Frank Lampard i jep fund futbollit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Frenk LampardNjë nga lojtarët më të mirë të futbollit anglez, Frank Lampard i ka dhënë fund futbollit të luajtur.

Mesfushori anglez i cili kohët e arta i ka pasur tek ekipi i Chelsea ka vendsur që të varë këpucët në gozhdë pas një karriere mjaft të sukseshme.

Me skuadrën e Chelsea, Frank Lampard, ka arritur që të marrë një sërë trofesh te rëndësishëm duke qenë dhe një nga golashënuesit më të mirë të “Bluve të Londës” me 1019 ndeshje të luajtura dhe 302 gola të realizuar.

Gjithashtu, Lampard ka fituar tre “Premier League”, katër “FA Cups”, dy “League Cups”, një “Uefa Champions League”, dhe një “Europa League”.

Në fjalën e tij, Lampard u shpreh se. “Pas 21 viteve të mrekullueshëm, vendosa që të mbyll karrierën time si futbollist. Kam marrë oferta të shumta për të luajtur, por jam 38 vjeç dhe e ndjej se ka ardhur koha që të hap një tjetër kapitull në jetën time. Jam krenar për trofetë që kam fituar, për faktin që kam përfaqësuar vendin tim në më shumë se 100 ndeshje dhe që kam mundur të shënoj mbi 300 gola në karrierën time” u shpreh Lampard./f.b

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *