Kreu i “Lega Nord” trondit Italinë: I mirëkuptoj ata që duan një Musolini të ri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

salviniKreu i “Lega Nord”, Matteo Salvini, një politikan kontrovers, ka shkaktuar debate të forta, pas një deklarate provokuese.

Ai ka thënë se i mirëkupton ata italianë, që kërkojnë një Musolini të ri.

“Nuk ju tremb fakti që italianët thonë se janë të gatshëm të votojnë një Musolini të ri”, e pyeti atë, një gazetar i Rai 3.

“Jo, i mirëkuptoj”, u përgjigj Salvini.

Megjithatë, më pas u përpoq ta zbuste deklaratën e tij, duke thënë se ai nuk është i prirur drejt njerëzve të fortë, por drejt ideve të forta.

Megjithatë, deklarata e tij e ka dhënë efektin, duke shkaktuar polemika të shumta në vendin fqinj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Kreu i “Lega Nord” trondit Italinë: I mirëkuptoj ata që duan një Musolini të ri”

  1. dash says:

    Ky shejtanbudalla eshte gati te shese edhe by..n per 5 vota me shume…

  2. WEB1 says:

    Ashtu si ka shkuar gjendja ne itali vetem nje mrekulli i shpeton ,kthimi gjoja i nje pushteti musolinian eshte vetem nje fantazi italiane. Por jep qarte pasqyren e nje vendi drejt nje katastrofe me permasa te frikshme, e nje vendi me deficitin me te madh europian mbas greqise ,me papunesine qe ka prekur shifrat e mbas luftes ,dhe me mbi 5 milion italiane te emigruar ne europe per te kerkuar pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *