Ish drejtori i CIA-s: BE-ja trampolinë për xhihadistët e ISIS-it drejt SHBA-ve

2 Shkurt 2017, 15:15Bota TEMA

Ish drejtori i CIA-s John McLaughlin ka dhënë alarmin se Bashkimi Evropian është një trampolinë për terroristët drejt SHBA-ve.

Deklarata e tij u bë përpara komisionit të Forcave të Armatosura.

“Evropa shërben si trampolinë për planifikimin e sulmeve kundër SHBA-ve për shkak të mugnesës së një strategjie të ndarjes së informacioneve mes vendeve perëndimore”, tha McLaughlin, që për 30 vite ka qenë në krye të shërbimeve inteligjente amerikane.

Ai këshillon që mes BE-së dhe SHBA-ve të formohet një plan i përbashkët që të ketë një kontroll më të mirë, për të shmangur sulmet terroriste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje