe po procedohen penalisht.

“Kjo është këmbana më e fortë e alarmit për secilin prej jush. Jam i shqetësuar për raportin që krijon punonjësi i policisë me qytetarët dhe për fat të keq ka ende punonjës që e përdhosin uniformën, tallen me detyrën dhe këta duhet të jenë pa asnjë diskutim edhe objekt i punës tuaj”, nëvizoi ai.

Gjatë kësaj kohe kreu i Ministrisë së Brendshme ka qenë në fokus të sulmeve nga opozita si edhe nga figura të larta brenda strukturave të LSI-së.

Së fundmi ka qenë ish-ministri Manjani që ka folur për kanabisin në Shqipëri duke bërë përgjegjëse plicinë e shtetit për gjendjen./ A.D

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *