Veliaj: PS ka ndezur motorët, s'jemi kundër koalicionit me LSI. Shkarkimi i Manjanit?! Skuadrën e bën kapiteni

31 Janar 2017, 18:45Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në cilësinë e anëtarit të kryesisë së PS, u shpreh se selia rozë ka ndezur motorët e fushatës së 18 qershorit.

Veliaj tha se PS do arrijë të fitojë zgjedhjet parlamentare, ndërsa referuar debateve të fundit brenda koalicionit, shtoi se qytetarët duan të shohin punë dhe jo telenovela.

Unë e kuptoj urinë mediatike, ka gjithmonë nevojë për telenovelë çdo ditë, do të ketë nevojë për një episod ,por unë besoj një parti e matur është e fokusuar tek gjërat e rëndësishme . Ajo që po ndodh në qytetet e Shqipërisë,këto reforma që po ndodhin në Shqipëri janë besoj gjëra të rëndësishme,janë ato që vënë ushqim në tryezën e çdo shqiptari,janë ato që tregojnë kujdesje për familjen e secilit  prej atyre që jetojnë në Shqipëri. Janë këto përkujdesje për qytetet tona,edhe për zhvillimin urban dhe besoj çdo harxhim kohe me telenovela për gjëra të së shkuarës, nuk i bëjnë mirë Shqipërisë. Ndaj dhe besoj që qytetarët që ju ndjekin ,të gjithë ata që votojnë,të gjithë ata që paguajnë taksa, presin ta shohin qeverinë në punë, presin që t’i shohin kryetarët e bashkive në punë.

 Unë kam qenë anëtar i qeverisë,me nostalgji kujtoj që funksionon si ekip, edhe unë di të them që sot si një drejtues i ekipit tjetër në pushtet vendor, di të them gjithmonë që ekipi është shumë herë më i rëndësishëm se secili prej individëve,përfshirë dhe mua. Ndaj edhe besoj që kur kemi një ekip që është I fokusuar , çdo gjë mund të arrihet. Besoj që bashkimi bën fuqinë. Sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë dhe besoj, ajo që thashë është që sot meritojmë të gjithë, si media, si shoqëri, si politikë, të jemi të fokusuar në nevojat e vendit.

Bisedat dhe telenovelat politike nuk çojnë bukë në shtëpinë e asnjërit, nuk hapin asnjë vend pune, nuk ndërtojnë, nuk i bëjnë qytetet më të pastra, nuk ndërtojnë më shumë shkolla. Këto janë temat që kanë rëndësi, kjo është arsyeja pse u mblodhëm sot si kryesi.  Jemi të vendosur për të pasur një fitore akoma më të thellë këtë vit, ku sigurisht edhe bashkitë do të kenë një rol, sepse unë besoj që fati i punëve të nisura që dëgjohen edhe në sfond, në Tiranë ka të bëjë patjetër me suksesin e kësaj qeverise, sepse ne kemi parë se si qytetet janë sabotuar, janë neglizhuar, degjeneruar kur kemi pasur qeveri që s’kanë pasur lidhje me civilizimin, urbanizimin e qytetërimin. Unë investohem në këtë ekip, si një anëtar i këtij ekipi, duke pranuar gjithmonë që gjithmonë ekipi është më i rëndësishëm se secili prej nesh”, tha Veliaj.

 Për shkarkimin e z. Manjani?

 Unë s’jam anëtar i qeverisë, por di të them këtë, që në një qeveri dhe në një skuadër ku unë kam bërë pjesë, që është ajo e Edi Ramës, i cili është kapiteni i ekipit, sigurisht që është drejtimi i kapitenit, ashtu si edhe në një skuadër të një loje tjetër, drejtimi i kapitenit është ai që jep vizionin e qeverisë, që mbledh skuadrën dhe që vendos kush rri e kush ikën në skuadër. Në një moment u vendos që unë të lija skuadrën, për të bërë një ekip e skuadër tjetër, ndaj edhe them ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe siç them gjithmonë, ka më shumë gjëra që na bashkojnë se na ndajnë.

 PS i ka ndezur motorët për të ecur vetëm në 18 qershor apo…?

 I ka ndezur motorët për një partneritet strategjik, ku sigurisht forca kryesore është PS, është forca kryesore në pushtet vendor, në Parlament, forca kryesore në qeveri. Me aleancën që kemi me LSI është një projekt strategjik. Unë gjithmonë besoj, si dikush që është investuar tek e majta, që ky është një projekt përtej një mandati. Për shumë të majtë është konceptuar si një projekt i bashkimit të së majtës përtej datave elektorale dhe besoj se kështu do jetë. Ju uroj shumë sukses!

 Brenda LSI ka zëra kundër për koalicion, brenda PS ka të tillë?

 Nuk ka zëra kundër

 

1 komente në “Veliaj: PS ka ndezur motorët, s’jemi kundër koalicionit me LSI. Shkarkimi i Manjanit?! Skuadrën e bën kapiteni”

  1. Qytetar says:

    Bravo,djal i zgjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje