FotoLAJM/ Ulen tonet në qeveri, Meta relaksohet me Sashën. Si e kalonte kohën ndërkohë që Rama ishte live

2 Shkurt 2017, 00:12Politika TEMA
FotoLAJM/ Ulen tonet në qeveri, Meta relaksohet me Sashën. Si e

Një mbrëmje si kjo, ku kryeministri Edi Rama po flet rreth të ardhmes së koalicionit të majtë pas ngjarjeve të fundit në politikën shqiptare ku vëmendja ka qenë në ndryshimet në qeveria dhe akuzat e reagimet e ndërsjella në kampin e majtë qeveritar, kreu i Kuvendit ka zgjedhur ta kalojë ndryshe.

Meta, ka  preferuar ta kalojë këtë mbrëmje të qetë, larg tensioneve të politikës. Dhe kush më mirë mund ‘ të jetë ilaçi më i mirë’ ndaj këtyre tensioneve?

Sasha. Është macja që familja e kreut të LSI-së mban në shtëpi.

Me sportivitetin që e karakterizon, duket se asgjë nuk e shqetëson kryeparlamentarin edhe pse e nesërmja do të jetë një seancë e gjatë parlamentare e shoqëruar nga tensione dhe akuza. Kjo foto tregon në fakt më shumë se kaq përveçse qetësisë dhe gëzimit së kreut të Kuvendit. Disa detaje të tjera bien në sy.

Një pikturë e aleatit kryesor të qeverisë kur ka qenë fëmijë së bashku me të ëmën është ajo që tërheq vëmendjen përveçse Sashës, që i bën mbrëmjet të qeta dhe relaksuese.

6 komente në “FotoLAJM/ Ulen tonet në qeveri, Meta relaksohet me Sashën. Si e kalonte kohën ndërkohë që Rama ishte live”

  1. maze says:

    e ka koken si trapez …plot me dobiçlleqe

  2. eli says:

    Fytyre vrasesi qe mundohet te beje te mirin,te tradheton surati.

  3. komshija says:

    Sa ngjason Sasha me Meten, sikur i ka pjelle nje nene

  4. Lugati says:

    si e lepijne gazetaret e ripjelljes liken.. o ripjellja lepini lepini

  5. ALBAN DEGA says:

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: February 1, 2017 at 12:00:08 PM EST
    To: Alban Dega
    Subject: Fwd: ILIR META PERCAKTOR I POLITIKES SHQIPTARE

    Subject: ILIR META PERCAKTOR I POLITIKES SHQIPTARE

    Portret i paautorizuar nga nje oqean larg

    ILIR META PERCAKTORI I POLITIKES SHQIPTARE

    – As peng… as i humbur …aq me pak i nenshtruar…
    – Trim besnik si Skrapari… mendimtar i shquar !

    – Nga Alban Dega

    Pasi e keshilloi, pasi e paralajmeroi, pasi i kerkoi disa here te dorehiqej me nder, por pa lavdi, me kulac … nga posti i Ministrit te Drejtesise se Shqiperise, me ne fund kryetari i Kuvendit te Shqiperise dhe i LSI-se Ilir Meta nuk pati rruge tjeter vecse te nenshkruante de fakto shkarkimin e Ylli Manjanit. De jure hodhi firmen Kryeministri Edi Rama.
    I vetmi gabim i Ilir Metes ne kete rast nuk ishte shkarkimi por emerimi i Manjanit ne postin e ministrit te Drejtesise.
    Shume analiste e opinioniste te parise se Tiranes e quajten kete ndeshkim te merituar por te vonuar te Manjanit si nje tradheti te Ilir Metes ndaj bashkepunetoreve te tij. Idiotizem me brire!
    Ilir Meta asnjehere nuk ka pase kontrate besnikerie me asnje bashkepunetor te tij . Eshte teper heret per tu harruar rasti i bespreresve Fatos Nano e Dritan Prifti….
    Pse ? Sepse Ilir Meta nuk u fut as ne borxhe e as ne dallavere politike qe do t‘ia lidhnin duart e ulnin koken si malet stoike te Skraparit .
    Rruga e Ilir Metes ne politiken shqiptare nuk qe e shtruar as me trendafila e as me qilim te kuq…
    Krejt e kunderta…. Ishte nga te paret qe u godit, u perndoq, u lincua nga falangat e murrme dhe nga cetniket e Sali Gazidedes dhe Bashkim Berishes, nga miqte e rreme e shoket qe u perkushtoi gjithcka ne ditet me te veshtira si Nani e Prifti…. Ishte Ilir Meta qe me sugjeroi te shkruaja ne gazeten me te Madhe spanjolle “El Pais” e 2 – ta ne Bote per tirazhin dhe e 4- ta ne Toke per reputacionin per Fatos Nanon si i burgosur politik i demokratures berishiane.
    Nxora nga canta dhe i tregova teletekstin qe me kishte derguar kryeredaktori per Evropen i komentit tim me titull: ” Fatos Nano i vetmi i burgosur politik ne Shqiperi “.
    Pasi e lexoi me nje fryme direct ne spanjisht, me pergezoi dhe sapo u ndame me te takoj nje nga bythelepiresit me te peshtire te Nanos, anetar i Kryesise se PS-se dhe kur ia perkthej tekstin, me drejtohet ” Pse ma ke permendur emrin … ne folem ne mirebesim” .
    “Mos ki frike o burre, ia kthej. Kormenti ka emrin e mbiemrin tim Hamdi Dega…. jo tendin… “.
    ” O boboo c’na bere” gati sa nuk kukati dhe menjehe ia mbathi duke kthyer mbrapa mos po e ndiqte dikush…
    Qe te nesermen e deri sa u lirua nga burgu Fatos Nano u cilesua si i burgosur politik jo vetem nga shtypi i huaj por deri edhe nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes!
    E pikerisht ky Nano do te mburrej nje de kafe me vone se ” kishte 6 muaj qe nuk komunikonte” me ish- Ministria e tij te Jashtem Ilir Meta.
    Pse!? Sepse Ilir Meta ka kontrate dhe detyrime njerezore e morale vetem me popullin e voten e tij, me rinine si e sotmja dhe e ardhmja e Shqiperise… Shikoni ministrat dhe anetaresine e LSI-se…
    Midis votes se popullit, kontrates politike me Rilindjen e Rames dhe karrikes se nje ministri kokemushke dhe bajraktar , llafe shume e pune pak ose hic, zgjodhi besnikerine ndaj sovranit dhe besimit te tij nje milione votash per aleancen PS- LSI!
    Askush si Ilir Meta dhe LSI nuk u ka qendruar besnike votes se popullit si shpirti i demokracise dhe marreveshjeve si art e mjeshteri e politikes.
    Asnje politikan shqiptar ne historine e gjithe hapesirat shqiptare nuk ka leshuar me shume pushtet per te bere shtet si e sa Ilir Meta.
    Ilir Meta de fakto e jo Edi Rama de jure e shkarkoi Ylli Manjanin. Pse!?
    De jure e de fakto Ylli Manjani e shkarkoi Ylli Manjanin. Ai shkeli vijen e kuqe jo vetem politike, por edhe ate etike te nje ministri qe hante ne grazhdin e Qeverise se votes se popullit dhe lehte me shume se gjithe zagaret e opozites te marre se bashku kunder qeverise anetar i se ciles ishte edhe vete.
    Kur kulaci nuk dha rezultat… Ilir Metes nuk mbeti gje tjeter vecse kerbaci. Askush jo vetem ne politiken shqiptare por edhe me gjere nuk i perdor ato me aq mjeshteri sa Ilir Meta. Si ?! Me Qetesi dhe Dashuri…
    Ashtu i do mushka xanxare e politikes shqiptare drute!
    Nje analist bythelepires i cdo sundimtari te radhes e quante sot naiv Ilir Meten kur kulaci e kerbaci i tij me qetesi dhe dashuri coi ne unanimitetin e miratimit te Reformes Kushtetuese me 100 per qind te votave te nje Kuvendi qe ishte me afer kacafytjes se mirekuptimit !
    Ilir Meta mund te jete gjithcka por kurrsesi naiv lidhur me rolin e tij ne miratimin e Reformes ne Drejtesi dhe ne krejt politiken shqiptare !
    Si mund te quhet naiv nje politikan qe tash 25 vjet eshte faktor me peshe dhe tash e mbi 10 vjet percaktori i politikes dhe qeverisjes shqiptare!!!
    Ilir Meta eshte nje amalgame e largpamesise se Churchillit, dinakerise se Xhulio Andreotit dhe i pragmatizmit te Ten Hsiao Pinit pa qene aspak asnjeri prej tyre !
    Pse!?
    Ilir Meta eshte vetvetja !
    Ilir Meta ka profilin e spikatur vetjak!
    Ilir Meta eshte Ilir Meta jo vetem ne politiken shqiptare por edhe ne ate evropiane e boterore!
    Po te keni dyshimin me te vogel per kete kthehuni vetem 24 ore para unanimitetit te miratimit te Reformes Kushtetuese si shpirti i Reformes ne Drejtesi!
    Kryetari i Kuvendit Ilir Meta perseriti vendosmerisht ” kjo Reforme duhet te miratohet me konsensus”. Kulaci!
    Pasi kundershtoi shantazhet ndaj deputeteve te Kuvendit te tij, po ky baba i Kuvendit te baballareve te Kombit, nuk nguroi aspak po me nje qetesi stoike tundi edhe kerbacin e doreheqjes.
    Po citoj fjale per fjale “… Do te iki si kryetar Kuvendi nese votohet me shantazhe dhe presione ndaj deputeteve ”
    Konsensus… Shantazh… Presion ! Te gjitha bashke ne nje fjali! Kerbac e Kulac… Kerbac qe zgjidhen nyjen dhe ngercin shqiptar para te cileve edhe Nyja e Gordit eshte nje loje kalamajsh.
    Ata qe deri para tri oresh kishin nxjerre shpatat e ishin gati te kacafyteshin si gladiatore me njeri- tjetrin tani duartrokisnin ne gare per te marre dekoraten dhe titullin amerikano- evropian te fitimtarit dhe shpetimtarit , te regjizorit te Reformes qe nuk lane gure e drure pa hedhur kunder saj deri edhe sot e kesaj dite .
    Fitimtari i vertete e kishte kryer detyren e vet me sukses… Pa shpate e pa kerbac! Pa e prere e pa e keputur nyjen shqiptare! E denje per tu cilesuar si Nyja Metane!
    E denje per ta cilesuar Ilir Meten si politikanin me te zhdervjellet dhe me pragmatiko- praktik tipik ala amerikan!
    Me nje dallim: ai kurre nuk permend kulacin e as kerbacin! Shprehja e tij filozofike eshte Qetesi e Dashuri duke servirur Kulacin dhe tundur Kerbacin si ai . Pa to edhe sot Shqiperia do ishte gdhire pa Reformen ne Drejtesi e me nje … Zoti e di!
    Faleminderit Ilir Meta…
    Te tjeret le te rrahin gjoksin e fitimtareve dhe clirimtareve te vetem!
    Nuk jane as njeri e as tjetri!
    Tamam kur duket se ka humbur papritur Ilir Meta del fitimtar…
    A i kini ndjekur dokumentaret me luanet!?
    Pikerisht atehere kur duken te drobitur, te perhumbur, te pergjumur… gati gati te dorezuar… papritur versulen me furi tamam si rrufeja dhe kapin prene e tyre si askush tjeter.
    I vetmi ndryshim eshte se edhe kete Ilir Metà e ben me Qetesi… me Qetesi dhe Dashuri!
    Askush ne politiken Shqiptare si Ilir Meta nuk di te terhiqet kur duhet te terhiqet si ne parti ashtu edhe ne qeverisje!
    Asnje politikan shqiptar nuk sakrifikon nje beteje. dy… bile edhe me shume!
    Por asnjehere ne kete cerekshekulli demokraci ne Shqiperi Ilir Meta nuk ka humbur asnje lufte !
    Asnje politikan shqiptar ne historine e gjithe hapesirat shqiptare nuk ka leshuar me shume pushtet per te bere shtet si e sa Ilir Meta.
    Pse!?
    Politika eshte arti i se pamundures qe e ben te mundur!
    Ilir Meta eshte mjeshter i politikes.
    Ai ka me vete edhe faktorin moshe! Hyri ne politike gati femije, u shkollua dhe rrit ne politike…
    Ndaj edhe vete LSI-a eshte partia politike me moshen mesatare me te re ne Shqiperi !
    Eshte partia me rritjen me te shpejte politike e elektorale ne historine e Shqiperise!
    Pse ! Sepse rinia eshte motori i cdo levizjeje e force politike, eshte shpirti dhe energjia e saj e pashterur.
    LSI dhe Ilir Meta jane perkrahesit, nxitesit dhe miqte me besnike te rinise qe ne moshe te re u hapi rrugen per lartim e perparim te karrieres se tyre ne baze te meritave, punes dhe veprimtarise se secilit!.
    Edhe sot kane mbetur me ate shpirt rinor si frymezim dhe shembull i gjalle per rinine jo vetem te LSI-se.
    U kalit ne te me kerbac e pranga, me intriga e kurthe, me prapaskena e komplote te majta e te djathta, fashiste e komuniste, marksiste e dreqiste….
    Edhe me kulacin e zgjuarsise e largpamesise, tolerances e pragmatizmit, atdhetarise e besnikerise ndaj popullit dhe atdheut.
    Gjithcka me Qetesi e Dashuri si asnje politikan jo vetem shqiptar per vendlindjen e tij Skraparin e mendjes e pendes, te punes dhe pushkes!
    Asnje politikan e qeveritar shqiptar nuk ka bere per vendlindjen e tij sa cka bere Ilir Meta…
    E sic thone francezet “Atdheu i madh fillon tek vendlindja e vogel…!”

  6. ALBAN DEGA says:

    ME QETESI E DASHURI EDHE ME SASHEN

    E mos harroni se luanet, leopardet, tigrat… i perkasin familjes, llojit te maces.
    Jo rastesisht ata quhen ” Big Cats” domethenemace te medha.
    Jam i bindur se Ilir Meta merret vesh me kollaj me Sashen se me ” Big Cats” e Kuvendit te Shqiperise…!
    Po te kini dyshime ridhihni fotot e mesiperme !
    Faleminderit Mero per perzgjedhjen e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje