Babë e bir marrin peng pronarin e dyqanit në Tiranë, për… 7 mijë lekë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

arrestimKanë mbajtur peng pronarin e dyqanit për ti kthyer një shumë monetare që u detyrohej, por më pas janë arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri”, ku Erion Basha 32 vjeç, dhe babai i tij Q. Basha, 71 vjeç kanë mbajtur peng D. P, 41 vjeç duke mos e lejuar të dalë nga dyqani i tij.

Ata pretendonin që 41-vjeçari t’u kthente shumën monetare prej 7 mijë lekësh të rinj, shumë kjo që u detyrohej D.P.

Erion Basha është arrestuar në flagrancë, ndërsa i ati i tij do të hetohet në gjendje të lirë.

Ndaj tyre rëndon akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *