Cili është fati i Kryeprokurorit? Llalla kokë më kokë me Nishanin, ambasadori i SHBA Lu shkon në Kryeministri

makina-e-luDitë intensive me akuza të forta e sulme të hapura, mes ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Pas shkëmbimit të replikave dhe sulmeve direkte në distancë, teksa kryeprokurori zbriti në zyrën e kreut të shtetit Nishani, ambasadori amerikan Lu u pa të hynte në ambientet e Kryeministrisë.

Takimi i Llallës me Nishanin zgjati rreth gjysmë ore dhe në përfundim kryeprokurori u largua me makinë pa dhënë ndonjë prononcim për median.

Ndërkohë makina e ambasadorit Lu shihet ende para Kryeministrisë. Nuk dihet se me kë është duke zhvilluar takim kryediplomati amerikan, pasi kryeministri Rama nuk ndodhet sot në Shqipëri. Rama ka ditë takimesh sot në Kosovë, me një axhendë të programuar që më herët Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka shkuar në Presidencë menjëherë pas konferencës për shtyp të drejtores së tij të Kabinetit ku akuzonte ashpër ambasadorin amerikan, Donald Lu për shantazhe të vazhdueshme.

Llalla dhe Nishani Ende nuk dihet se cili është qëllimi i këtij takimi, por ai vjen dy ditë pas letrës që Llalla i dërgoi Nishanit dhe Metës ku i tregonte të gjitha shantazhet që sipas tij ka bërë ambasadori amerikan.

“Nëpërmjet një lëvizje aspak diplomatike, Prokurorit të Përgjithshëm, i është anulluar viza diplomatike, si edhe disa prokurorëve të lartë ju janë anulluar gjithashtu vizat e dhëna nga kjo ambasadë konform rregullave të parashikuara nga ligjet e këtij shteti.

Në vlerësimin e Prokurorisë së Përgjithshme, kjo lëvizje, për të cilën ritheksojmë që është aspak diplomatike, ka disa arsye, të cilat lidhen me qëndrime dhe përfitime personale të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, z. Donald Lu”, thuhet ndër të tjera në letrën e Llallës për Nishanin dhe Metën.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Cili është fati i Kryeprokurorit? Llalla kokë më kokë me Nishanin, ambasadori i SHBA Lu shkon në Kryeministri”

  1. saliu says:

    Fati i tij lidhet vetem me nje veprim: Doreheqje e parevokueshme.

  2. Kris says:

    Rama duhet t’i kerkoje Llalles doreheqjen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *