PD sulmon Tavon pas deklaratave në mediat greke: Eshtë i pasinqertë dhe abuzues!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

roland-bejko-350x249Partia Demokratike e Gjirokastrës ka reaguar menjëherë pas akuzave që deputeti i LSI-së së këtij Qarkut, Vangjel Tavo, ka bërë ndaj Policisë së Shtetit në mediat greke.

“LSI dhe deputeti i saj në Gjirokastër Vangjel Tavo, nuk tregon sinqeritet në lidhje me akuzat e ditëve të fundit në adresë të Policisë së Shtetit.

Kjo, pasi deputeti i LSI është i vonuar në një kohë kur vetë PD, ka denoncuar aferat e kultivimit të kanabisit që në zanafillën e vet ndërkohë që Tavo dhe LSI kanë heshtur”, është shprehur në një konferencë për shtyp kreu i PD për Gjirokastrën, Roland Bejko.

Sipas tij “Tavo dhe LSI përveç këtyre denoncimeve, duhet të denonconte edhe abuzimet me detyrën të të besuarve të vet dhe të LSI-së në drejtim të institucioneve në Gjirokastër si në Spitalin Rajonal, Ujësjellës, apo dhe Bashkinë e Gjirokastrës e cila nuk e ka kontrollin e qytetit për pastrimin, kanalizimet dhe shërbimet e tjera ndaj komunitetit”.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “PD sulmon Tavon pas deklaratave në mediat greke: Eshtë i pasinqertë dhe abuzues!”

  1. Lunxhëri says:

    Sa qesharake eshte qe numri 1 i Lazaratit te flase per kultivim kanabisi ;D
    Ndersa ai plera greke te flas per bastisje ne Dropull apo mbjellje me kanabis,kur deri para 3 vitesh cdo nate u kalonin plumbat mbi koke nga 12.7 i Lazaratasve. Te dy hipokrite e mashtruesa te ndyre,nje m… do merrni ne Gjirokaster funderrina,ndajeni bashke e ju befte mire.

  2. ..... says:

    NUK esht abuzus esht thjesht antishqiptar i deklarum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *