Ben Blushi: Pas PS-së, Rama po shkatërron LSI-në me ndihmën e Ilir Metës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

BlushiKryetari i LIBRA-s, Ben Blushi ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, duke thënë se pasi shkatërroi PS-në, tani po shkatërron LSI-në, me ndihmën e Ilir Metës.

Deklarata

Reforma në drejtësi duket sikur është amnisti për ata që kanë abuzuar, ju thuhet shkoni në shpi se s’ju prek askush për ato që keni bërë nëse aplikoni prapë për gjykatës. A punon prokuroria kur iu heqin vizën të paktën 50 prokurorëve? A punon policia kur ministri i drejtësisë thotë se bashkëpunon me krimin?

A ka më qeveri kur kryeministri i thotë një ministri ha pilaf se s’do të heq nga puna deri sa të mbarosh pilafin. S’janë fjalët e mia, janë të këtij koalicioni.

Ajo që besoj sot është që koalicioni po organizon funeralin e republikës sonë.

Shteti është duke rënë dhe për këtë shkak akuzoj njësoj si Ramën dhe Metën. I pari është i paaftë, i dyti bën gjithcka për të na bindur se sa i paaftë është i pari.

S’është këtu por dua ti thme dicka Ilir Metës, ne s’kemi nevojë të na tregosh sa i paaaftë është Rama. Cështja është ca bën ti.

Një kompliment do ja jap, pasi shkatërroi PS, i është sulur LSI, po shkatërron LSI me ndihmën e pakursyer të Ilir Metës.

Kam disa vjet që ia njoh aftësinë shkatërruese këtij njeriu, e ka perfekte. LSI është viktima e vet e fundit.

Kjo më jep kënaqësi, se si LSI, si Rilindja janë dy ortakë, janë dy rivalë në krim që ligji s’i kap dhe s’ka për t’i kapur sa kohë janë bashkëpunëtor në krim.

Foli me gojën e Vasilit se policia është një me krimin dhe pastaj shkon mban qeverinë në këmbë.

O Ilir, kur do flasësh me gojën tënde zotëri, se flet me gojën e Vasilit, Ylli, Luanit, për të thënë atë që është e vertetë, që ky koalicion nuk funksionon më dhe kjo Republikë ka rënë.

Kostoja është papunësia, administratë që s’funksionon…S’mund të fshihesh pas Yllit, Luanit dhe Vangjelit, e ke marrë deri në fund këtë përgjegjësi dhe duhet të paguash cmimin.

Meta duket si llogaritar, e vetmja fjali është që thotë 71, e vetmja gjë që ka janë numrat, po 71, pse republika jonë me 71 e Ramës dhe Metës do merret?

Kjo parti, s’flet vetëm numëron, nuk mendon, vetëm llogarit.

Përfaqësoni vulgun e Shqipërisë, kryeministri flet për pilaf, domethene ky është koalicioni i pilafit dhe degradimit të kësaj shoqërie bashkë me koalicionin ka rënë dhe morali i kësaj shoqërie.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Ben Blushi: Pas PS-së, Rama po shkatërron LSI-në me ndihmën e Ilir Metës”

  1. Labi Vlore says:

    Sa shpejt u rrezove z. Ben Blushi. Te ka kap meraku per LSI-ne?? Ahahahahahahahahahahahahahahahahahahha

  2. Qytetar says:

    Ik ore bajgë.

  3. Goni says:

    Kur ben diversion dhe bytha e Blushit…. 😀 😀

  4. tonini says:

    Po vihesh ne siklet o ushkuri i politikes shqiptare,po I.Meta nuk te pat marre mend ty kur krijoje L.S.I dhe nuk e mbajti kete parti me ndimen tende,ti shif mos gjen ndonje tenxhere me pilaf se je ba si Shaban Qosja ne kohen e tij

  5. tonini says:

    Po vihesh ne siklet o ushkuri i politikes shqiptare,po I.Meta nuk te pat marre mend ty kur krijoje L.S.I dhe nuk e mbajti kete parti me ndimen tende,ti shif mos gjen ndonje tenxhere me pilaf. se je ba si Shaban Qosja ne kohen e tij

  6. Bon Boni says:

    O Beniiiiii! Po pse qahesh që po shkatërrohen PS dhe LSI, more kolo-puç?! Si politikan i madh që je, duhet ta kuptoje që nga shkatërrimi i tyre ti vetëm qar ke, se elektorati i tyre s’ka ku vete tjetër veçse te partiçka jote. Dëgjo popullin, shko e ngrohu te zjarri që djeg të tjerët. Të tërë kanë besim se ti këtë e bën edhe më mirë se frymëzuesi jot, lalë Sala. Ose, sa të shkrumbohen fare ata futi ndonjë pilaf. Kur të mbetet hiri fshij buzët e shko e mblidh të korrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *