Deklarata tjetër e fortë e Donald Lu: Politikanë, gjykatës e prokurorë të korruptuar dhe krimi, do përpiqen të vjedhin këto zgjedhje

2 Shkurt 2017, 11:17Politika TEMA

Gjatë fjalës së tij në tryezën e “Pjesmarrjes së qytetarëve demokraci”, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, përveçse ka akuzuar ashpër kryeprokurorin Adriatik Llalla, ka bërë edhe një tjetër deklaratë të fortë.

Ai ka thënë se politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, bashkë me krimin e organizuar, do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet.

“Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin këto zgjedhje, reformën në drejtësi dhe gjithcka etjetër në ekonominë e vendit”, ka thënë ambasadori Donald Lu.

1 komente në “Deklarata tjetër e fortë e Donald Lu: Politikanë, gjykatës e prokurorë të korruptuar dhe krimi, do përpiqen të vjedhin këto zgjedhje”

  1. Simon Vrusho says:

    MJERISHT…

    Skenari i vjedhjes së votës – qershor 2017, i manipulimit dhe tjetërsimit të votës është vital, në aksion, në funksion, i financuar, i motorizuar dhe i degraduar, i degjeneruar, i harbutizuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje