Denoncohet çifti homoseksual, bleu 70 mijë euro një foshnjë shqiptare

1 Shkurt 2017, 09:55Kronika TEMA

Një çift homoseksualësh, banues në provincën e Pavias në Itali, i përbërë nga një avokat italian dhe i dashuri i tij shqiptar, kanë blerë për 70 mijë euro një foshnjë të sapolindur shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga policia italiane, e cila ka denoncuar çiftin homoseksual, me akuzën se kanë paguar prindërit biologjikë të foshnjës, duke u shtirur se avokati italian është babi i të sapolindurit.

Është denoncuar gjithashtu dhe nëna biologjike e fëmijës, e cila sipas hetimeve ka mbërritur në shtetin italian në gjënden e një shtatëzanie të avancuar dhe e shoqëruar nga i dashuri i saj, që është dhe babai i vërtetë i foshnjës, raporton Ora News.

Por menjëherë pas mbërritjes në Itali, avokati homoseksual është martuar me nënën shqiptare, me qëllimin e vetëm për të marrë atësinë e foshnjës.

Ngjarja komplikohet kur zbulohet se i dashuri i saj dhe babai i vërtetë i foshnjës, është vëllai i homoseksualit shqiptar që bashkëjeton prej vitesh me avokatin italian.

Pakti i marrëveshjes mes dy çifteve ishte lindja e fëmijës në shtetin italian e heqja dorë nga atësia biologjike, kundrejt pagesës së një shume prej 70 mijë euro.

Menjëherë pas lindjes së fëmijës, çifti shqiptar është rikthyer në Shqipëri.

Denoncimi i kësaj ngajrje ka ardhur pas një rrëfimi konfidencial në polici të një personi të tretë.

Mbi këtë martesë “të stisur” policia italiane ka nisur menjëherë hetimet, të cilat kanë detyruar avokatin italian të kërkojë rikthimin e detyruar në Itali të nënës së foshnjës.

Por bashkëjetesa e forcuar  e mospagesa e të gjithë shumës ka shkaktuar grindje mes dy çifteve.

Pas marrjes në pyetje nga policia italiane, nëna shqiptare ka rrëfyer tërë historinë, duke pranuar se ka marrë nga çifi homoseksual vetëm 5 mijë euro nga 70 mijë euro të premtuara.

Analiza e ADN së fëmijës ka vërtetuar atësinë e vërtetë.

1 komente në “Denoncohet çifti homoseksual, bleu 70 mijë euro një foshnjë shqiptare”

  1. Hitch Pharre says:

    Çfare mutin ligjesh keren europa kurve. Tu behet e ditur ktyre buragrave se nuk mun te behen prinder !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje