Vladimir Kristo shpjegon dorëheqjen dhe sulmon kreun e Kushtetueses

kristoAnëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo sulmon kreun e Kushtetueses, në lidhje me shortin e hedhur pak ditë më parë për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Sipas tij, kur është hedhur shorti i anëtarëve, kreu i Gjykatës Bashkim Dedja të gjithë anëtarët e Kushtetueses i ka çuar si kandidat për te shorti, por Kristo mohon të ketë pasur dijeni për këtë.

I kontaktuar nga “Panorama Online” Kristo tha:

Se fundi, edhe dicka per shortin me gogla qe u hodh te premten per anetaret e KED ne te cilin une u bera pjese ne menyre te njeaneshme nga kryetari i kesaj Gjykate pa dijenine dhe vullnetin tim.

Per te njejtat arsye si me lart por edhe per faktin se une jam ne konflikt interesi ne raport me objektin e veprimtarise se ketij Keshilli, deklaroj se Nuk do te jem pjese e tij.

Konflikti i interesit qendron ne faktin se, ky Keshill do te perzgjedhe edhe Anetarin e Gjykates Kushtetuese qe do te jete Zevendesuesi im…”

Shorti dha këtë rezultat:

Anëtarët nga Gjykata Kushtetuese: Besnik Imeraj dhe Vladimir Kristo (Altina Xhoxhaj, anëtar zëvendësues). 

Anëtarët nga Gjykata e Lartë: Mirela Fana (Artan Zeneli, anëtar zëvendësues).

Anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme: Rovena Gashi.

Anëtarët nga prokuroritë e Apelit: Gentian Trenova dhe Fatjona Memçaj.

Anëtarët e KLD-së nga Gjykatat e Apelit: Brikena Ukperaj Lubonja, Ervin Metalla.

Anëtar nga gjykatat administrative: Kastriot Selita (Gentian Medja, anëtar zëvendësues).

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Vladimir Kristo shpjegon dorëheqjen dhe sulmon kreun e Kushtetueses”

  1. LORA says:

    Eshte lezet te shoh me syte e mi,sesi korporata kriminale e dreqesise “gjin gjoni” eshte tuj gjujt me mut njoni-tjetrin.
    Sidoqofte pertej kesaj kenaqesie,vetem Vetting-u duhet te hudhi (pa kthim ) ne rruge surrogatot e takemit te Vladimir kristos e bashkim dedes,per t’a ngordhur perfundimisht kete korporate antishqiptare dhe per te ngritur me kembe drejtesine qe duan e meritojne shqiptaret;per t’u bere pjese integrale dinjitoze e EU-se.

  2. vari caret says:

    Zbatimi i Vettingut paska filluar per se “mbari”, ku ishe asgjendi, cfare bere, asnje gje.
    Vazhdojne Gjinet te jene ne krye te kesaj reforme qe nuk do te behet kurre.

  3. Haaaaa says:

    Kur zgjidhet edhe gjyqtari Gentian Medja qe eshte totalisht i pa afte per te perzgjedhur koleget ve tij,une kuptoj se reforma ne drejtesi eshte nje….pordhe me rigon!
    Me ka gjykuar mua per nje ceshtje gjyqesore dhe ai (Medja) nuk ia vlen te jete as jurist e jo me te perzgjedhe te tjeret.
    Turp i madh per keto institucione!

  4. ADN says:

    Keta qe kane qene ne drejtesine e komunizmit duhet te kishin ikur me kohe. Politika pasi I perdori per vete e I la te na rjepin, po I nxjerr nga sistemi me xhepat plot. Sidoqofte mire se keta jane pafund ne drejtesi, me disa breza, me femijte, niper e mbesa.

  5. Denada says:

    Vladimir i ke shum borxhe ketij populli, po zoti vonon por nuk harron. Gjyqetar qe ke rrjepur fukarain dhe ke favorizuar maskarain. Kjo histori nuk duhet mbyllur vetem me doreheqjen tuaj,por dhe me daljen para drejtesise per vendimet tuaja banditeste.

  6. SS says:

    AKOMA VAZHDON KY ISH HETUESI UI HOXHES BESNIK YMERI …………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *