Teuta siguron shërbimet e Eko Barine

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

CET-31Teuta nuk ndalet në këtë merkato dimërore, duke bërë edhe një goditje të fundit përpara mbylljes së saj. Skuadra durrsake ka firmosur deri në fund të sezonit me sulmuesin e talentuar Eko Barine.

Nigeriani 19-vjecar transferohet te ekipi i drejtuar nga Gugash Magani në formë huazimi nga Skënderbeu dhe pritet të jetë një element shumë i vlefshëm për Teutën në 17 javët e mbetura të kampionatit.

Eko Barine u transferua te Skënderbeu përpara disa ditësh nga skuadra e Cetinkayas që luan në kampionatin e Qipros turke. Me këtë skuadër, 19-vjecari realizoi 8 gola në fazën e parë duke spikatuar me talentin dhe sidomos me saktësinë e tij përpara portës.

Eko Barine përvec se është një lojtar shumë potent, është shumë teknik dhe ka një goditje të fortë. Me afrimin e nigerianit, Teuta kompleton edhe repartin e sulmit. Pas Gerhard Prognit dhe Bojan Markovic, Eko Barine është përforcimi i radhës për Teutën në merkaton e dimrit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *