Basha nis protesta për numërin elektronik, shteti i gruas së tij vendos që votat të numërohen me dorë nga frika e vjedhjes

2 Shkurt 2017, 11:25Politika TEMA

Lulzim Basha ka njoftuar se Partia Demokratike do të nisë protestat, në mënyrë që të detyrohë qeverinë të pranojë votimin dhe numërimin elektronik të votave në zgjedhjet e 18 qershorit.

Por, ndërsa Basha këmbëngul për votim dhe numërim elektronik, në Europë po bëjnë të kundërtën.

Kështu, vendi i shtetësisë së gruas së Bashës, Holanda, ku kreu i PD-së kalon fundjavat, ka vendosur që votat në këtë vend të numërohen me dorë.

Kjo, për shkak të frikës nga sulmet kibernetike.

Ky vendim i qeverisë holandeze vjen pas raporteve se programet kompjuterike që përdoren për të nxjerrë rezultatet në nivel rajonal dhe kombëtar mund të mos jenë të sigurta.

Agjencitë e inteligjencës kanë paralajmëruar se zgjedhjet e këtij vitit në Francë, Gjermani dhe Holandë mund të jenë të cenueshme nga manipulimet prej aktorëve të jashtëm, përfshirë Rusinë.

Holanda do të zhvillojë zgjedhje te përgjithshme më 15 mars, të parat në një vit thelbësor zgjedhor në qendër në BE.

Ministri i Brendshëm i Holandës, Ronald Plasterk tha se për shkak të kërcënimeve të raportuara nuk mund të lejohet asnjë hije dyshimi për zgjedhjet dhe prandaj vendimi i qeverisë është i justifikuar.

“Kemi të dhënat se rusët mund të jenë të interesuar dhe për këtë arsye, për zgjedhjet e ardhshme do të kthehemi pas e do të bazohemi tek lapsi e letra”, deklaroi Plasterk.

Ai siguroi se procedura e numërimit të votave manualisht nuk do ët zgjasë më shumë se zakonisht.

Sipas disa mediave, programi për numërimin e votave u shpërnda në qendrat e votimit rajonale me disqe dhe u instalua në kompjuterë të vjetër të lidhur me internetin që nuk ofrojnë asnjë siguri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje