Rama: Një ministër s’mund të bëjë opinionbërësin. Për shkarkimin, negociova me Metën. Ku ndryshon Manjani nga Koka....

1 Shkurt 2017, 21:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” më ora news është shprehur se përse ka bërë shkarkimin e Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë. Ai tha se është konsultuar me Metën, ndërkohë që akuzoi se është shkelur kodi i etikës nga Manjani.

Rama bën dhe dallimin mes ministrit Koka dhe ish-ministrit Manjani.

Ka pritshmëri të madhe për këtë intervistë. Të hënën shkarkuat Ministrin e Drejtësisë.Si është e vërteta e shkarkimit?

Nuk mund të ekzistojë një qeveri serioze në botë nëse një Ministër nuk respekton skuadrën, rregullat dhe mbi të gjitha detyrat. Detyra e Ministrit është të bëjë të gjithë detyrat që mbulon portofoli i tij dhe jo të bëjë opinionbërësin, opoiniondhënësin apo opiniontjetërsuesin e qeverisë. Nuk ka asnjë problem ta bëjë këtë jashtë rradhëve të kabinetit qeveritar.

Pra, kush do që të bëjë opozitë me qeverinë, të kritikojë qeverinë apo të ngrejë pikëpyetje mbi qeverinë, duhet ta bëjë jashtë radhëve të qeverisë.

E ka të ndaluar të flasë për median një ministër, pa leje…?

Qeveria shqiptare ka një kod etike të miratuar me konsensus që përcakton marrëdhëniet e çdo anëtari me kabinetin e publikun. Çdo ministër ka të drejtë të komunikojë me publikun, por me detyrën e tij ti shërbejë publikut përmes punës së qeverisë.

Manjani po pengonte reformën…?

Zgjedhja e Ministrit të ri do forcojë dhe përmirësojë marrëdhënien e qeverisë me Kuvendin dhe do jetë një nxitje mjaft e nevojshme për të çuar përpara reformën në drejtësi.Me rëndësi është çfarë qeveria prodhon për të mirën publike.Një nga të mirat e mëdha që kjo qeveri ka detyrimin të prodhojë për qytetarët është një drejtësi e re, e drejtë që kalon përmes zbatimit të një reforme që në pjesën më të madhe të saj është shkruar në letër por duhet kthyer në realitet.

Për ta kthyer në realitet duhet të nxitojmë për të zbatuar ligjin e vettingut që është filtri për të kaluar nbga një turbullirë e jashtëzakonshem e një uji të ndenjur dhe qelbur prej 20 e kusur vitesh në rrjedhën e pastër të një drejtësie që i shërben të gjithë qytetarëve dhe nuk e lë njeriun e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendin në mëshirën e një tregu ku drejtësia është një mall që shitet ose blihet.

Ishte dakord Ilir Meta për shkarkimin e Manjanit..?

Sigurisht që shkarkimi u ekzekutua pasi u dakordësuam me bashkëkryetarin e koalicionit qeverisës.

Ka pasur akuza për hashashin etj. Ka pasur dhe akuza të tjera nga Koka, Tavo..?

Nuk marr seriozisht burrat me kostum që flasin pas pilafit, por dhe gjatë pilafit në politikën tonë. Di dhe të bëj dallimin mes një Ministri që në mënyrë të përsëritur ka shkelur kodin etik të qeverisë dhe ka shkelur kontratën tonë me publikun dhe të një Ministri që ka të drejtën dhe ai të bëjë një gabim, jam i bindur që nuk do përsëritet dhe uroj që bindja ime të provohet në realitet pasi në rastin e Ministrit tjetër mendoj se bëhet fjalë për një anëtar kabineti që ka qenë gjatë gjithë kryerjes së detyrës një pjestar skuadre që ka respektuar skuadrën, pozicionin e tij në raport me detyrën dhe publikun.

Po deklaratat e Tavos?

Deputetët janë të lirë të bëjnë deklaratat e tyre, mos kërkoni nga unë që të mbaj qëndrim dhe për deklarata deputetësh. Nuk kanë një kontratë me publikun si anëtarë të kabinetit të kësaj qeveri.

Ministrin Koka e keni falur, keni komunikuar me të pas intervistës në Ora News?

Nuk fola për falje, fola për drejtën që çdo njeri ka për të gabuar njëherë.

Çfarë nuk funksion në koalicionin PS-LSI…?

Është një problem që nuk e konstatoj, mendoj se koalicioni ka funksionuar më së miri pasi shikoj strukturën e plotë dhe nuk i lejoj vetes të humbas në detaje të papërsosura, difektoze apo në detaje të shëmtuara që mund të ketë një tablo e madhe e një pune të madhe për të bërë disa reforma që janë produkt i këtij koalicioni dhe pa këtë koalicion nuk do të ishin bërë dot kurrë siç nuk u bënë në 20 e kusur vite.

Ndarja jo detaj..?

Nuk shoh asnjë lloj ndarjeje…

Por akuzat për korrupsion dhe trafiqe…?

Nuk ka ndodhur asnjë tragjedi, është shkarkuar një ministër dhe nuk ka ndonjë traumë.

Ka kërkuar komuniteti ndërkombëtar largimin e Tahirit…?

Sëpari nuk marr kërkesa, urdhëra, porosi nga partnerët ndërkombëtarë për qeverinë dhe ministrat. Asnjëherë nuk më ka kërkuar askush dhe asgjë për ministrin e Brendshëm…

Do jeni në koalicion me LSI…?

Për në nuk është diskutuar asnjëherë çështja e mandatit. Për ne koalicioni është strategjik dhe shkon përtej Edi Ramës, Ilir Metës dhe është në funksion të reformave të mëdha.

7 komente në “Rama: Një ministër s’mund të bëjë opinionbërësin. Për shkarkimin, negociova me Metën. Ku ndryshon Manjani nga Koka….”

  1. ALBAN DEGA says:

    Opinione :

    “ … MANETE NUK PO HA MA TE LENA E LEH TE PRENA ! “

    – Per nje plesht s’digjet jorgani
    – As te humbur e as te mundur… as dje, as sot, as mot !
    -Vetem Ylli Manjani shkarkoi Ylli Manjanin…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shkarkimi i vonuar i Ylli Manjanin nga dyshja Rama- Meta , Meta- Rama ka shkaktuar nje termet mediatik ne Shqiperi. Politikane e analiste, lexues e shkarrashkrues bejne edhe hetuesin edhe zbuluesin, edhe prokurorin edhe gjykatesin, edhe robin edhe zotin e se vertetes.
    “ Humbet Ilir Meta” eshte titulli i kryeopinionistit te oborrit Blendi Fevziu.
    “ Ilir Meta nenshtrohet “ komenton pa fakte por me opinione Ben Blushi i librave qe i shkruan dhe lexon vete. “Edi Rama eshte me i frikesuar… Ilir Meta eshte me i nenshtruar” ferkon duart Macoku qe pret te perfitoje nga kacafytja e luaneve te politikes shqiptare me shume se nga loja e minjeve qe mezi presin te perfitojne ndonje kacidhe nga perplasja e tyre.
    “ Ylli Manjani personi me i kercenuar e rrezikuar …” hedh alarmin “Qytetari dixhital” qe i shkruan vetvetes Xhejms Bondi shqiptar, Sali Berisha.
    “ Edi Rama peng i krimit.Ilir Meta peng i tij” deklaron nenkryekrimineli i Shqiperise kreu de jure i PD-se Lulezim Basha, mbi te cilin rendojne akuza qe shkojne nga vjedhja e mbi 500 milione eurove te Auostrades se kusarise se Kombit e deri tek tradhetia ndaj Atdheut me Otranton e spiunimet e luftetareve te lirise se Kosoves, UCK-se, nga prodhimi dhe tregtia masive e drogave me lulezimin e Republikes eskobariste te Lazaratit e deri tek krime te mirefillta kunder njerezimit, sic ishte ekzekutimi me urdherin e Berishes i 4, arrestimi e torturimi i qindra protestuesve paqesore…
    Si gjithnje beteja , kacafytje, ndeshje demash. Humbes dhe te fituar. Triumfues e te nenshtruar. “ O me ne o me armikun e kllases… “, thoshte Qofgtelargu. “Rruge te mesme nuk ka “ !
    Kjo mendesi sa vrastare edhe barbare qe i shkaktoi aq shume deme shqiptareve dhe Shqiperise per gjysemshekulli diktature katrahure dhe demokraci me mendesi 24 karat komuniste te Sali Berishes dhe “Cetes se tij te gangstereve” te “ kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit“ vazhdon akoma.
    Ylli Manjanin nuk e shkarkoi as Ilir Meta e as Edi Rama, as PS e as LSI-ja. Ylli Manjanin e shkarkoi vetem Ylli Manjani.
    Jo nje por me dhjetra here ne kete nje vit e gjysem qe u emerua minister i Drejtesise.
    Ne cdo hap e ne cdo akt te tij ai veproi me shume si protagonist mediatik se si anetar i nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike me mbi nje milione vota te shqiptareve.
    Me shume se anetar qeverie dhe minister me peshe te vecante si ai i Drejtesise ne nje vend me nje drejtesi jo vetem te korruptuar por edhe krejtesisht te rrenuar deri ne anti- drejtesi te mirefillte si tellall opozite.
    Me shume si zedhenes i opozites rrenuese te kesaj drejtesie dhe te krejt shtetit shqiptar se si anetar me peshe te vecante ne qeverisjen e pozites.
    Jo vetem si tellall por edhe si shpatar i kesaj opozite dhe kapterr Nishanit. Sa here iu desh nje vote e Manjanit, ai vrapoi si nje ushtar i tij dhe ia dha voten KLD-se – lexo Keshillit te Larte te ( Degjenerimit te) Drejtesise se Nishanit. Pothuajse ne te gjitha rastet vota e tij shkoi ne favor e perkrah SHQUP-it dhe Nishanit per blindimin e gjykatave dhe prokurorive me fanatike te PD-se dhe opozites.
    Me e keqja e te keqijave eshte se ai doli hapur ne media duke shprehur mendimet e tij sikur te ishin ato te babait te drejtesise boterore e drejtesiberesit te padiskutueshem, fjala e te cilit jo vetem duhej te zbatohej e jo diskutohej, sikur te ishte Zeusi , mbreti i mbretave te drejtesise boterore, nje mentalitet tipik bajraktari Mirdite e jo juristi e sherbetori publik i nivelit gati me te larte.
    Ne kete menyre ai iu kundervu jo vetem politikes se partise se tij , LSI-se, qe e emeroi ne ate detyre, por edhe te aleatit te saj PS dhe partive te tjera te koalicionit qeverises.
    Nje bajraktarizem i tejskajshem dhe protagonizem absurd qe e coi ne shkarkimin e pashmangshem dhe teper te vonuar te tij ne saje te politikes zemergjere te liderit te LSI-se dhe bashkekryetarit te qeverisjes shqiptare Ilir Meta “ Qetesi dhe dashuri”
    Pse!? Sepse Ylli Manjani jo vetem shkeli etiken e bashkeqeverisjes, por edhe politiken e LSI-se dhe koalicionit me te suksesshem qeverises ne historine e Shqiperise.
    Reformat jetike per te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise si ajo e Energjise , e Sherbimit Shendetesor ( migjithe te metat e saj ) te Arsimit ( megjithe kufizimet e saj ), Reformes se Policise dhe arritjet e medha te saj, Reforma Territoriale me kryereformen e te gjithave Reformen ne Drejtesi , vec e vec e ne teresi perbejne nje revolucion te vertete per Shqiperine e shqiptaret.
    Secila e per me teper te gjitha se bashku do te mjaftonin per te futur me shkronja te arta emrin dhe vepren e kesaj qeverine e sotme dhe bashkekryetaret e ketij koalicioni Rama- Meta, Meta- Rama!
    Ai shkeli jo vetem rregullat me elementare te politikes por edhe te etikes.
    Ai donte te kishte fjalen dhe vulen e fundit, por edhe te bente ligjin duke henger ne grazhdin e qeverise e duke lehur ne oborrin e opozites.
    Si duket Ylli Manjani nuk e ka lexuar kurre historine mirditore te Lenes e Prenes.
    Pasi u lodh me qenin e saj qe hante ne shtepine e saj e tere naten shkonte e lehte tek oborri e prane kasolles se bagetive te Prenes derisa pasi i ra ujku dhe ai hengri krejt dhite e derrat e saj, Lena e humbi me ne fund durimin.
    – Manete , nuk po han ma te Lena e leh te Prena. Rroki pushken dhe ia rrasi sa plumba kishte qenit te saj.
    Besoj se sot Ylli Manjanit duhet ti jete kujtuar kjo histori filozofike e popullit te vendlindjen e the se tij. Jo vetem kujtuar por edhe ishalla ka nxjerre nje mesim shume te vlefshem.
    Prandaj ne vend qe ti beje karshillek jo vetem Rames. por se pari Ilir Metes, do bente mire te kerkonte falje te dyve dhe se pari popullit qe i ka dhene besimin partive te tyre dhe atyre vete.
    Uroj qe pesimi ti behet mesim … Jo vetem atij por edhe shume te tjereve , Qofshin politikane apo jo. Qofshin edhe deputete apo ministra si te PS-se edhe te LSI-se, si te pozites edhe opozites qe flasin me shume sa punojne per popullin qe i ka vendosur ne ato karrike te perkoheshme…..
    Populli nuk ushqehet me llogje Kavaje e pallavra Sopoti… Fjale pak e pune shume, thote Sorvani. Me pak fjale … eshte koha per aksion, is the tha edhe Presidenti i ri amerikan Trump fill pas betimit !
    Askush nuk ka humbur dhe askush nuk ka fituar ne kete “beteje”.
    Te gjithe jane te fituar. Me se shumti politikani i Qetesi dhe Dashuri, Ilir Meta!
    Jo rastesisht ai eshte dhe do te mbetet per shume kohe percaktori i politikes shqiptare!
    Nuk thote kot sovrani : per nje plesht s’digjet jorgani!

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Duhet pranuar se ne kabinet ka ministra dhe zv/ministra te dobet,ne ndonje rast jashte profilit,per detyren per te cilen jane emeruar.

  3. ALBAN DEGA says:

    Jo vetem opinione :

    Eshte nje koalicion strategjik, sic e thote vete Kryeministri Rama qe ka hapur nje faqe te re ne historine e demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi!
    Ylli Manjani jo vetem shkelje por edhe dhunoi rregullat me elementare te politikes por edhe te etikes qeverisese e shtetberese.
    Ai donte te kishte fjalen dhe vulen e fundit, por edhe te bente ligjin duke henger ne grazhdin e qeverise e duke lehur ne oborrin e opozites.
    Si duket Ylli Manjani nuk e ka lexuar kurre historine mirditore te Lenes e Prenes.
    Pasi u lodh me qenin e saj qe hante ne shtepine e saj e tere naten shkonte e lehte tek oborri e prane kasolles se bagetive te Prenes derisa pasi i ra ujku dhe ai hengri krejt dhite e derrat e saj, Lena e humbi me ne fund durimin.
    – Manete , nuk po han ma te Lena e leh te Prena. Rroki pushken dhe ia rrasi sa plumba kishte qenit te saj.
    Besoj se sot Ylli Manjanit duhet ti jete kujtuar kjo histori filozofike e popullit te vendlindjen e the se tij. Jo vetem kujtuar por edhe ishalla ka nxjerre nje mesim shume te vlefshem.
    Prandaj ne vend qe ti beje karshillek jo vetem Rames. por se pari Ilir Metes, do bente mire te kerkonte falje te dyve dhe se pari popullit qe i ka dhene besimin partive te tyre dhe atyre vete.
    Uroj qe pesimi ti behet mesim … Jo vetem atij por edhe shume te tjereve , Qofshin politikane apo jo. Qofshin edhe deputete apo ministra si te PS-se edhe te LSI-se, si te pozites edhe opozites qe flasin me shume sa punojne per popullin qe i ka vendosur ne ato karrike te perkoheshme…..
    Populli nuk ushqehet me llogje Kavaje e pallavra Sopoti… Fjale pak e pune shume, thote Sorvani. Me pak fjale … eshte koha per aksion, is the tha edhe Presidenti i ri amerikan Trump fill pas betimit !
    Askush nuk ka humbur dhe askush nuk ka fituar ne kete “beteje”.
    Te gjithe jane te fituar. Me se shumti politikani i Qetesi dhe Dashuri, Ilir Meta!
    Jo rastesisht ai eshte dhe do te mbetet per shume kohe percaktori i politikes shqiptare!
    Nuk thote kot sovrani : per nje plesht s’digjet jorgani!

  4. albi says:

    Legen ! Nuk ta mban bytha qe te thuash se me koken nuk kruhesh dot. Vellai i tij e shau me liber shtepie ministrin e Jashtem dhe prape heshtet. Mos bej trimin kur nuk je i tille.

  5. ALPHA-DE says:

    Nje bravo mike, Kryeminister ! Kufirin te thana megallomaneve ,
    briboneve , sherrberes dhe sigurisht poltikberesve qe njeri i bie
    gozhdes ,te tjeret patkoit ! Ne nje qeveri serioze jo autoritarizmi,
    por AUTORITETI eshte i domisdoshem !
    Arroganca e prepotenca e atij qe u gremis ishin te padurueshme
    nE syrine ibteletualeve , ndersa per barinjt e dhive konsiderohet
    ”burreri ”trimeri”…..!!!

  6. kastriot says:

    Kur populli nuk di apo nuk do te gatuaje do detyrohet te haje dhe corbe.O vil o mbaj koshat.

  7. Bora says:

    Opinionistin?! Vetëm kryeministri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje