Ambasada e SHBA: Viza iu është revokuar 23 gjyqtarëve dhe prokurorëve, jo 71

2 Shkurt 2017, 21:35Kronika TEMA

Ambasada e SHBA në Tiranë ka sqaruar se janë 23 gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, të cilëve iu është revokuar viza amerikane.

“Ambasada e SHBA është në dijeni të raportimeve në media që pretendojnë se zyrtarë konsullorë kanë revokuar vizat e 70 gjyqtarëve dhe prokurorëve javën e kaluar.

Këto raportime janë të rreme.

Nga 71 prokurorë dhe gjyqtarë që kishin viza të vlefshme përpara 26 janarit, zyrtarët konsullorë kanë revokuar vizat vetëm për 23.

48 gjyqtarë dhe prokurorë vazhdojnë të kenë viza të vlefshme për në SHBA. Për shkak se të dhënat e vizave janë konfidenciale, nuk mund të komentojmë raste individuale”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

2 komente në “Ambasada e SHBA: Viza iu është revokuar 23 gjyqtarëve dhe prokurorëve, jo 71”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kjo eshte nje shifer perpara reformes,shifra ne zbatim te reformes do jete me e madhe se 70.
    Arsyet kuptohen,korupsioni gjigan qe ka perfshire te gjithe sistemin e drejtesise dhe te politikes shqiptare

  2. Ana says:

    Flm per gjithcka jane duke bere miqte tane amerikane. Jane duke luftuar ne me shume se ne nje front kunder te keqes. Greke Serbe e Ruse po investohen fuqishem per te penguar ecurine drejt demokratizimit te shoqerise shqiptare. Opozita ja ka shit shqiperine djallit. Lufta ne te gjitha frontet sapo ka filluar. Rrofsh Z. Lu brezat e shqiptareve qe do pasojne do tu jene mirnjohed perjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje