Shkarkimi i Donald Trump është i pashmangshëm

trump-22Trump është duke u përpjekur të qeverisë duke u bazuar mbi impulsivitetin, tekat, hakmarrjet personale, llogaritë private, dekretet- si të ishte zgjedhur diktator. Kjo nuk po funksionon dhe situata po i rrëshqet nga duart. Vetëm pas një jave!

Shkarkimi nga detyra po fiton terren, sepse është e vetmja mënyrë për ta larguar dhe pse një luzmë nga radhët e republikanëve janë duke e lënë vetëm këtë president; sepse ai është psikiatrikisht i paaftë për të verifikuar nëse diçka është e ligjshme apo e paligjshme përpara se të vendosë ta bëjë atë.

Shkarkimi po fiton terren, sepse është e qartë që Trump nuk është i përshtatshëm për këtë dëtyrë. Të rriturit që e rrethojnë, madje edhe më servilët dhe të përkushtuarit, e kalojnë kohën duke u përpjekur ta mbajnë nën kontroll, por nuk mund t’ia dalin.

Gjysmën tjetër të kohës e shpenzojnë për t’iu përgjigjur telefonatave nervoze të udhëheqësve republikanë, elitës së biznesit dhe udhëheqësve të huaj. Çfarë bëri Trump? I gjori Reince Priebus (shefi i kabinetit të Trump) ka arritur më në fund majën e pushtetit, por nuk sheh asgjë argëtuese.

Një gjë është të jetosh në realitetin tënd kur je vetëm një kandidat dhe gjithçka është vetëm fjalë. Mund të tallesh me njerëzit për një kohë të mjaftueshme madje derisa të të zgjedhin. Por kur përpiqesh të qeverisësh në të njëjtën mënyrë, pas këtij realiteti qëndrojnë faktet. Dhe realiteti të refuzon.

Njëri pas tjetrit, Trump ka lëshuar urdhëra impulsivë, që s’kanë kaluar në analizën e një stafi ligjor, strategjik apo politik, as të mbështetur në planifikime serioze. Në shumë pak kohë, një përzjerje presionesh politike dhe ligjore do ta detyrojnë të bëjë një hap pas, bashkë me realitetin.

Ndryshe nga diktaturat e ndryshme që Trump aq shumë i admiron, rrëmuja e ndërlikuar e kontrolleve ligjore dhe kushtetuese e tiranisë politike në Shtetet e Bashkuara ende reziston- nganjëherë mezi arrin, por reziston. Dhe sa më shumë që qëndrimi i Trump do të jetë i pamatur, aq më shumë do të bëhen të rreptë kontrollet.

Vetëm nga përpjekja e tij e çmendur për të dëbuar refugjatët në mënyrë selektive (por jo nga djepi i terrorizmit si Arabia Saudite dhe Egjipti, ku Trump ka interesat e biznesit) Trump ka zbuluar se sistemi amerikan është i pajisur me gjykata. Gjykata. Mendoni pakëz.

Sa më shumë çmendet, aq më pak gjykatësit konservatorë do të jenë të gatshëm për të vepruar si shërbëtorë të politikave të zakonshme republikane, siç kanë bërë shumë shpesh në të kaluarën. A ka ndokush dëshirë të vendosë bast që Gjykata Supreme do të jetë prostitutë e Trump?

Javën e kaluar, republikanët, që nga Mirch Mçonnell nxituan të shprehin mospajtimin e tyre me perspektivën Trump për Putinin. Ata ironizuan pretendimin e tij delirant për një mashtrim të madh elektoral.

Duhet të kuptojnë si ta rrëzojnë ObamaCare pa vrarë pacientët apo shpresat e republikanëve për t’u rizgjedhur. Është një situatë me të vërtetë e komplikuar dhe hollësitë nuk janë pika e fortë e Trump. Republikani Tom Mçlintock nga California foli në emër të shumë njerëzve, duke paralajmëruar:

“Do të ishte më mirë të pregatiteshim për të jetuar me tregun që kemi krijuar”, tha ai duke folur për shfuqizimin e planit të Obamës për shëndetësinë.

“Do të quhet TrumpCare. Republikanët do të duhet të japin llogari dhe do të gjykohemi në zgjedhjet e ardhshme në më pak se dy vjet”.

Senatori Lindsey Graham, duke ironizuar përdorimin histerik që Trump i bën Twitter-it, ka bërë një postim mbi një luftë të mundshme tregtare me Meksikën “mucho sad” (shumë të trishtë).

Edhe stafi i lartë i Trump u detyrua ta frenojnë atë nga kryqëzata qesharake kundër Meksikës dhe meksikanëve. Kryqëzatë në të cilën Trump një ditë detyroi presidentin meksikan të anullonte vizitën zyrtare dhe të nesërmen kaloi një orë në telefon me dredhira.

Trump ka propozuar rikthimin e torturës, por udhëheqësit kryesorë republikanë e hodhën poshtë këtë ide. Të mërkurën, Senatori John Thune, tha se heqja e torturës është një praktikë e vendosur dhe se republikanët në Kongres do të kundërshtojnë çdo përpjekje për ta rikthyer. Sekretari i Mbrojtjes është i të njëjtit mendim. Pasi e tundi fort politikën e tij të re të torturës, Trump pranoi kokëulur t’ua paraqesë çështjen këshilltarëve të tij të mbrojtjes.

Të gjitha këto kanë ndodhur në një javë të vetme! Një javë e mbyllur me gjyqtarët federalë që po nisin t’i vënë frena.

Dy javë më parë, në këtë hapësirë, duke u bazuar vetëm në atë që kemi parë gjatë tranzicionit, kam shkruar një pjesë, në të cilën, theksoja shkarkimin e kërkuar prej tij nga ana e qytetarëve, hartimin e një dosje për shkarkimin e Trump dhe nisjen e një fushate qytetare për të krijuar një lëvizje publike në favor të shkarkimit nga detyra.

Në dy javë, “Free Speech for People” ka nisur një fushatë publike për ta vënë Trump nën akuzë. Rreth 400 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin.

Grupi bipartizan “Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë në Uashington” ka kryer një hetim të plotë. Juristët e tij kanë paraqitur një kërkesë të detajuar në padinë e tyre, duke ilustruar shkeljet e ndryshme të Trump në “Emoluments Clause”, klauzolë që e ndalon një president të përfitojë nga veprimet e qeverive të huaja.

Ka shumë më tepër për të justifikuar shkarkimin, duke përfshirë faktin se Trump është duke vënë interesat e veta të biznesit përpara atyre të vendit, përveç aleancës së tij misterioze oportuniste me Vladimir Putin, që është gati tradhëti. Një ligj më pak i njohur, që shkon përtej “Emoluements Clause”, “STOCK Akt” i vitit 2012, në mënyrë eksplicite ndalon presidentin dhe funksionarë të tjerë që të përfitojnë nga informacionet jozyrtare.

Shkarkimi, sigurisht, është një proces ligjor dhe politik. Etërit themelues e kanë projektuar në këtë mënyrë qëllimisht. Pas vetëm një jave në zyrë, Trump ka braktisur Kushtetutën, por edhe mbështetësit dhe aleatët e tij po e braktisin atë.

Pavarësisht veprimeve të tij të çuditshme e shqetësuese, republikanët kanë menduar se mund të shfrytëzojnë Trump për qëllimet e tyre. Por mbështetja për Putinin me shpresën për një luftë të përgjithshme tregtare, e bën të qartë faktin se nuk jemi përballë një republikani. Ne vetëm mund të imagjinojmë shqetësimin dhe tmerrin që republikanët shprehin në mënyrë private.

Në vitin 1984, psikiatri Otto Kernberg ka përshkruar një sëmundje e njohur si narcisizëm malinj. Ndryshe nga narcisizmi i zakonshëm, kjo është një sëmundje serioze.

Ajo karakterizohet nga mungesa e vetëdijes, nga një ndjekje patologjike e pushtetit dhe madhështisë dhe një prirje mizorie sadiste.

Duke pasur parasysh rrezikun e qartë që i kanoset Republikës, por edhe republikanëve, procedura e shkarkimit të Trump do të jetë aty. Pyetja e vetme është se sa e rëndë do të jetë katastrofa që Amerika do të duhet të përballojë më parë.

Huffington Post – Robert Kuttner, Bashkëthemelues dhe bashkëredaktor i “The American Prospect” – Titulli i origjinalit: Shkarkimi i pashmangshëm i Donald Trump

Përshtati në shqip Lapsi.al

REMOTE_ADDR:[]

32 komente në “Shkarkimi i Donald Trump është i pashmangshëm”

  1. B.L says:

    Keep dreaming about Trump, He is president until 2020 ha ha.

    1. US says:

      pas 2 vjetesh zhvillohen zgjedhjet per kongresin Amerikan, mund ti fitojne demokratet dhe ne baze te kishtetutes impeachment dhe shkarkim dhe as gjykata nuk ka te drejte ta ktheje. 2020?

  2. T.T says:

    Sa deshire do kisha te isht ketu ne USA e te shikoja se ca kishte me ju bo,my president MR Trump, ju gazetar leshi,pastaj ju majte doktor tropoja per 20 vjet qe sla gje pa vjedh e vra,ene ju paska zon meraku per Mr Trump, My president MR Trump ka thon,,,,,America first, America first,,,,,Make America great again, Make America great again, screw you ass whole fake liberal news.

    1. Albania says:

      Të tilla mëndje paske bashkë me Presidentin Trap, koqe gomari qënke. Edhe aty në Amerikë që jeton koqe gomari ngele. Unë do kisha dëshirë që të kishte bllokuar hyrjen në Amerikë të budallenjve si puna tënde.
      Jeton në Amerikë dhe të duket sikur jeton në Galaktikë tjetër.
      Amerika është për të gjithë njerëzit punëtorë dhe tëë zgjuar, kurse ti je një cop mishi me dy sy.

      1. T.T says:

        Mendja jote o mo e mira ne bote qysh ate dit qe votuat per doktorin e tropojes,dhe shiko cfare keni tani qe spo ju lejn kare pa u fut ene po fol ti bythzgjebs,te pakten so hajdut,mylle qenefin o zgjebe.

      2. komunisti says:

        Albanistan nga Albania je 500vjet larg Americes mor tyc.Shko lepiji bythen Berishes Metes e me radhe atyre qe ke aty,
        pastaj merru me Trampin,Trampi me ju nuk fshin as bythen

    2. paradoxal says:

      “ass whole” apo “ass hole”?!
      amerikon ti…shko meso i her anglisht pastaj hajde na komentu ketu.

      1. T.T says:

        I do wipe my ass with you idiot.

      2. T.T says:

        Komentu,,apo,,komento,you cock sucker

  3. vezhguesi says:

    Ne mbrojtje te Edi Hajvanit keni fillu me rrjedhe nga trute edhe ju! 🙁

  4. Shoku " Shpati " says:

    Fushata nuk u investua per Trump por per zevendesin e tij ! Ai do e drejtoje ameriken…

  5. enter"" says:

    Ci merrni artikujt nga nje gazete ekstremiste liberale si Huffington Post?
    Keta idiotet e kesaj gazeta kane terrorizuar publikun amerikan me titujt bombastike e te fryer.

    Trump gjithcka qe ka bere deri tani e ka bere sipas kushtetutes.
    Trump 2020

  6. T.T says:

    O Tema,go suck shit you and your liberal fake news, Trump Train 2020,,,,Trump Train 2024,,mo e kqja o se Hollywood liberal media is going crazy to,Edhe vet Ubama snejti i eshtur se i tako nje presidenti pa fol,si nuk foli per gjat kohe Bush.

  7. Mjeshtri says:

    Kam pas respect per you Tema ….
    Mos u beni qesharak me keto shkrime.

  8. Weed SHPK says:

    Ore ndroni bar se late nam ju te qarkores Tema. Mos e blini ke Shpetim Idrizi se ju mori ne qafe. Ju shet mut maceje te tymosur per bar prandaj keni halucinacione.

  9. Trump president says:

    O sa kam qeshur me kete artikull

  10. petraq says:

    Trump ka mbeshtetjen e popullit te amerikes dhe te gjithe botes.ai punon e lufton per paqen ne bote per te cilen sot bota ka shume nevoje.gjithe sulmi qe behet kunder tije eshte nga prodhusit e medhej te armatimeve te cilet nuk e duan trump se ata jane per lufte qe te shesin armet qe kane prodhuar.por nuk do ja dalin dot se deshira e rtyre eshte kunder deshires se popullit te cilit silunder ka deklaruar tramp ai popullin e ka vene ne pushtet duke u kthyer shtepine e bardhe.

  11. ganiu says:

    Dhe në Amerikë punësohen zhurmuesit, apo thjeshtë shqipo që punojnë falas?

  12. CUBELI says:

    Trampit ti hani m…n ju qe nga Tirana,po shqetesoheni per Ameriken,c’bete ju me “Trumpin” tone nga vicidoli??????…apo e harruat kaq shpejt!!!!????.

  13. rako ferra says:

    Nuk eshte Amerika as Rusia e Putinit dhe as turqia e Erdoganit
    Eshte e sigurte se ky per 6 muaj shkarkohet nga posti
    Dhe nuk eshte se eshte vete nje idiot por me te rrezikshem jane ata qe e rrethojne
    Flasim per nje grupe injorantesh te ekstremit te djathte
    Po te lexosh manifestet dhe programet e partive te ekstremit te djathte dhe naziste te europes dhe dogmen e ketyre injoranteve qe e rrethojne do shikojme se eshte i njejti program
    E pabesuesheme por vertete
    Ne Ameriken e lirise e shpreses te te gjithe te shtypureve te tokes erdhi ne pushtet KU-KLUS -KAN
    E keqja eshte ashtu sic ka thene edhe autori se derisa te shkarkohet sa dem do te kete sjelle ne demokracine amerikane
    Por do te shtoja se jo vetem per demokracine amerikane por per te gjithe aleatet e kampit te vendeve demokratike te planetit

  14. Bekimi says:

    Artikulli origjinal ka një hyrjke me këto dy paragrafe të cilat nuk i keni sjellë këtu për lexuesin:
    “There are two constitutional ways to remove a president. One is the process of impeachment. The other is the lesser-known 25th Amendment, which provides a way for an impaired president to be removed from office by a two-thirds vote of Congress.

    Should Trump be considered impaired? Or should he be brought up on charges of violating the Constitution? Pick your poison.

    Pra:
    Janë dy mënyra kushtetuese për të hequr një president. Njëri është procesi i shkarkimit (impeachment). Tjetra është më pak e njohur, që quhet Amerndamenti 25-të, e cila mundëson rrugën që një president me të meta të hiqet nga zyra me anë të votave të 2/3 të Kongresit.
    A duhet të konsiderohet Trump me të meta? Apo duhet të paditet me akuza të shkeljes së Kushtetutës. Zgjidh helmin që do.

    1. T.T says:

      Na i shpjego pak fjalen impeachment meqe po e permend,dhe a din ti kush o bo impeached ne USA dhe cfare ndodhi mbasi u bo impeached.

      1. Bekimi says:

        If a majority find the President guilty on any charges, it will result in impeachment. However, not a lot actually happens as the result of an initial impeachment. … If in the Senate a two-thirds majority find the president guilty, he will be convicted and removed from office.
        The Constitution defines impeachment at the federal level and limits impeachment to “The President, Vice President, and all civil officers of the United States” who may be impeached and removed only for “treason, bribery, or other high crimes and misdemeanors”.
        Nëse një shumicë e gjen presidentin fajtor për çdo akuzë. kjo çon në shkarkim (impeachment). Megjiathtë, jo ndodh kushedi çfarë si rezulatat i një shkarkimi fillestar. Nëse shumica me 2/3 e senatit e gjen presidentin fajtor, ai do të dënohet dhe hiqet nga zyra.
        Kushtetuta e përkufizon shkarkimin (impeachment) në nivel federal dhe e kufizon këtë shkarkim nadaj Presidentit, zv/presidentin dhe të gjithë zyrtarët civilë të SHBA-ve, të cilët mund të shkarkohen dhe të hiqen vetëm për tradhti, rryshfet dhe krime e shkelje të tjera të larta.

        1. T.T says:

          Po cfare ndodhi me Bill Clinton, kur u bo impeached di gjo ti a e levizen nga zyra.

          1. Bekimi says:

            Kur Bill Klionton iu nënshtrua procesit të shkarkimit, senati nuk i arriti 2/3 shumicë për ta shkarkuar dhe seanti e pushoi çështjen, duke e liruar nga të gjitha barrat e vëna mbi të.

  15. mirel says:

    Nuk eshte mungese vetedijeje.
    Ne kete ndergjegje jane miliona amerikane votues te tij.
    Eshte perdorimi i shtetit per pasurim te kastes qe e mbeshtet.
    Pa ekzagjerim fitorja e tij ishte grusht shteti.
    Tashme dhe demokratet dhe republikane e kane kuptuar, po eshte vone. Dhe do jete pakse veshtire per ta shkarkuar me keto lloj planesh.

  16. Sokol says:

    Kur dun me bo ca shqipkara politiken e amerikes vaj halli:nuk shofin liderat e tyre qe po i perdhunojne per cerek shekulli pi han mut kot,,,

  17. UFO says:

    Nuk e kam perdorur asnjehete kete epitet ne publik per asnje personon ne 53 vjet por artikull shruasi jo vetem eshte nje injorant per sa i perket kushtetutes dhe politikes amerikane, po eshte nje IDI.OT qe fluturon pa krahe.

  18. Shkodran I Vjeter says:

    Hahahahahah artikull nga Huffington hahaha.
    Per ato qe nuk jane te agjiornuem, Huffi ashte nji gazete online teper radikale qe pak a shume e ka bazen ne California dhe ma pak ne New York me ato qe ketu ne Amerike i quajn “Trust Fund Liberals” , dmth per elitista qe gjoja bajn sikur i plas per ate tjetrin.
    Ne 2011 a 12n n’mos u gabosha Arianna e shiti gazeten tek AOL por duhet marr parasysh qe krye-editorja aktuale ashte Lydia Polgreen, nje ish gazetare e panjohtun, e tretun neper Afrike derisa “takon” Soros’in diku atje (thame takon se edhe ky plakushi bilioner njihet si qefli) dhe ky e fut ne New York Times Global. Dmth me njerez te “vuem” ne pozita te caktueme per arsye besnikenie partiake, si n’Shqipni 😉
    Shembull: Baza e Huffit ashte rreth 3.5 mil, baza e Drudge Report 27 mil. Besoj se e kuptoni vet te gjithe. S’dalin numrat me hek kush Presidentin Trump. Biles po ua garantoj qe 78 vjec do jete Presidenti Trump kur ta leshojne zyren e precidences, dmth 2024.

    Make America Great Again !!!!!!!

    Marku M

    Aloha Snackbar

  19. Albana says:

    Artikull idiot nga nje idiot artikull shkrues. Shihni more te nenshtruar cfare ndodh ne shtepine tuaj Shqiperi, nuk ju ka ngelur as dinjitet as nje gje sepse e keni lejuar nje gje te tille, merruni me Trump ju merruni. Ai punon per te miren e Amerikes dhe te amerkaneve, po per ju kush po punon?! Ngelem po inferiore pafundesisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *