PD i kthehet rrugës, më 18 shkurt rinis protestat

berisha-bashaOpozita do t’u kthehet protestave.

Ky është vendimi i marrë nga Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur këtë të mërkurë.

Protestat nisin më 18 shkurt dhe qëllimi janë “zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, raporton TCH.

Sipas Partisë Demokratike, identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik janë kushtet minimale për zgjedhje të lira.

Çështja e zgjedhjeve u theksua edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e mbajtur gjatë pjesës publike të mbledhjes së Kryesisë.

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë potencuar si kusht i panegociueshëm për integrimin e vendit, por duket se Rilindja e 1 prillit ka vetëm një qëllim: të ruajë me çdo kusht gjendjen aktuale, të ruajë status quo-në, ta mbajë të pandryshuar për t’u pasuruar”, ka akuzuar Basha, Qeverinë.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “PD i kthehet rrugës, më 18 shkurt rinis protestat”

  1. Moni says:

    Po viti, ne 18 shkurt te cilit vit? Se sikur e kishim lene ne janar te vitit….. Viti nuk me kujtohet.

    1. Drini says:

      Sigurisht vettingu dhe CEZ i akne vene ne levizje te gjhithe hajdutete dhe kriminelet per te shpetuar kokat. Ju erdhen ne ndihme dy ministrat e LSI. Duket nje afere qe bie ere. A eshte Meta qe ka frike se mos e ze vetingu dhe perfundon ne burg dhe nuk i intereson pastrimi i drejtesise. Eshte e pabesueshme qe Meta dhe LSI (ministrat e saj) te sulmoje qeverine per kanabisin dhe gjoja vjedhjen e votave pa asnje fakt te paraqitur per mediat apo prokurorine.

  2. Shqiptar says:

    Rruga eshte Habitati Natyral i SHQUP-it.

  3. Shufra says:

    Demostrata per te shpetuar Zen hajdutin ky muhabet se po rreshket ne hekura snobi i malesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *