I madhi Robert Ndrenika përfundon në spital, shtyhet shfaqja...!

1 Shkurt 2017, 13:32Kulturë TEMA

Gjendja shëndetësore e Robert Ndrenikës dhe Arben Derhemit ka bërë që shfaqja “Mendohu Xhakomino” me regji të Milto Kutalit dhe pjesëmarrje të veçantë të Robert Ndrenikës do të shtyhet në datën 8 Shkurt.

Teatri i ka kërkuar ndjesë gjithë publikut që ka prenotuar bileta dhe ju premton se do të respektohen të gjithë. Biletat e prera për ditët: e premte, e shtunë, e diel (datë 3, 4, 5 Shkurt) janë të vlefshme respektivisht për ditët e javës së ardhshme (date10, 11, 12 Shkurt) shkruan ‘gsh’. Shkak i kësaj shtyrjeje janë shkaqe shëndetësore të aktorit të njohur, mjeshtrit të skenës, Robert Ndrenika dhe disa aktorë të tjerë të kastit të shfaqjes.

“Unë si përfaqësuese kryesore e institucionit, do t’iu kërkoj mirëkuptim të gjithë atyre që kanë prerë biletat, se ne do ti respektojmë të gjitha prenotimet që janë bërë dhe ato të spostohen në javën në vijim, përkatësisht ata që kanë blerë biletën për të premten do të shohin shfaqjen të premten që vjen.

Pra, premiera nuk do jetë në datën 2 shkurt sikurse ne e kishim lançuar por do të jetë në datën 8 shkurt, për t’i dhënë kështu mundësi jo vetëm Ndrenika por edhe disa aktorëve të tjerëve të stafit”, u shpreh Beqo.

3 komente në “I madhi Robert Ndrenika përfundon në spital, shtyhet shfaqja…!”

  1. Dorina says:

    sherim te shpejte aktoreve! Respekte pafund te madhit Ndrenika!

  2. ali vlora says:

    Sherim ta shpejte dhe force ju dhente zoti.

  3. ali vlora says:

    Sherim ta shpejte dhe force ju dhente zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje