Vasili: Çfarë folën Rama-Meta me dyer të mbyllura dhe kush do jetë Presidenti i ri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

vasMinistri i Drejtësisë Petrit Vasili  ka folur lidhur me tensionin e krijuar së fundmi në mazhorancë mes PS dhe LSI si dhe shkarkimin e Ylli Manjanit.

Ai tregoi se ishte kreu i LSI Ilir Meta që i propozoi postin e Ministrit të Drejtësisë, ndërsa shtoi se nuk është në dijeni nëse kryeministri Edi Rama ka qenë apo jo dakord, në bisedimet që janë zhvilluar me dyer të mbyllura.

“Propozimin ma ka bërë kreu i LSI Ilir Meta. Nuk di të të them se çfarë ka diskutuar me Ramën dhe sa ishin dakord që të dy. Ishte një moment ku u bashkua disa gjëra për të pranuar këtë mandat afatshkurtër. Absolutisht Manjani ka pasur një qasje profesionale ekselente. Është një nga profesionistët e rrallë në menaxhimin e Drejtësisë.” tha Vasili i cili ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan.

Ministri u pyet lidhur edhe me spekulimet që qarkullojnë në media, për Presidentin e ri të Republikës. Vasili mohoi që të jetë diskutuar lidhur me një pakt të mundshëm për postin e Presidentit mes Ramës dhe Metës.

I pyetur nëse do të pranonte propozimin për tu bërë President, Vasili hodhi poshtë këto pretendime ndërsa shtoi se për aq kohë sa vendi e ka tashmë një President në detyrë nuk mund të shprehet për këtë temë.

“Absolutisht jo! Kam një synim të qartë, jo vetëm si Ministër i Drejtësisë, në asnjë rast nuk do e pranoja dhe do e refuzoja të diskutoja të tilla pazare. Unë këtë çështje kam vetëm mendimin Kushtetues. Kur të hapet ky debat do të mund të shtrohemi dhe të flasim. Për aq kohë sa kemi një President që po kryen detyrën e tij, absolutisht nuk mund të flas.” përfundoi Vasili

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *