“Vettingu” përjashton edhe anëtarin e Kushtetueses Vladimir Kristo, u zgjodh disa ditë më parë anëtar i KED

31 Janar 2017, 17:13Politika TEMA

Pas mbylljes së afatit të dorëzimit të vetëdeklarimit të pasurisë, janë zbuluar dhe gjyqtarët që e kanë refuzuar këtë formular.

Një nga gjyqtarët që nuk ka dorëzuar formularin është edhe anëtari i Gjykatës Kushtetueses, Vladimir Kristo i cili nuk ka dhënë shpjegime, por dyshohet se e ka marrë këtë vendim për shkak të kaluarës së tij si pjesë e sistemit gjyqësor në regjimin komunist.

Gjithashtu nuk kanë dorëzuar formularin pranë ILDKPKI edhe gjyqtarët Ilir Pashaj, Ilir Celiku, Drita Veliu e Mirela Fana, të cilët automatikisht përjashtohen nga sistemi.

Në total këta janë prokurorët e gjyqtarët që ligji i “vetting”-ut i ka përjashtuar deri më tani nga sistemi.
Të parët që paraqitën sot dorëheqjen ishin:
Anëtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e cila pas largimit nga sistemi bëri me dije se do të vazhdojë jetën akademike.
Gjyqtari i dytë i dorëhequr ishte Ilir Pashaj nga Gjykata e Elbasanit. E vetëm disa orë më pas të njëjtën rrugë ka ndjekur gjyqtari i Apelit të Vlorës, Ilir Çeliku.

Disa ditë më parë u dorëhoq edhe prokurori Sulejman Tola, duke u shprehur se kishte nisur procedurat e daljes në pension.

Deri më tani, në ILDKPKI kanë deklaruar pasuritë e tyre 359 gjyqtarë.

Në kuadër të ligjit të vettingut, gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend iu la afat 30 ditë për të dorëzuar në ILDKPKI deklaratat e pasurisë.

Dorëzimi i tyre duhet të bëhej nga vetë prokurori apo gjykatësi në protokollin e këtij institucioni, ku edhe do të pajiseshin me një vërtetim përkatës për dorëzimin e deklaratës dhe fletën e inventarit për dokumentacionin justifikues bashkëlidhur deklaratës së pasurisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje