Përkthimi në shqip i veprave të letërsisë botërore, hapet thirrja për aplikime

Edhe këtë vit Ministria e Kulturës, në mbështetje të politikave të saj ndaj librit dhe vëmendjes së shtuar për cilësinë me të cilën ai shkon tek lexuesi, ka hapur thirrjen për aplikime për përkthime letrare nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe.

Fondi për Përkthimin Letrar (FPL) është kthyer tashmë në traditë, ku përgjatë këtyre tre viteve janë mbështetur dhjetëra  botime; 11 në vitin 2014, 18 në vitin 2015 dhe 12 në vitin 2016.

Disa nga përkthyesit më të mirë të mbështetur nga FPL janë emra si Zef Simoni, Edmond Tupja,  Afrim Koçi, Klara Kodra, Piro Misha, Bajram Karabolli, Romeo Çollaku, Agron Tufa, Rudi Erebara, Ben Andoni, Ledia Dushi, etj.

Ndërkohë përmes këtij programi të Ministrisë së Kulturës në gjuhën shqipe janë sjellë  cilësisht autorë të rëndësishëm si, Umberto Eco, Milan Kundera, Osip Mandelshtam, Odiseas Elitis, Stefan Zweig, Luigi Pirandello, Carlos Fuentes, Paul Celan, Joseph Conrad, Roberto Bolaῆo, Kenzeburo Oe, Melville etj.

Përvoja e deritanishme ka dëshmuar se Fondi, përveçse një ndihmesë e drejtpërdrejtë për përkthyesit dhe shtëpitë botuese, është edhe një tregues vlerësimi për përkthimet më të mira. Fondi për Përkthimin Letrar (FPL), edhe këtë vit, do të nxisë dhe mbështesë financiarisht përkthime të arrira të veprave të rëndësishme të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe.

Fondi i përkthimeve letrare i krijuar nga Ministria e Kulturës kap vlerën 2 milionë lekë për vitin 2017 dhe mbështet përkthime me cilësi të lartë të letërsisë së huaj.

Afati i fundit i aplikimit për FPL është data 28 shkurt 2017, ora 14.00.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *