Adriatik Llalla i përgjigjet ashpër Donald Lu-së: Nuk do bësh Zotin këtu, më ke shantazhuar disa herë për reformën dhe që të mbyll disa dosje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

llalla luKryeprokurori Adriatik Llalla i është përgjigjur ashpër ambasadorit Donald Lu, pas akuzave të këtij të fundit për pengesat që po bën Llalla për reformën në drejtësi.

Llalla ka nxjerrë Fjorida Ballauri, derjtoresha e kabinetit e prokurorit të Përgjithshëm, për të deklaruar se Lu nuk mund të jetë zot në këtë vend.

Ajo tha se ambasadori Donald Lu e ka shantazhuar disa herë kryeprokurorin Llalla, për të pranuar reformën në drejtësi.

Sipas saj, Lu i ka bërë presion edhe që të mbyllë disa dosje, si ajo për Bankers Petrolium.

Llalla ndërkohë, pranoi nëpërmjet drejtoreshës së tij, se është një nga prokurorët që iu është revokuar viza për në SHBA, bashkë me bashkëshorten.

Deklarata e Prokurorisë:

Prokuroria e Përgjithshme është gjendur ditën e sotme në një sulm të hapur dhe të paprecedent nga ambasadori aktual në Tiranë, z. Donald Lu, lidhur me qëndrimet e institucionet përsa sa i përket Reformës në Drejtësi dhe kandidaturave për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dëshirojmë të njoftojmë median dhe, nëpërmjet Jush, edhe opinionin publik shqiptar se, këto sulme tërësisht jo-diplomatike nuk janë aspak të reja për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sa i përket Reformës në Drejtësi, Prokuroria e Përgjithshme dhe prokurorët kanë mbështetur që në fillimet e saj nevojën për reformim. Në qëndrimet zyrtare dhe publike, Prokuroria ka identifikuar problematika në draftet kushtetuese dhe ligjore, për të cilat ka shprehur qëndrimet e saj parimore dhe në frymën e së drejtës.

Duhet theksuar se këto qëndrime kanë gjetur mbështetjen e plotë në Opinionin e Komisionit të Venecias, i cili, siç dihet tashmë, ka rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të drafteve të propozuar nga ekspertët e huaj, të mbështetur publikisht nga Ambasadori Lu.

Sa i përket procedurës së kandidimit të anëtarëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ftojmë zotin Lu dhe ekspertët e tij të rilexojnë ligjin përkatës mbi kriteret e anëtarëve të këtij institucioni. Është shumë e rëndësishme që ambasadori Lu të lexoj variantin zyrtar, si në shqip, ashtu edhe në anglisht.

Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë.

Për fat të keq, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shumë paqartësi brenda, të cilat kanë shkaktuar kaos institucional të papranueshëm.

Zoti Lu mendon se ka në dorën e tij fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionin për mbyllje hetimesh apo me heqje vizash.

Duhet ta ketë të qartë ai dhe kushdo tjetër që, për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore, prokurorët e Republikës nuk kanë nevojë për viza.

Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet.

Ky reagim i Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, vjen menjëherë pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, mbi presionet dhe shantazhet e vazhdueshme të ambasadorit Lu kundrejt institucionit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

14 komente në “Adriatik Llalla i përgjigjet ashpër Donald Lu-së: Nuk do bësh Zotin këtu, më ke shantazhuar disa herë për reformën dhe që të mbyll disa dosje”

  1. Shkodrani says:

    Pse nuk doli vete Tiku t’ia mbështillte Lu-së? Po u fsheh pas “tangave” te drejtoreshes. Burë… duhet te ishe burrë! Unë nuk e di sa ka të drejtë në fjalët e tij që ia thotë goja e saj, por shqiptari i ka zakonet pak më ndryshe.

  2. Mirush says:

    Plasi ne Kuçove. Po pse mor mut muti, tani qe te hoqen per bythe i nxjerr keto gjera? Ne e dime qe cdo shtet kerkon te mbroje interesat e investuesve te tyre ne Shqiperi, dhe do bejne kerksa te drejta ose jo. Eshte detyra jote te denoncosh keto pazare sapo te ndodhin, dhe jo kur kur te cenohet karrigia. Ne kete rast, ti je tradhetar dhe nuk meriton te qendorsh ne ate pozicion te rendesishem per republiken.

  3. kazaz cekici says:

    he !
    “edhe pleshtat
    kane pleshta”!

  4. Ina says:

    Po normale qe po cmenden keto qe jane fatkeqsia e ketij populli qe po vdesin per dite per buke dhe ky dhe familja e tij e djallit jetojne ne luks.Ishalla ju vjen fundi o plehrani o ndyrsira.Po ju i hani mutin amerikes ishalla i vin memd ketij trampi tju burgosi e mari ate pasurin tja shpernfaj njerzve te ndershem se boll ja pite gjakun o ndyrsira.Dilni na beni dhe filma.po presion do ju bejne se jeni kriminela dhe mire ja u ka bere amerika tju pushkatoj jo heqi vizat

    1. butrinti says:

      Erdhi miq ,po vjen …e degjoni po troket ….ka vajtur te regjistroj koken te nishani dhe llikja ppo vjen fundi i plehrave te ketij vendi …edhe pse jane bere shume dallge dallge do i hedhim. Rrofte Shqiperia , Europa dhe Ammerika domosdo edhe Luja Vllahutini e te tjere qe na kane dashur me gjithe malin e temetave tona. Pershendetje Vetingut.

  5. kombi says:

    VATE DHE KY PER LESH !!

  6. hasani says:

    o katunar kokrra e legenit….po ti je gjobaxhi…dhe mire ta ka bere qe te ka heq vizen..sdo ti hash dot leket e pista..

  7. Andi says:

    Bravo llalla. Shume mire ja bere donald lu-se qe ta marri vesh mire ai se kush jane cunat e sali gedecit dhe ilir 21 janareshit. Bravo bravo na ke bere krenar

  8. mira says:

    Zoti Llalla , a e njeh Bleonen !? Besoj se po . Coi haber asaj , e tregoja qejfin Lu-se, sepse ajo e ka mik Trampin dhe pa tjeter ty dhe gruas do tu rikthehet viza menjehere. Bleona ishte ne ballo dhe politikanet tane ishin ne rruge diten e inagurimit te Trampit.
    E sa per ate qe thua se ky vend ka zot eshte e vertete, por zot nuk mund te jete njeriu me mbiemrin LLalla ,llaci faci i Graboves se Gramshit.

  9. vlora.vlora says:

    u zgjove mor fytyrbythe e qelbur ,te erdhi koha kerme e prokurorise

  10. Futja kot says:

    Koke daulle, katundar leshi. Ptu race e keqe ne krye te nje institucioni kaq te rendesishem. Shyqyr qe po u vjen fundi ketyre plehrave. Merre per dore dhe Nishanin e ne te semes.

  11. por dhe ti says:

    Prokuroria e Pergjithshme vetem institucion nuk mund te quhet. Ajo eshte thjesht nje “BANDE”.

  12. alfons says:

    var mihesit e shqiperise sala nishani llalla meta po perpeliten me nenet te keqinterpretuara te shpetojne bythen e lyer baterdine qe i kane bere shqiperise dhe ariten deri ketu sa ta kruajne me ameriken nga e keqja e bene por nuk llogariten qe shqiperia sa nje pallat amerikan te sfidoje shtetin me te fuqishem ne bote ne burg shkerdhatat se ligj me varje nuk ka po dhe ne peqin keq nuk do jene bastarde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *