Akuzat e Kokës, reagon Dako: Do ta merrni përgjigjen më 18 qershor

1 Shkurt 2017, 11:30Politika TEMA

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u është përgjigjur sërish akuzave të ministrit të Mjedisit nga radhët e LSI, Lefter Koka.

Dako shprehet se nuk merret me llafe, por me punë dhe se të gjithë ata që akuzojnë përgjigjen do ta marrin në 18 qershor.

Unë nuk merrem me llafe dhe deklarata, por merrem me punët dhe problemet e qytetit. Janë qytetarët që vlerësojnë punën dhe kontributin e gjithsecilit dhe që do të japin përgjigjen më të mirë në qershor.

Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe u shërbejmë dhe do tu shërbejmë atyre për sa kohë kanë vendosur të na e besojnë neve.

Pavarësisht deklaratave qytetarët dinë të bëjnë diferencën dhe në fund të fundit ata duan pune dhe shërbime nga ne drejtuesve që na kanë besuar drejtimin e qytetit.

Ne do ta vazhdojmë punën deri në momentin që qytetarët do të duan te jem unë në krye të bashkisë” deklaroi ai.

3 komente në “Akuzat e Kokës, reagon Dako: Do ta merrni përgjigjen më 18 qershor”

  1. wickedgame says:

    Boll u rropate per popullin o Dako ,nuk e shikon si je katandisur nje dore je bere sa gjynah, tani shiko pak veten nga buxheti se po ta kalon lala .iElbasanit

  2. xhulio says:

    Sigurish me pune, po te gjitha se prapthi.Mjere Durresi qe po shperfytyrohet.

  3. anonimo,,, says:

    Kujt ti vesh gishtin NGA ketyre te dyve,,,mutit apo kakes,,,te dy bien era jashtqitje,,,,,,,durrsaket ja u din mir prejardhjen ne politike te ketyre te dyve,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje