Incidenti/ Donald Trump tërbohet me kryeministrin australian, i ulëret dhe i mbyll telefonin

2 Shkurt 2017, 09:49Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump i ka mbyllur telefonin kryeministrit australian, Malcolm Turnbull, i zemëruar, siç raportohet, për shkak të një marrëveshjeje për sistemimin e refugjatëve.

Incidenti ka ndodhur gjatë fundjavës, por është raportuar tani nga mediat e mëdha amerikane.

Pakti i vulosur me administratën Obama parashikon dërgimin në Amerikë të gati 1 250 azilkërkuesve që pretendojnë qëndrimin në Australi.

Qeveria e atjeshme nuk i pranon dhe i mban në qendrat “offshore” të Naurusit dhe Papua Guineas së Re.

Trump shkroi në Twitter: “A e besoni dot? Administrata e Obamës ka pranuar të marrë mijëra emigrantë ilegalë nga Australia. Pse? Do ta studioj këtë marrëveshje idiote”.

Kryeministri australian e mohon incidentin, por fakti mbetet se vërtetë Australinë e shqetëson shumë kjo marrëveshje, që nga momenti kur Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për t’i bllokuar hyrjen në SHBA emigrantëve dhe refugjatëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Mediat amerikane thonë se Trump i ka bërtitur në telefon kryeministrit australian, duke thënë se ata duan të dërgojnë në SHBA ‘terroristë të tjerë si ata të Bostonit’.

Telefonata zgjati vetëm 25 minuta, edhe pse ishte planifikuar të zgjaste një orë.

1 komente në “Incidenti/ Donald Trump tërbohet me kryeministrin australian, i ulëret dhe i mbyll telefonin”

  1. kazaz cekici says:

    mos caj trapin trump!
    coji refugjatet n shqipni ke ed rama… I merr ai..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje