VIDEO/ Vrasësi shfrytëzon dasmën në kishë për të qëlluar dy rivalët e tij

31 Janar 2017, 13:02Lifestyle TEMA

Një person ka shfrytëzuar një ceremoni martesore në kishë për të qëlluar me armë dy persona në Brazil.

Sipas policisë, vrasësi njihet me emrin Betinjo dhe arriti që t’i shpëtonte arrestimit.

Ndërsa nusja dhe dhëndrri po shkonin drejt altarit, ai po i ndiqte nga pas. Kur iu afrua objektivave të tij, ndaloi e qëlloi me armë,  duke shkaktuar një rrëmujë të vërtetë brenda kishës në Limoeiro de Anadia në Agreste, Brazil.

Autori qëlloi ndaj një babai dhe të birit të tij, të cilët në këtë dasmë ishin dëshmitarë.

Ata morën plagë, por janë jashtë rrezikut ndaj jetës.

Pas rrëmujës, ceremonia e dasmës përfundoi pa incidente të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje