FOTOT/ Studentët i vënë flakë universitetit për një...fjalim

2 Shkurt 2017, 13:46Bota TEMA
FOTOT/ Studentët i vënë flakë universitetit për

Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të ndërpriste fondet federale për universitetin “UC Berkeley” në Kaliforni pas përleshjeve që shpërthyen në kampus në mbrëmjen e së mërkurës.

Studentët reaguan ashpër pasi ishte caktuar një fjalim i liderit të së djathtës ekstreme, Milo Yiannopoulos.

Protestat në universitetin publik numër 1 të shtetit ishin aq të dhunshme, sa administratorët lajmëruan studentët që të qetësoheshin pasi fjalimi ishte anuluar.

Pas këtij vendimi, presidenti i ri shkroi në Twitter: “Nëse U.C. Berkeley nuk e lejon fjalën e lirë dhe praktikon dhunën te njerëzit e pafajshëm me pikëpamje të ndryshme, atëherë JO FONDE FEDERALE?

Protestuesit ngritën barikada, ndezën zjarre dhe hodhën fishekzjarre.

Policia u përgjigj duke goditur me plumba gome.

1 komente në “FOTOT/ Studentët i vënë flakë universitetit për një…fjalim”

  1. Zigur Qarri says:

    Milo Yiannopoulos, edhe homoseksual edhe lider i se djathtes ekstreme!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje