“Mediu e Basha ‘binjakë politikë’ të republikanëve në SHBA dhe aleatë të Trump? Qesharake. Këta politikanë kanë mbetur UFO”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

basha mediuIsh-ambasadori shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa, ka dhënë një intervistë për gazetën Dita, ku flet gjatë për zgjedhjen e Donald Trump, si president i amerikanëve.

Mes të tjerave ai flet edhe për entuziasmin e disa politikanëve në Shqipëri, për zgjedhjen e Trump.

Ja si përgjigjet Tarifa:

Sa dhe si do të ndikojë kjo zgjedhje e amerikanëve në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA?

Për të mos rënë në vorbullën e spekulimeve kaq të zakonshme në mediat tona, dëshiroj të them shkurtimisht këto: (1) Amerika ka qenë dhe do të mbetet e interesuar për rajonin e Ballkanit (kryesisht) dhe për Shqipërinë, si pjesë e tij; (2) Shqipëria nuk është as në radhën e parë, as në të dytën, as në tretën në radarin e politikës së Uashingtonit; (3) ajo çka i ka interesuar çdo administrate amerikane në raportet e saj me Shqipërinë (dhe unë besoj se ky mbetet interesimi edhe i administratës Trump) është forcimi i sigurisë dhe konsolidimi i demokracisë në vendin tonë dhe paqja e stabiliteti në Ballkan.

E djathta shqiptare, e përfaqësuar nga PD, është entuziazmuar nga zgjedhja e zotit Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Sa i justifikuar është entuziazmi i tyre?

Nuk e kuptoj pse ndonjë parti politike shqiptare, ose politikanë të veçantë që e quajnë veten “të djathtë” duhet t’i entuziazmojë zgjedhja e z. Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë!! A thua se ata janë “binjakët politikë” të republikanëve amerikanë (qesharakë, politikanë sharlatanë, si Fatmir Mediu), apo, mos vallë, tani që president është z. Trump, “të djathtëve shqiptarë” do u hapet dyert e Shtëpisë së Bardhë? Qesharake! Shumë qesharake! Disa prej këtyre politikanëve që përmendni ju kanë njëçerek shekulli që mbajnë mantelin e “politikanit të djathtë”, por kanë mbetur UFO të politikës dhe gënjeshtarë të paskrupullt të publikut shqiptar në lidhje me marrëdhëniet e tyre me Uashingtonin zyrtar.

Kryeministri Edi Rama është shprehur hapur kundër zgjedhjes së Trump-it. A do të ndikojë kjo në të ardhmen e tij politike dhe të majtës që ai përfaqëson?

Aspak, nuk ka asnjë arsye që ta besoj këtë. Qeveritë shqiptare i zgjedhin vetë shqiptarët dhe fatet e partive politike në Shqipëri, si kudo tjetër, janë në duart e votuesve shqiptarë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në ““Mediu e Basha ‘binjakë politikë’ të republikanëve në SHBA dhe aleatë të Trump? Qesharake. Këta politikanë kanë mbetur UFO””

  1. Gjakovari says:

    Shqiptarë të nderuar, imagjinoni Shqipërinë po të udhëhiqej nga këta dy “demokrat – republikan” Trampista !…

  2. Conexio says:

    Ja dhe dy kolopucet e babi Saliut…
    Te parin Lulin e zhdepte ne dildo Argita aq sa Luli binte perdhe pa fryme. Luli I qahej per kete Gites dhe ju luste me aman qe heres tjeter Gita te ja bente me vibrator ne menyre me sensuale si fillim pastaj tek strap on dildo.
    Kurse tjetri Mediu Gerdecit qe ndermjeteson mes lobisteve tere epsh te washingtonit dhe Lulit. I kane bere oferte si pakete lobingu 15000 $ muaji plus Lulin .
    Luli tashme perdor pseudonimin qe kishte ne Hollande “Smoth ass” (bytha e lemuar)

  3. Adi says:

    Po po ne ate krah fli ti se jane UFO.
    UFO e kaluar UFON jane albanistanet arabik qe I durojne keta vrases dhe hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *