A duhet Shqipëria ta kthejë shërbimin ushtarak?!

1 Shkurt 2017, 10:38Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Gati një vit më parë, qeveria nxori një VKM, sipas të cilës, shqiptarët duhet të mobilizoheshin në situata të jashtëzakonshme. Lajmi humbi shpejt në morinë e lajmeve politikë dhe atyre të kronikës që e pllakosin për çdo ditë Shqipërinë, por edhe për arsyen se vendimet e duhura për kohën që jetojmë, kanë të njëjtin fat. Shumë syresh e ulën disi rëndësinë duke sjellë kujtimin e zboreve.

Vetëm se këto ditë, flladi i luftës ka ardhur shumë afër Shqipërisë. Dhe, për hir të së vërtetës, kjo situatë ku ndodhet ushtria jonë nuk mjafton, që të na bëjë jetën aq të qetë.

Shqipëria gjendet në një gadishull, që ka qenë shpesh  burim luftërash të përgjakshme të cilat kanë marrë pas edhe kontinentin, por edhe i ushqyer normal në ndërtimin antropologjik sa i përket luftës. Vetë Shqipëria është kthyer në fushë luftërash, dendur dhe sistematikisht është pushtuar dhe liruar thjesht prej hirit të pushtuesve. Përjashtim bëri vetëm Lufta e Dytë Botërore, ku Shqipëria (jo zyrtare) bëri rezistencë dhe fati ishte që Aleatët e futën në gjirin e saj. Ndërkohë që forcat e saj ushtarake ishin shpërbërë turpshëm me kohë. Në manualet e turpit kombëtar ka vend për sjelljen e shumicës së komandantëve ushtarakë shqiptarë gjatë kohës së pushtimit fashist italian. Nuk bien më poshtë ata që bashkëpunuan me forcat gjermane, si instrument i pushtetit lokal të asokohe, ku Shqipëria de jure njihej me status neutral prej Gjermanisë.

Duket se formën e saj të organizuar ushtria shqiptare e drejtuar nga shteti i saj, e tregoi vetëm në fund të viteve ‘40 gjatë incidenteve të Jugut me Greqinë, kur mundi të përballonte agresionin dhe provokimin e fqinjëve mbytur po ashtu në konflikte të mëdha civile.

Historia e ushtrisë shqiptare me Traktatin e Varshavës ka vetëm fytyrën e organizimit strikt dhe një militarizim të frikshëm të gjithë strukturave të saj. Shkëputja prej Bashkimit Sovjetik më 1961 ishte de facto largim prej këtij organizimi të vendeve të Lindjes (vendim që mori jetë dhe de jure më 1968), nuk është se e zbehu forcën e Shqipërisë dhe armatosjen e saj. Kina plotësoi atë vakum me kushtëzime vetëm ideologjike.

Pa u larguar nga tema jonë, shumë kohë më pas, ushtria e Shqipërisë është pjesë e NATO-s, por dukshëm inferiore ndaj potencialeve të vendeve ballkanike veç Kosovës (që ende se ka formuar ushtrinë e saj), Malit të Zi (me ushtri tejet të reduktuar) dhe Maqedonisë kaotike.

Një ide më të qartë për ushtrinë tonë e dha Indeksi Global i Fuqisë Ushtarake (Global Firepower Index) për vitin 2016, ku ushtria shqiptare zinte vendin e 100 me 2.5331 pikë mes 126 vendeve të botës, për të cilat ishte llogaritur ky indeks.

Apeli ynë merr shkas nga fakti se Kroacia po armatoset shumë dhe mendon që ta kthejë shërbimin e detyruar ushtarak, fillimisht në disa muaj, kurse Serbia vazhdon armatosjen e frikshme. Këto dy vende tashmë po ndërmarrin një garë armatimi, që shumë shpejt, duket se do të ndikojë dhe tek shtetet e tjera fqinje.

Paçka se qeveria shqiptare e ndryshoi ligjin për “Shërbimin Ushtarak”, prej kohësh duke hequr detyrimin që çdo shtetas shqiptar mashkull që kish mbushur moshën 18 vjeç duhet të kryente me çdo kusht shërbimin ushtarak, kjo tashmë duket e tejkaluar, pasi Shqipëria ka nevojë të angazhohet shumë më tepër për sigurinë e saj, por edhe për ato të papritura që mund ta presin Kosovën.

Nga ana tjetër, Shqipëria nuk mund të qëndrojë pas kësaj gare armatimi ballkanike, që e prin Turqia, por më shumë se kaq përgatitjet e ethshme të fqinjëve të saj. Ngjarjet e Kosovës, kaosi maqedon, afrimi i Rusisë duket se tashmë e kërkon ushtrisë shqiptare se duhet të jetë numerikisht më e plotë dhe jo vetëm në duar të ushtarëve me pagesë. Paçka se një nga direktivat e NATO-s ishte kthimi i ushtrisë në një status të tillë, duket se vetë ky organizëm, për shkak të paqartësisë së qëndrimit të SHBA-së, do të reformohet shpejt.

Kjo do të thotë se Shqipëria duhet të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe të jetë më e lidhur me veten, pasi p.sh. në mungesën e infrastrukturës së saj, policimin ajror ia bën Italia dhe Greqia. Kjo e fundit një shtet që vazhdimisht përcjell probleme me Shqipërinë.

Me pak fjalë, Shqipëria duhet të marrë në konsideratë shërbimin e detyruar ushtarak, jo thjesht se duhet të jetë e përgjegjshme për situatën, por edhe se ka ardhur koha, që një brez, që po vjen, të kuptojë rëndësinë e mbrojtjes dhe sidomos dashurisë së vendit.

Globalizmi po fshin kuptimin e kombit tek të rinjtë, por edhe dashurinë për të, që e shohin shpesh si element, vetëm kur bëhen ndeshjet ndërkombëtare në futboll ose në sfida të tjera sportive.

Shërbimi ushtarak veç elementit ndihës për mbrojtjen e vendit, e përsërisim shërben edhe si element edukativ për jetën. Mu pikërisht atë që se bën dot shkolla dhe shoqëria jonë e përçarë. Mbase ka ardhur koha që qeveritë shqiptare ta kenë në vëmendjen e tyre afrimin e shërbimit ushtarak. NATO, tashmë është e bindur se nuk mund të ndihmojë pa fund kauza, paçka detyrimit organizativ të saj, në rast se ato fillimisht nuk mbrohen nga vetë anëtarët e saj. Ka pak fllad lufte në Ballkan, ndaj bërja e ushtrisë me shërbimin e detyruar, nuk është më një kërkesë e ardhur nga askundi. (Javanews)

46 komente në “A duhet Shqipëria ta kthejë shërbimin ushtarak?!”

  1. SB says:

    Sherbimi i detyrueshem ushtarak Nuk duhet pare VETEM ne optiken e luftes por te mirqenjes ,do te ulte faturen e shendetsise se do rritej nje brez me shendet DHE fizik jo kafenesh DHE me barkun tek goja,do nxirrte ndonje talent ne ndonje sport individual box,karatè,xhudo etj.do fuste Idene e punes DHE arritjen e suksesit me pune jo me skedina lloto.besoj se eshte i domosdoshem jo sic ka pas qene po nje mix midis pregatitjes ushtarake ne repart DHE sherbim civil me bashkite cdo i ri prepara se te aplikoj per pashaporte SHQIPTARE duhet te kete DHE kete dokument.

    1. Sahadija e Xenit says:

      100% sakte. Po qe te kthehet sherbimi ushtarak duhet buxheti. Buxhet ska.

    2. Posejdon.al says:

      Po citoj artikullshkruesin Ben Andoni:

      “Perjashtim beri vetem Lufta e Dyte Boterore ku Shqiperia (jo zyrtare), beri rezistence dhe fati ishte qe Aleatet e futen ne gjirin e saj”

      Po ky Ben Andoni na thote se, (perifrazoj), formen e vete te organizuar Ushrtria Shqiptare e tregoi vetem ne fund te viteve 40-te kur perballoi agresionin grek te Gushtit 1949.

      Po ky Ben Andoni ne thote se, (perifrazoj), Ushtria Shqiptare gjate Traktatit te Varshaves, ka vetem fytyren e nje militarizimi te frikshem te gjithe strukturave te saj.

      Me se pari dua te bej verejtjen shume te rendesishme se nuk ishte fati, sic na thote Ben Andoni, qe Shqiperia u perfshi dhe u njoh zyrtarisht nga Aleatet si pjese e luftes boterore antifashiste.
      Ishte vete populli shqiptar qe ju pergjigj thirrjes se komunisteve per tu ngritur ne Luften Antifashiste Nacional Clirimtare dhe nen drejtimin dhe organizimin e hekurt te tyre e ndezi vendin flake tej e pertej, fshiu nga faqja e dheut kolaboracionistet dhe gjithe tradhetaret qe, per turpin e tyre, tentuan ta rendisin Shqiperine me boshtin nazi-fashist duke rrezikuar keshtu, deri shperberjen e saj ne traktatet e pasluftes nga ujqerit greko-sllave.

      Se dyti, nuk ishin vetem provokacionet e Gushtit 49 ku Ushtria Popullore Shqiptare tregoi formen e saj te organizuar, per tu shprehur me gjuhen, formulimet dhe terminologjite paksa te cuditeshme e te papershtateshme qe ka perdorur gazetari tej pertej artikullit te vet. Gushti 1949 vetem sa tregoi se tani ky vend, Shqiperia, kishte zot, pa kishte edhe vullnet dhe mbi te gjitha, kishte edhe nje ushtri te gateshme dhe te afte te ndeshej dhemb per dhemb dhe te mbronte cdo pellembe te teritorit te vet.
      Gushti 1949 u tregoi fqinjeve tane te dashur se kishin perenduar koherat kur, si te donin dhe sa here te donin, greket dhe serbet conin ushtrite e tyre dhe hynin ne teritorin shqiptar si thika e nxehte ne gjalp.
      Dhe ky ishte vetem fillimi. Me tej e me perketej, ajo qe qe Ben Andoni e quan militarizim i frikshem i ushtrise(sinqerisht Ben, nuk e kuptoj se si mund te flitet per militarizim te ushtrise), ishte ne fakt kosolidimi i Ushtrise Popullore Shqiptare, kompletimi dhe modernizimi i saj me te gjitha strukturat, fortifiket dhe armet e nevojshme per te kryer detyren e mbrojtjes se kufinjve te vendit.
      Dhe, le te mos harrojme, se ishte kulmi i luftes se ftohte dhe i gares se armatimeve ne te gjithe boten dhe se Shqiperia, realisht, ishte e rrethuar dhe e kercenuar nga fqinjet qe i kishin dhe i kane gati planet per coptimin e saj.
      Pa shikoni tani: Pak u komplikua situata ne bote dhe ne Ballkan, dhe Ben Andoni ben thirrje per rikthimin e sherbimit te detyrueshem ushtarak dhe ringritjen e ushtrise shqiptare (ushtrise pe verteti, se kjo qe kemi tani eshte per te trembur laraskat)
      Kjo skote e felliqur politikanesh tradhetare e te shitur per kolltuqe, llogarira bankare e vila, ashtu sic shkaterruan ekonomine, bonifikimet, industrine e rende dhe ushqimore te vendit, shkaterruan dhe i nxorren ujin e zi edhe Ushtrise Shqiptare, strukturave, fortifikimeve dhe armatimeve te saj.
      Por mbi te gjitha, keta zuzare dhe qelbanike, shkaterruan dhe moralin e kuadrove strukturave drejtuese te ushtrise, i ben ata te ndjehen te perbuzur, fajtore dhe te pavlere sepse kishin drejtuar dhe mbrojtur atdheun e drejtuar nga komunistet. Ata u flaken si lecka dhe perfunduan duke shitur banane dhe bere qofte neper mejhane per te mbijetuar, sepse kishim mbetur te vafer edhe pse kishi mbajtur mbi supe mbrojtjen e vendit ne kushte heroike.
      Ketyre plehrave politikane, as qe u rruhej per atdheun, as qe u shkonte nder mend se Atdheu, nuk eshte as komunist, as kapitalist, as sovjetik e kinez dhe as amerikan.
      Atdheu eshte gjthmone vendi ku lind e vdes, ku mund te kesh fytyre dhe identitet, ku mund te rritesh femije dhe te varrosesh prinderit , ku mund te kendosh a vajtosh ne gjuhen shqipe dhe me fytyre shqiptari dhe qe, e ke per detyre supreme te pergatitesh seriozisht dhe rreptesisht per ta mbrojtur ushtarakisht edhe me sakrificen supreme, ti vete bashke me femijet e tu.
      Por keta zuzare e lolo politikane, na kane bere gazin e botes.
      Mire qe i shkaterruan resorset dhe strukturat ushtarake, cfare trasheguan nga e kaluara por, pasi mbushen me salltanete zyrat e shtetit duke marre pare borxh neper bote, pasi trashen portofolet e tyre duke vjedhur dhe me korrupsion, u thane fqinjeve tane te dashur, pikerisht atyre qe tejpertej historise na kishin pushtuar dhe sakatuar sa here u jepej mundesia, hej, te dashur fqinje, nuk kemi leka, as mjete, as aeroplane e anije, as tanke e bukera, as beni pak zamet e dilni ketej nga anet tona, e na patrulloni e na mbroni ajrin dhe detin, mundesisht edhe krevatin dhe nderin e grave tona, se helbete, jemi fqinj e miq den babaden dhe hallall ua kemi bere edhe pushtimet, edhe masakrat edhe genocidet, edhe grabitjet.

      Dhe mberrijme deri aty sa, del komentuesi bytheqire me nofken “Edhe ti” dhe tall bythen, me te drejte keshtu sic jemi katandisur, dhe na thote se Ushtria Shqiptare eshte do te jete ushtri e ceshtjeve te humbura Mitrovice dhe Cameri, dhe se ai do dale me dylbi e te shohe nga maja e kodres se si luftojne shqiptaret me thika e hanxhare.
      Te jeni te sigurte, te dashur shqiptare, se ky grekqire i Janulles, ashtu do te beje.
      I veshur si karafillak me uniformen greke, nga majat e pozicioneve te ushtrise greke, do beje sehir me dylbi dhe do shenjoje mortajat greke mbi “ushtaret” shqiptare, duarzbrazur dhe bythegrisur.
      Dhe e bukura e vertete e kesaj situate do te jete se ne stemat e uniformes greke, do jete edhe stema e Nato-s, stema qe do kene edhe viktimat e tyre shqiptare.

      1. mirel says:

        Keto 40 vjet te fundit Andoni duhet te kete parasysh numerimin para vitit 1991.
        Se qe prej andej, keto 25 vjetet e fundit politika e shkaterroi me nje menyre sistematike Ushtrine shqiptare, duke e kthyer ne nje loder karagjozesh, per perfitime tenderash dhe karriere te fshatareve qe nuk mbushnin mire ne shkollat civile.
        Aspiratoret e bursave jashte e transformuan ushtrine nga nje efektiv luftarak dhe mbrojtes ne nje gjiriz ku krimbat levrijne vetem per tu trashur.
        Dhe ate gavete me supe qe hanin ushtaret, jua moren, dhe i lane vetem nga mje pushke druri, me ndonje kostum ushtarak te qepur me tender te rregulluar dhe ate, ne menyre qe elita hierarkike te mamoset sa me mire.
        Dhe sa per bunkeret, frymezimi qendron qe te kthehen vepra arti. Pasi i shkulen apo perdoren si nevojtore.
        Gazi i talljes se madhe pse ato “40 vjet”, ku nuk perfshihen keto 25 vjet, ndertuan keto bunkere tani kthehet ne nje pikepyetje metaforike, sepse prape pushtat qe i shkaterruan nuk duan ta pranojne rendesine e tyre.
        Ha bar popull. . se as bar nuk do kete.
        Tani qe perkrahja e Amerikes po behet e pasigurt, tani u kujtuan mileti qe dikur paska patur te drejte ai xhaxhi.
        Dhe nue gabim ka bere vetem, qe mbajti nen sqetull nje gjarper te fshehur si Berisha. I cili per te qene te drejte duhet te kete qene shume largpames, ose misionaret serbe.
        Ndoshta nje dite ata e enderuan dhe shpresuan mosmbeshtetjen e Amerikes.
        Shkaterrimi i Ushtrise ishte guri i pare ne shkaterrimine Shqiperise.
        Kuptohet dhe me nje kryeminister qe pikturon bunkeret per qef dhe fame, dhe qe mezi pret te japi intervista, duhet te themi qe ja kem8 bere cdo gje gati fqinjeve qe te na gllaberojne pa asnje lloj rezistence

    3. Elpiniqi says:

      Po perse duhet rikthyer sherbimi ushtarak?
      Po ushtria perse na duhet?
      Po ne pa ushtri dhe u pranuam ne NATO,doemos qe te na mbroje ushtraa e NATO-s e jo vete ne!
      Pastaj nga kush kemi frike se do na pushtoje?
      Akoma ju me teorite e Enver Hoxhes?
      Kushdo qe te na sulmoje,si Serbia,Greqia apo Rusia ne nuk do dalim te humbur:
      Ato jane shtete me te fuqishme se ne dhe me te na pushtuar do filloje zhvillimi i vendit!
      Ja, luftuan partizanet me italianet dhe gjermanet gjate L2B dhe ku ishim ,hicgjekundi!
      Mire me italianet qe na pushtuan nga deti e ajri,po me gjermanin cfare donin qe i hapen lufte?
      Ai i shkreti vetem sa do kalonte kendej nga Shqiperia e nuk kishte asnje objektiv te qendronte ketu!
      E sulmuan dhe ai per hakmarrje qendroi 2 vjet dhe e beri vendin shkretetire!
      Edhe tani, po te na sulmoje ndonje shtet,pse duhet te bejme lufte me ate, qe te vriten djemte tane?
      Jo more vellezer,t’i leme qe te na pushtojne,qe te na heqin qafe Sali Berishe,Ilir Meten,Edi Ramen,Manjanin,Xhozefinen etj,etj dhe pastaj te heqim namin e keq qe i kemi vene vetes,si percares,luftenxitesish etj!
      Ja luftuam kunder tyre,cfare do fitojme ne populli fukara?
      Nje mut do fitojme!
      Prap ne pushtet do vine kelyshet e Berishes,Bashes,Metes,Rames etj!
      Ne fund te fundit cfare ka mbetur nga Shqiperia pervec emrit “SHQIPERI” dhe gjuhes “SHQIPE”?
      Keto 26 vjet u perdhosen Lufta Antifashiste Nacional-Clirimtare,29 Nentori,si dita e Clirimit nuk njihet nga gjysma e politikaneve,gjuha shqipe letrare quhet komuniste,u grabiten ose u shkaterruan te gjitha pasurite kombetare,u shkaterrua ushtria,pyjet,deti e bregdeti,lumenjte,varrezat e deshmoreve,heronjte e luftes u quajten pushtues,ndersa bashkepuntoret balliste me pushtuesit sot na bejne moral etj!
      Shumica e popullit sot nuk kane buke te hane,se per pasuri nuk behet fjale me!
      E cfare me ka mbetur mua nga Shqiperia ime,qe luftoi gjyshi,babai dhe une per 100 vjet dhe vjen serbi me grekun dhe “mjelin” pasurite tona?
      Me mire te pushtuar nga te huajt,se me keta kriminele shqiptare te shitur tek te huajt,njelloj jemi:TE PUSHTUAR MIZORISHT!
      Dhe kur te pushton i joti,qenka shume here me e hidhur se sa te pushtoje i huaji!
      Kur te pushton i huaji, je i pushtuar,por me nder!
      Ndersa i pushtuar nga i joti,je i pushtuar,por edhe i dhjere!
      Mos e zini me ne goje sherbimin ushtarak,se edhe vete qeveritaret nuk duan te luftojne per mbrojtjen e vendit,ndryshe nuk do ta grabitnin e shkaterronin ushtrine dhe nuk do ngrinin shtatoren e tradhetarit strap Ahmet Zogolli ne mes te Tiranes!
      Vazhdoni e shani e shpifni sa te mundni per Enver Hoxhen se vetem keshtu ngopet barku i shqiptarit me buke!
      UJKU-UJKU,keni 26 vjet qe ulurini,por CAKALLI ka bere kerdine!
      Te hapen dosjet,te verifikohet figura e gjyqtarit,te dekriminalizohet parlamenti etj,etj!
      Jo more te mjere!
      Po pse u dashkan te behen tani keto zallamahira??
      Ku keni qene ju keto 26 vjet,kur keto mbarseshin dhe u trashen aq shume sa i hengren jeten ketij populli?
      Po kjo Europa qe na mashtrioi se sapo te rrezonim “komunizmin” do te beheshim si Zvicra?
      Nga nje ane mire e kane,se ia kemi kaluar Europes me korrupsion,shitje te detit,pushkatime ne mes te bulevardit gjate protestave dhe kriminelet u quajten “burra shteti”!
      Haaaaaaaaaa!!!
      U vrane 26 fshatare ne Gerdec nga shteti dhe Sali Berisha ka guximin te leshoje RRUFE nga maja e foltores kur duhej te kishte 15 vjet ne burg,qe nga 97-ta!
      Sali Berishen e vune te sundonte Shqiperine,jo per ta lulezuar ,por per ta bere Shqiperine nje “shprehje gjeografike”!
      Pse kot kane 26 vjet qe vetem Enver Hoxhen shajne me liber shtepije?
      Mire me Enverin,po me Nexhmijen cfare kane keta tre veremosur balliste?
      Me grate cfare mutin kane,kur ajo nuk ka punuar ne shtet dhe nuk ka marre njeri me qafe?
      Po keta muter kane 26 vjet qe akuzojne sigurimin,deshmitaret e rreme neper gjyqe,gjyqtare dhe hetues te poshter,qe paskan perdhunuar artistet e shkreta etj,por asnje emer nuk nxjerrin dhe asnje prej tyre nuk kane cuar ne gjyq!
      Ne nuk dime gje ,po ja na del Justina dhe Alida dhe na mburren se qenkan perdhunuar!
      Haaaaaaaa!!!
      Kaq shume i paska marre malli keto te shkretat sa edhe pas 26 vjetesh i kujtojne orgjite e asaj kohe gjithe jargezime?
      Ja,prandaj na duhet sherbimi ushtarak!

      1. KATHARSIS says:

        Po qente e stanit perse duhen?Apo duhet qe kopene tia rrruaje ujku i rradhes.
        Po nese nato shperbehet kush do te te mbroje ?
        Kombet pa ushtri tegojne dobesi te madhe shtetformuese.

      2. DIBRANI says:

        Elpiqiri nxierr tere kete gjiriz nga goja , jo se nuk
        e kupton se cfar eshte duke thene , por flet nga
        kati i poshtem i selise se kolonel Janullaqisit .
        Harruat kaq mshpejt , se si reagoi ashper qeveria
        e Janulles , kur mesoi se ne do te marrim nga
        SHBA-ja nje num,er helikopteresh ? Pse kerkon
        te na shohe krejt te xhveshur e te pa mbrojtur
        hijena greke ?! Kete nuk e thote dot ky bythqiri
        Elpiqiri ! ! ! ! ! !

      3. Vedi says:

        1) Ku perfundoi ajo force ushtarake qe kish me shume officer atehere (1991) sesa ushtar sot.
        2) Ku perfundoi ushtria dhe tere mjetet lufftarake me 1997-n?
        3) Ku perfunduan a

  2. bk says:

    Perse duhet percmuar lufta nac-clirimtare. Ku e gjen te drejten ti te propagandosh vetem ndonje grimce negative dhe asgje nga sakrificat dhe lufta e madhe qe u be, apo te percmosh kaq paturpesisht komandantet qe bene luften? Perpiqesh t’u besh qefin vetem disa antishqiptareve. Shume keq Ben Andoni.

  3. asd says:

    Probem jane parate. Militarizimi kerkon investime te medha ne infrastrukture, mjete dhe pajisje ushtarake dhe mbi te gjitha TEKNOLOGJI MILITARE. Nje nendetese kapercen disa here buxhetin kombetar. Me se do te luftojne ushtaret e thirrur nen arme ?

    Pergjigja ndaj ketij opcioni eshte DIPLOMACIA. Shqiperia duhet te behet me e zgjuar ne shtrirjen e interesave por edhe me diplomatike ne marredheniet me fqinjet e saj. Facebooku i Rames ka qene totalisht shkaterrues ne kete drejtim. Si nje femije i keq, shan cunat e lagjes nga ballkoni duke harruar se nje dite do ti duhet te dale e te bleje buke.

    1. Shoqja Gjena, Kooperativiste ne Libofshe. says:

      Jooooooo! C’jane keto qe thua per shokun Edi Rama, “llustraxhiun e perparimit”?

  4. Toni says:

    Me ate klike politike qe kemi ne as mos tju shkoje mendja se do influenconi brezin e ri per ” dashurine ndaj atdheut”. Ka menyra te tjera si tregohet dashuria per atdheun.Lufta nuk eshte I vetmi opsion sidomos kur ne mendje ke se si keto politikane kane mbushur xhepat plot dhe e kane vjedhur e vrare kete atdhe dhe askush nuk denohet. E para duhet pastrim total I ketij sistemi hajdut dhe pastaj kur ti kemi rregulluar keto pune te fillojne te flasim per elementet baze edukative per jeten. Ne tabelen e nderit te shkolles Sami Frasheri psh. pame vetem hajdute e kriminele dhe jo dike qe ajo shkolle te krenohet. Keshtu e edukojme ne brezin e ri per dashuri ndaj atdheut.

  5. Ini says:

    Sot 20 vjecaret Shqiptare jane me obezet ene Europe. Duhet te pakten 6 muaj. Ne fund te javes te shkojne ne shtepi.

  6. mzati says:

    cunat rrine gjithe neper kafe apo jo????mo mire coi ushtare te morin formacion te pakten

  7. Kuq e zi says:

    Ja u be te gjithe ushtare jo vetem 18 vjecaret por te gjithe … e pastaj si do e mbrosh atdheun me huj?
    Shqiperise i duhet armatim ushtarak jo ai qe ka sot armatim policor
    Nqs vjen lufta dhe nuk duket larg askush nuk duhet te mbroje atdheun nga armiku pa zhdukur kete klase politike qe shkaterroi ushtrin shqiptare

  8. Botipekoti says:

    Na hengsh trapin.dole ti burre i zgjuar.Lanc beri rezistencë me motivim e nje tufe shqipesh te keq ushqyer ashtu si dhe vietnami veriut.Ti shiko mbretin zog dhe toptanet mos te japin ndonje lek e mos na bej dhe si ekspert ne gjeo politike.

  9. Bushi says:

    Ku vajti gjithe ai arsenal luftarak qe e mbathi kete vend Enver Hoxha? E prieshi,e shkaterroi barbarisht Sali Berisha me Arben Imamin,duke e shitur per skrap.Ata nuk menduan se nje dite ai armatim modern, do t’i duhet vendit ton,por e shiten dhe futen miljona e miljona euro ne xhepat e tyre.Demontimi e armatimit,dhe shketrrimi i fabrikave uzinave,kombinateve,i bujqesise,etj,eshte fatkeqesia me e madhe e ekonomise se popullit tone,dhe mallkimi me i rende bje mbi Sali Berishen,pd-ke.

  10. Malo says:

    Nje nder krimet kunder ketij vendi eshte edhe kur u hoq sherbimi ushtarak i detyruar per moshen 18-28 vjec. Duhet te rikthehet dhe me nje disipline te larte te pakten 6 deri ne 12 muaj se me shume eshte e kote. Ka shume aresye. E para populli eshte me i sigurte si ne raste agresioni ose fatkeqesi natyrore. Kalitet nje brez i tere ne sherbimin e detyruar ushtarak dhe u vlen edhe si shkolle e jetes. Duhet te kete rregulla te forta dhe te shikohet si prioritet kombetar, jo te vihet qe pa filluar ne shenjestren e grupeve mafioze qe kush te punesohet, si te vjedhim tendera e fonde etj maskaralliqe shqiptare. Te kete ligje dhe disipline te forte.

  11. Edhe ti says:

    Ushtria e detyruar shqiptare do jete ushtria e ceshtjeve te humbura ,shkoni shkoni vrituni per mitrovicen apo camerine se une do ju shikoj nga ndonje koder me dylbi ,do qesh me budallenjte qe do luftojne qe te vije ne pushtet hajduti i rradhes ,ose me e keqja ndonje plumb kurrizit nga ndonje tradhetar

    1. 3434343 says:

      Beher fjale per shqiptare jo per ardhacake si puna jote mos i ngaterro gjerat do bente mire te mos vinin gjerat deri tek lufta se po erdhen deri aty ju ardhacaket jeni viktimat e para te kesaj konfrontimi per kete te jeni te sigurt ne keto 25 vitet e fundit e kenintreguar fytyren e juaj te poshter dhe jeni bere te padeshiruar per shumicen e popullsise

      1. Edhe ti says:

        Qe je palle dukesh ,nq.s ke ndermend te lesh jeten tende per ferrat e camerise apo beun e fshatit je i lire ,nisu .Aty ku do vdesesh do te kujtojne per nje vit ,pastaj asaj toke do ti dali pronari dhe do beje nje hotel te bukur me 5 yje

    2. zhaku i pamposhtur says:

      ‘edhe ti’ a nuk je i njëjti byth q që ishe ‘deri diku’ dakord me filogrekun ‘guardium’? tek replika për rënien e stambollit moo ?? mos hani më nga supa e janzullës se su bën mir mër daj

      1. Edhe ti says:

        Ik ere zhgarravine ,shkruajta vetem qe hiq pjesen qe shqiptaret jane kolone qe eshte shpifje ,sa per te tjerat deri diku ka nje te vertete. haxhi qamilet shqiptar jane kudo, duhet te jesh tuhaf qe te mos i shikosh ,ose nuk rron me realitetin,,,,byth q,, i sateme

  12. pjeter says:

    Apsolutisht duhet te kthehet sherbimi ushtarak i detyrushem, dhe me pas kush deshiron ta shtyje per vite te tjera kete sherbim ne menyre vullnetare, duhet rritur edhe buxheti per mbrojtjen, duhet dhene perparesi rritjes se nivelit, qe kush qendron ne forcat e armatosura pas sherbimit te detyruar, te kete me shume mundesi ne jete, duke filluar nga shkollat e specializuara e deri tek profesionet e specializuara ndermjet ushtrise, duhet te jete atraktive per te rinjet shqiptare, dhe kjo do fonde te qendrushme te buxhetit.

  13. FREDI says:

    Patjeter dje jane te vonuar jo per aspektin e luftes por qe te rijte te kuptojne cfare eshte rregulli te mesojne te komunikojne mbi te gjitha te gjitha c’fare eshte familja sa te rrine neper kafene me celular .

  14. ..... says:

    jo se nuk ka mo luft , ket gjo kemi 25 vjet tu e thon sa shkatrrum ushtrin komplet , mos llogarit çfar keni tall bythen me fortifikimin , un nuk jam dakort , leqe ku keni byth ju te ngrini ushtri ushtria qe ishte u ngrit per 50 vjet dhe ishin burra te tjer qe e ngriten qe per nje abuzim te vogel te fusnin plumbin , ju e shkaterruat per dy dit , ngritja ushtris nuk esht kaq e thjesht se duan 10 vjet te ngrihen shkollat ushtarake pa do dalin dhe kuadrt e par , se ata qe ishin kan dal ne pesion jan ne kurbet , duhen shkolla se dhe nje tank nuk ka njeri ta drejtoj sot jo me avjon , kimist nuk ka , xhenjer nuk ka , inxhinjr ushtarak nuk ka , po pse çfar kujtoni ju se mund te tallesh bythen kollaj me ushtrin mund ta ngresh dhe ta zberthesh sa her te ngrefet por jo mer zotni , agjenturat e vendeve fqinje fill mbas renies se sistemit u hodhen ne sulm per te shkaterruar ushtrin dhe industrin dy pikat me te forta te ktij vendi , kjo ishte puna par qe kerkuan nga agjentet e tyre te deklaruar ktu tek ne dhe te rrespektuar nga ky popull idjot siç jan : saliu luli esht pak i von , po muli , gazidede, zhulali , kan qen ushtar te bindur te UDBse jugosllave , nga ana gekut po njifn spiunet e asfalis nuk ka nevoj ti permend dulja prifi e te tjer dhe qe thoni ju , dhe punen e par qe ben kta qe permenda dhe qe kishin ne dor shtetin ton ne ato fillime te demokracis ishte qe shkaterruan ushtrin , paguan me para ko kurvlliqet shushunjat e kti vendi OJQte , qe benin propagand te çekut bardh shkaterrimin e ushtris se nuk ka me luft shkaterrimin e industris se nuk na duhej me dhe thjesht teoria me mizerabel çfar ka ber komunizmi te shkaterrohen , po ktu komunizmi i beri te tera , se pas lufte ishim mesjetar ne SHQIPTARET , ja ku i shkaterrum tani doni ti ndertoni , do ti rruani bythen , se nuk keni byth ju sot , qe e keni ber SHQIERIN si qylymi penelopes njeri e rregullon tjetri e çrregullon. ikni pirdhuni se ju rruan nato , sa jeni tallur me fortifikimin dhe me djersen ton deri die vrima miut njemij grosh do jet per ju neser si po vin punet , po mjer ata te pa fajshem qe nuk kan gisht ne kto zullumet tuaja , por paguaj pushtllikun e rrugaçve te politikes son.

  15. Nje shqiptar says:

    Sherbimi ushtarak i detyrueshem deri ne 1 vit duhet te rivendoset sa me pare edhe pse na kushton. Jemi kurdohere te rrethuar nga shtete qe kane synime keqedashese dhe territoriale ndaj kombit dhe vendit tone. Edukimi ushtarak per vetembrojtje eshte i domosdoshem per çdo popull qe synon te jetoje i lire. Jemi ne NATO dhe kjo strukture do te duhet te konsultohet dhe te bindet per domosdoshmerine e sherbimit ushtarak te detyrueshem per vendin tone..

  16. Daku says:

    Ti mund te rrish ne koder dhe te shikosh me dylbi dhe kur serbet e greket te hyne ne shtepi e te shkerdhejne familjen. Zgjedhja jote eshte.

    1. Kuq e zi says:

      Bravo daku
      Ai qe ska gjak per atdhe ska as per familje as per nder

    2. Edhe ti says:

      Jam i sigurte qe kushdo qe te vije do ta trajtoje kete toke dhe vend me mire se ju ,sa per shkerdhime ,dy jane mollat e sherrit ne ballkan ,kosova ,dhe cameria .Njehere qe keto illuzione te marrin fund do jetoni rehat me familjet e juaja ne prosperitet dhe ne harmoni .Te paret te krijoje nje shtet ashtu sic duhet ,te dytet te mos na cajne me ferrnellen

      1. kd says:

        Qe te jetohet me familjet ne prosperitet e lumturi duhet te pastrohet ky vend nga bastard si puna jote dhe sa me shpejt te jete e mundur

        1. xxxx says:

          Hahahaha nga keto krimba te bodrumeve te Anastas buces

          1. Edhe ti says:

            I njejti pallosh ka ndryshuar nick dy here per te komentuar ,kujdes se mos nderrrosh edhe uniformen kur te plasin fishekzjarret.Eheee kollaj eshte ta quash tjetrin krimb i anastasit ,po nuk eshte faji jot or jo .por i ketyre lapanjozeve qe hapin lajme kuturu qe mbajne nje popull ne gjendje lufte me fantazi perversash

  17. . says:

    pasi sherbimi ushtarak u shkaterua nga berisha e nano!duhet rikthyer urgjentisht.Atdheu,familja,bashkkombesi,ka nevoje me shum se kure per mbrojtje.

  18. koli says:

    Duhet kthyer urgjent ,po nuk Kena lek me ble brek ne b.th, se na i Vodhi Sala me Cezin e Like floriri, e jo me mbajt ushtri

  19. fieraku4u says:

    USHTRIA SHQIPTARE ESHTE AQ SA PER TE QESHUR DHE PER TE QARE. VETEM USHTRI NUK MUND TI THUASH.

    ESHTE KTHYER NE NJE GRUP KACAKESH, QE KAN VETEM PISTOLETA DHE AUTOMATIK.

    NJE USHTRI SERIOZE, KA

    AVIONA LUFTARAK
    TANKE
    NENDETSE
    ANIJE LUFTARAKE
    HELIKOPTER LUFTARAK
    RRAKETA.

    SIKUR TE FILLOJ LUFTA NE BALLKAN, SHQIPERINE VENDE SI GREQIA, SERBIA E PUSHTOJN BRENDA 24 OREVE.

    1. I.Hoti says:

      Greqdhia a serbia na ha bithen..! Une gjysh mbas gjyshi,kemi luftuar me seromalazezet, dhe ne luften e dyte botr, armiqtenuk kane hyre per 24 ore as nuk do te hyje pa u zhduke mbi 10 milion shqiptare ! Mos u merzitni per ne ju sllavo greket Shqiperia Natyrale do behet shpejt !

  20. mirel says:

    Cfare sherbimi ushtarak kerkohet?
    Tall bythen politika si te doje. E shkaterron ushtrine deri ne rreze te penevrekeve te ushtareve, dhe tani kerkon ti beje shqiptaret mish per top perserbe e greke.
    Jo mor jo.
    I ktheni armatimin ketij vendi sic e kishte, i ktheni dhe brez8n e ushtarakeve profesioniste qe i late ne mes te rruges ne 90ten.
    Atehere kujtohuni te beni rekrutime.
    Te cosh ne ushtri femije te popullit qe kjo politike i ka shqyer e xhvatur per 25 vjet eshte krim.
    Krim se shteti nuk drejtohet nga atdhedashes, por nga tradhetare. Qe e kane shitur dhe e shesin perdite Shqiperine.
    Eshte e shitur..kot e keni.
    Ti vesh keta djem te rinj nen sherbimin e ketyre horrave, eshte krim dhe me i madh.
    Lerini djemte te gjejne nga nje rruge per te rrojtur parg ketyre pisave qe kerkojne rekrute.
    Nuk kane per cfare luftojne.
    Per llogarite bankare dhe per pronat e Edit, Likes, Berishes..apo per pronat e tyre qe i kane humbur tashme nga keta horra?

  21. mirel says:

    Cfare sherbimi ushtarak kerkohet?
    Tall bythen politika si te doje. E shkaterron ushtrine deri ne rreze te penevrekeve te ushtareve, dhe tani kerkon ti beje shqiptaret mish per top perserbe e greke.
    Jo mor jo.
    I ktheni armatimin ketij vendi sic e kishte, i ktheni dhe brez8n e ushtarakeve profesioniste qe i late ne mes te rruges ne 90ten.
    Atehere kujtohuni te beni rekrutime.
    Te cosh ne ushtri femije te popullit qe kjo politike i ka shqyer e xhvatur per 25 vjet eshte krim.
    Krim se shteti nuk drejtohet nga atdhedashes, por nga tradhetare. Qe e kane shitur dhe e shesin perdite Shqiperine.
    Eshte e shitur..kot e keni.
    Ti vesh keta djem te rinj nen sherbimin e ketyre horrave, eshte krim dhe me i madh.
    Lerini djemte te gjejne nga nje rruge per te rrojtur parg ketyre pisave qe kerkojne rekrute.
    Nuk kane per cfare luftojne.
    Per llogarite bankare dhe per pronat e Edit, Likes, Berishes..apo per pronat e tyre qe i kane humbur tashme nga keta horra

  22. capi dhia says:

    Ore … . Ti do te na shpiesh ne lufte ose pergatitje per lufte soc bente Enveri. Harrove Ti qe lufta antifashiste nacional clirimtare e popullit shqiptar doli e gabuar, dhe e drejta eshte me Ballin Kombetar. Do Ti Andon Beni qe te perjetojme dy here shijen e tradhetise qe shijuam. Se pari gjate ketyre 27 viteve te fundit dhe se dyti … eshte rradha e Ballisteve dhe PD. O burra … .,

    1. mirel says:

      Capi dhia, shko me dhite dhe kakerdhite, se aq meriton Balli Kombetar.
      Luften e dyte nuk e nisi Shqiperia or debil.
      Shqiperia u ngrit kunder pushtimit.
      Dhe beri mire sepse doli ne anen e fitimtareve.
      Gjermanine nuk e mundi Shqiperia vertet, por kontributi i saj ne lufte kunder tyre i garantoi Shqiperise te drejten e shtetit, te Pavaresise, dhe aleanca me kampin antifashist i garantoi kufijte dhe pavaresine.
      Perndryshe do ishte bere nje Camerie dyte.
      Dhe habitem si vazhdoni te jeni kaq idiote dhe ta harroni kete.

  23. Edhe ti says:

    Te lumte mirel ,ate po komentoja edhe une ,qe nuk ja vlen te luftohet per keta gjakdhjere e kriminele qe do vine ne pushtet ..Do vriten budallenjte, do ti masakrojne. do ti hane krimbat ,por ky komb ska kujtese .Mbas nje viti apo dy vetem ferrat do rriten tek varret e tyre ,do kullosin lopet dhe delet dhe do ti mbulojne me kakerdhi e shurre. Per cilin do vriten keta mor aman per idrizin ? apo thacin ,Kur te iki edhe krimineli i fundit nga posti i qeveritarit atehere po qe jap kontributin tim ,por sa te jene keta ..ahahh as gishtin nuk leviz

  24. tir says:

    ushtria ,,, por te ndertosh nje ushtri ,, dhe buxhet te kemi duhen te pakten 10 vite,, te behesh pilot kerkon shum kohe dhe shum trajnime,avionet e sotem jan gjith elektronik duhet shum pune,,,, duhet qe te kemi pastaj njerez qe ti mirembajne keta mjete , pra kerkohen mekanik dhe elektronik qe duhet te kene studjuar ne amerik angli france apo rusi,,,,,,flas vetem per aviacionin,, nuk e di a ka shqiperia sot nje pilot qe mund te kete fluturuar f 16,,,nuk duhet mohuar qe ne kohen e enverit pilotet tane ishin njesha por ato njerez sot jan nga 50 60 vjeq dhe nuk mund te ndihmojne,,,,,

  25. butrinti says:

    te kthehet sa me pare detirimi ushtarak eshte i domosdoshem per atdheun ton femijet tan duhet ta bejne ushtrin sepse ne kete menire u shtohet atdhedashuria ..rrofte shqiperia jon e shtrenjte..

  26. Abdylmutalip Rama says:

    Mos e vrisni derrin or ju burra,nuk ka shtet ne bote ta pushtoje ate vend ,nuk kane cfare ta duan ate vend te namun,ate vend nuk e duan vendasit, gati 2 milion kane ikur ,atehere perse ta duan te huajt?asnjehere ne histori ai vend nuk ka qne i pushtuar ne kuptimin e vertete te fjales,edhe Turqit psh, vune nga nje sundimtar shqiptar si ali pasha apo bushatlinjt apo vrionet dhe kaq,erdhi Italia ndenji 3 vjet dhe falimentoi ,gjermania 1 vit dhe falimentoi,kush pushton shqiperine falimenton,jo pa qellim shqiperise i kane lene ato male dhe gerxhe ,mos u trembni nje te vdekuri nje te varfri nuk ke cfare ti marresh.Enver super bolja i beri leket bunker sepse ishte psihopat ,dhe ushtaret e tij haniin vetem uje me disa kokra fasule cdo dite,dhe luftuan me mullinjte e eres per 40 vjet etj etj etj etj.ka ikur koha e poushtimit ushtarak sot te pushton me ekonomi …..idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje