Kur Stalini i dha ultimatum Titos: Tërhiqeni ushtrinë nga Shqipëria

1 Shkurt 2017, 01:10Dossier TEMA
Kur Stalini i dha ultimatum Titos: Tërhiqeni ushtrinë nga

Në 1939 Musolini rrëzoi nga froni Mbretin Zog dhe vendi u pushtua nga Italia duke e cilësuar detin Adriatik si të vetin- “Mare nostro”. Kjo nxiti më tepër jugosllavët për të krijuar lëvizjen e rezistencës kundër pushtuesve. Shefi i tyre u shpall mësuesi francez dhe zotëruesi i shumë tokave Enver Hoxha, por që deri në ato momente ishte i panjohur.

Sipas pasqyrës jugosllave Hoxha krijoi në 1943 “Lëvizjen Nacional Çlirimtare,” që në 1944 çliroi Tiranën. Ashtu si edhe në Jugosllavi, edhe në Shqipëri kishte kolaboracionistë, të cilët vetë regjimi fashist gjerman kishte krijuar një division “Skenderbeg” me shqiptarë të rekrutuar.

Por kolonizimi i Shqipërisë nga Jugosllavia ishte paraprogramuar. Lënda serbo-kroate ishte e detyrueshme në shkollat shqiptare. 1500 shqiptarë kishin studiuar në gjimnazet dhe shkollat e larta jugosllave. Mbi njëzet traktate ekonomike ishin nënshkruar mes dy vendeve.

Me Shqipërinë Jugosllavia kishte krijuar organizatën famëkeqe “Njësitë e përbashkëta ekonomike”, që nuk ishte imponuar as nga Rusia.

Për këtë Beogradi financonte gjysmat e shpenzimeve qeveritare të Shqipërisë, ndërsa Shqipëria duhet të transportojë pasuritë natyrore në Beograd për t’u përpunuar atje, thoshte Enver Hoxha. Partia komuniste jugosllave ishte përfaqësuesja e partisë komuniste shqiptare në Konferencat Ndërkombëtare – gjithashtu kjo ndodhi edhe në 1947, gjatë krijimit të “Kominform”, Aleancës së partive komuniste europiane.

Kushtetuta shqiptare ishte një kopje e Kushtetutës jugosllavë. Thuajse ngjashëm si në Beograd edhe Tirana organizonte zgjedhje me fitimin e mbi 90 përqind të votave.

“Më kërkesë të Shqipërisë,” jugosllavia në fillim të 1948 do dërgonte aeroplanë luftarakë dhe trupa tokësore në Shqipëri. Megjithatë kjo u mor vesht nga Stalini, i cili, ishte informuar nga shefi i partisë Enver Hoxha. Për ndërhyrje ushtarake ai në bllok ndjehej i vetëm. Stalini i dha ultimatum Beogradit, për t’u tërhequr nga Shqipëria dhe ftoi klikën komuniste jugosllave në Kremlin. Ata shkuan në janar 1948.

“Çfarë do thoni për rastin e Shqipërisë? Ju nuk na keni konsultuar për marshimin e armatës suaj në Shqipëri! Ju nuk na konsultoni fare! Ky nuk është gabim që u ka ndodhur juve, por është politika juaj – po, politika juaj!,” u tha Stalini jugosllavëve.

Një muaj më vonë, shkurt 1948, partia komuniste sovjetike KPdSU do sulmonte publikisht partinë komuniste jugosllave dhe do fillonte bllokada ekonomike. Brenda natës Jugosllavia nuk mori më naftë nga Rusia.

Këtu do vinte edhe prishja e marrëdhënieve mes Hoxhës dhe Titos. “Antimarksist, nacionalist, agjent i imperializmit, një kalë troje në kalanë e socializmit,” ishin disa nga emërtimet që zgjodhi Hoxha për Titon.

Më pas me bekimin e Stalinit në Shqipëri do stacionoheshin rreth 100 oficerë bullgarë, duke treguar edhe njëherë se shqiptarët shikoheshin nga Stalini si miq të rangut të dytë./Bota sot

Shenim: Për përpilimin e këtij shkrimi është shfrytëzuar artikulli i Der Spiegel, „Genosse, wir wollten euch erledigen“ – botuar në 14.01.1985.

17 komente në “Kur Stalini i dha ultimatum Titos: Tërhiqeni ushtrinë nga Shqipëria”

  1. stopkan ibale says:

    Po afron 20 shkurti dhe Gazeta Tema PO VRAPON te gjeje material per te “nxire” Enverin por ai me shume po shkelqen.Ky qe po lexojme sot eshte ndoshat materiali me kontraversal jo vetem i pa sakte por dhe perkthimi duhet te jete bere ndonje tip Kaloci apo ai pellumb kurva i marikes.

    Tre jane kategorite te cilat po bejne terrorizem mediatik dhe qe nuk kane te drejte te zene ne goje Enver Hoxhen
    ..
    _Asnje lloj qytetari amerikan qe nga presidenti dhe deri te pastruesi me I thjeshte nuk kane te drejte te denigrojne Enver Hoxhen se ishte Anglia &Amerika qe pruri ne pushtet ne 1944 dhe me vone Curcilli me Ruzveltin na shiti te Stalini dhe Tito…..Dhe nqs Enveri paska qene kaq I tmerrshem

    -Asnje lloj turbo komunisti te tipit Kadare-Berisha-Stefani dhe cdo lloj hajvani nuk kane te drejte morale ta shajne Enverhoxhen se jo vetem nuk jane te besueshem por eshte veprim kanibal nga nje boleferkues I tij te behet ne nekrofage per cerek shekulli…jane kthyer ne Drakula

    -Asnje lloj ish fashisti,ish zogisti,ish diversanti te tipt xhaferrdeva apo hamit matjani qe ne vend te dorezoheshin ne gjyq per krime lufte u aktivizuan ne akte terroriste…Ne kete maskarade futen dhe ato ARMIQ KLLASE si pellumb kulla qe ai xhaxhi I mbajti ne pellmbe te dores….Pa harruar ketu dhe ish te perndjekur qe u bene Spiuna te shokeve te tyre si Kasaruho apo artan hoxha ai presidenti 12 oresh…

    Te gjithe keto ndyresira qe permenda me lart pra kane konflikt interesi pasi jane pale kundershtare

    Pra duhet nje pale e trete asnjanjese qe nuk eshte pershire ne konflikt ose nuk eshte i paguar si ky Stefani qe vetem nje budalla nuk e kupton.
    Pra ndiqni albitrin e Enverit::

    Indro Montaneli = analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen

    20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:

    1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
    2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
    3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
    4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
    5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
    6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
    7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
    8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
    9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
    10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
    11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
    12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
    13-në publik shfaqej rrallë
    14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
    15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
    16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
    17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
    18-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
    19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
    20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme
    ***
    Para disa muajsh zoti Obama u pajtua dhe vizitoi Kuben dhe eshte poshtrues qendrimi qe po mbahet nga disa kapterra te dipllomacise amerikane qe merren me shqiperine.
    .
    Fidel Kastro ne 1961 I drejtoi rraketat me mbushje berthamore per rrashimin e Washingtonit kurse Enver Hoxha si Garip perzuri flloten ruse qe eshte akti ndoshta me historic ne konfliktett boterore…
    .
    Pra pse ky kanibalizem cerek shekullor me Enver Hoxhen..

    1. u dhim tu qesh says:

      Njohurite e Der Spiegel per Shqiperine paskan qene si njohurite e Muhamutit per Revolucionin Francez ? ? ?

  2. Loqidhja says:

    Shqiperia do behet kur te vdesi dhe komunisti i fundit ne Shqiperi

    1. ec aty says:

      Vdis qe te bihem rehat o Loqe ? ? ?

  3. Lungara says:

    Shkrim paçavure !
    Mblidhni plehëra në Perëndim dhe I ricikloni ti konsumojnë shqipëtarët .
    Kjo temë është trajtuar në shtypin shqipëtar dhjetëra herë , në mos qindra herë mbi bazën e materialeve autentike zyrëtare !
    Shqipëtarët dinë më shumë sot për këto ngjarje , se sa ky karabushi
    Perëndimor !

  4. kombi says:

    Na ishte nje here !! Uroj qe dhe Putin si mendjendritur qe eshte , mos ti shkoj mbrapa orekseve te Serbeve zullumqare , por te merret me ndarjen e kufinjve ,te shpalle Kosoven e pavarur ,te njejte gje duhet te bej ne Mal te zi ,si edhe ne Maqedoni . Perse te formojne keto shtetin e tyre me popullsine dhe tokat Shqipetare ??? Perse duhet te jene Shqipetaret te denuar ,duke ju nenshtruar te huajve . AMERIKA , RUSIA DHE EUROPA DUHET TE NDALEN DHE TE KORIGJOJNE GABIMET E DISA AMBASADORVE NE ANGLI, QE VENDOSEN DUKE PIRE CAJ , PADREJTESISHT TE NDAJNE SHQIPERINE .

    1. tralala zura nje gale says:

      Sa klase shkolle ke mor DERDIMEN ?

  5. Albani says:

    Kjo ishte atehere,ndersa neser titulli do te jete;
    Kur Putini i dha urdher Nikolicit te marshoje ne Shqiperi.

  6. Messerschmidt says:

    Mos perhapni mashtrime …kot !

  7. Moisi Golemi says:

    Shkrim per injorantet e Evropes. Cudi si botohet ne gazete “shqiptare”.

  8. Epo kjo pune! says:

    per kete dhe faktin se u vuri gjoksin ushtrise naziste i duhet hequr kapelja. Ne partneritetin me perendimin e ne rradhe te pare me SHBA e kemi por ca gjera te historise ti respektojme me mirenjohje sepse na japin dinjitet. Asgje nuk eshte bardhe e zi.

  9. ./ says:

    QE nga viti 92 ne SHQIPTARET kemi filluar te mesojm historin ton nga te huajt , qe nuk e kishin as shancin te shkelnin ne token SHQIPTARE ne ato vite te mbas luftes dyt botrore ne vendin ton , politikanet dhe gazetaret legena SHQIPTAR sot bejn pakt edhe me djallin vetem qe te shajn pak ish udheheqsin e tyre qe e rriten e duartrokiten i lepin bythen si pak te tjer, sot ka 25 vjet jemi ne demokraci kujt nuk i kemi falur mender bythen kto 25 vjet ne SHQIPTARET pra politikanet qe na drejtojn kto vite demokracie edhe agjent te sherbimeve te huaja jan ber per ti ber qefin fqinjve tan dhe luftojn kunder interesave komtare dhe askujt nuk i ben pershtypje , po çfar prisni ju o te pa udh te thot de shpigel per armikun e vet te asaj kohe fjal te mira,po ju o te pa udhe duht te ndieni krenar per ate burr shteti qe patem per fat te kishim udheheqes ne ato kohe te veshtira , ai ishte i vetmi burr qe per interesat e veta komtare i çfrytezoj te ter , nga jugosllavet deri tek rust e kinezet , e çfar mund te bente vetm ai ne ato vite te veshtira , pra ishte i detyruar te mbeshtetej nga vendet aleate , ju jeni gati te çoni dhe grat tuaja sot tek ambasadori amerikan per ti ber pak qefin amerikes , e nuk duhet te harrojm qe kushtet e atehershe me sot nuk jan njelloj , ju po i lepini bythen grekut jugosllavit bile edhe mali zi dhe maqedionia na bejn presion ne dhe politikaneve tan sot , si nuk ju vjen pak turp qe shkelni me kemb historin e lavdishme te te parve tuaj , vetem qe ti beni qefin gazetes de shpigel , po sa gjera shkruajn njerezit sipas imagjinates tyre ne ter boten , mos naj servirni ne si te vertet , se naj bet historin mut duke degjuar te tjeret , sa qe sot po na vje tup per t cilet jemi , nuk e kuptoj si nuk ken pak ndjenj komtare dhe ta mbroni me çdo mjet historin e te parve tuaj , qe femijet tan te ndjehen krenar qe jan SHQIPTAR , jo per snobizem por ta ken vertet per krenari prejardhin e tyre , po me kto shkrime qe mblidhni neper kazanet e plerave te europes na shperfytyruat si komb o te pa udh , po si nuk del nje burr dhe te ver çensur te hekurt per problemet komtare dhe çeshtjet dhe mbrjtien e historis ton , qe rrugaç ordiner te çfardolloj natyre mos guxojn te ven dor dot mbi interesat tona komtare dhe mbi historin ton me te mirat dhe te kqiat e veta , ne historin e kemi ber vet , por nuk e kan ber lepirsa bythe si ky qe servir kte artikull , por burra qe e kan dashur dhe kan sakrifikuar per kte vend e kte komb. ky shkrim tregon nje histori nyl dhe krejt e pa vertet , se ushtri jugosllave nuk ka hyr kurr ne kte vend , ushtria jon partizane hyri ne jugosllavi per çlirimin e saj , por ata kurr nuk kan patur ushtar tek ne, atehere nuk ishte si sot qe ne jemi hapur bythesh fare nuk ka ngelur kask blu dhe forca te huaja pa hyr tek ne kto 25 vjet.ne at koh kishte çeço biçak .

  10. anila says:

    Tema, gjeni historiane shqiptare qe te shkruajne per kete ceshtje. Gjermanet nuk i njohin marredheniet e Stalinit me jugosllavine dhe Shqiperine.
    Kjo puna e 100 bullgareve i ve kapak besueshmerise se ketij artikulli.

  11. enter"" says:

    Nje artikull I shkruar ne menyre skandaloze, asgje nuk merret vesh. Sju vjen turp qe nuk dini te perdorni mire gramatiken?

  12. ..... says:

    SHQIPTARET duhet te ndihen krenar per ate burr shteti qe na dha dinjitet si komb , edhe FRANSUA MITERRAN kur mori vesh vdekjen e HOXHES tha: me vjen keq qe nuk i dhesh sikur nje her te vetme doren atij burri shteti. nuk mund te hedhim posht at burr shteti per ti ber qefin te persekutuarve dhe ish tradhtarve te vendit.

  13. xyz says:

    Po e kujte eshte Tema, e plakut MERE,atehe…

  14. demok says:

    Ky shkrim eshte aq i vertete,sa ishte e vertete saga e Indro Montanelit per vdekjen e Enver Hoxhes,qe tani enveristeve ka filluar tu pelqeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje