Kronikat Bizantine, Qipro i banuar nga shqiptarët që nga shekulli i katërt. Si u zhdukën helenët e vjetër, dhe revolucioni shqiptar që pavarësoi Greqinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

arvaNga Vincenzino Ducas Angeli  Vaçaro*

Në sajë të studimeve të dijetarëve të njohur francezë, gjermanë dhe veçanërisht grekë, shumë nga aspektet e errëta të historisë së Greqisë mesjetare, në fund të shekullit të XIX­të, patën denjësisht një shkëlqim të papritur. Baza e punës së tyre, që nevojitet të kujtohen në menyre specifike, ishin të dhënat e marra nëpërmjet lajmeve lokale – pjesërisht të humbura gjatë pushtimit turk – dhe nga dokumentat monumentale të ofruara nga arkivat venedikase, spanjolle, frënge e pjesërisht edhe italiane.

Vetëm në ishullin e Qipros, na kujton Konstantinos Sathas, të dhënat i shpëtuan katastrofës së zemërimit musliman, e midis tyre kemi “Kronikat e Qipros” të Leontoi de Macheras të shkruara rreth vitit 1320 të cilat janë të rëndësishme për këtë anketë historike.

Dorëshkrimi origjinal i “Kronikave të Qipros” i gjendur në Oksford të Anglisë, u botua në 1882 nga “L’Ecole des Langues Orientales Vivantes” dhe teksti në gjuhën greke u redaktua nga Emmanuel Miller dhe Kostantinos Sathas. Historiografia tradicionale ka mbështetur gjithmonë idenë se shfaqjet e para të elementit shqiptar, veçanërisht në Thesali, kishin ndodhur rreth shekujve XIII­të dhe XIV­të, deri në momentin kur në vitin 1830, teoria e një historiani tirolez si Fallmerayer shkaktoi diskutime sidomos në mjediset e dijetarëve filo­helenë. Historiani Fallmerayer me zell të tepruar deklaroi se elementi i lashtë grek u shkatërrua plotësisht nga pushtimi i sllavëve dhe se pas zhdukjes territori gjeografik i Greqisë u ripopullua pothuajse nga ana e tyre.

Por sipas Sathas ishulli i Qipros asnjëherë nuk u shkel e nuk u pushtua nga sllavët, me përjashtim, vetëm nëse në deklaratën e tij, Fallmerayer, me shkatërrimin e ishullit ka dashur të nënkuptojë edhe shkatërrimin e elementit grek në përgjithsi. Sathas shkencërisht ka provuar se këta pseudo­sllavë nuk ishin gjë tjetër veçse Shqiptarë dhe se bizantinët, nga injoranca, i ngatërruan gabimisht me këtë popull të lashtë. Kundërvënia objektive e Sathas ka treguar pavlefshmërinë e teorive të historianit tirolez, duke i nxjerrë thjesht si një fantazi në të cilat mungojnë dëshmitë kulturore, të gjuhës dhe të zakoneve.

Në librin “Kronikat e Qipros” në vëllimin e parë në faqen 16, Macheras shkruan: “Shqiptarët u vendosën në ishull rreth shekullit të IV­ërt, duke formuar një kastë më vehte që ende ekziston”. Sathas vazhdon me kundërshtimin e tij duke u shprehur: “Konsiderohet e pabesueshme dhe e pamundur të mbrohet çfarëdolloj teorie e pushtimit sllav në Greqi, sidomos duke njohur faktin e pranisë së theksuar të shqiptarëve në Greqine moderne si dhe ndikimin që ka ushtruar gjuha shqipe në atë greke.

Zgjidhja e kësaj çështje – vazhdon Sathas – do të na mundësojë të kuptojmë deri në çfarë mase gjuha shqipe ka ndikuar në të folurën qipriote dhe në atë greke në përgjithsi”. Fallmerayer, thellësisht i trazuar nga kritika dhe i irrituar nga teoria e tij e pabazë, në vitin 1836 vendosi të udhëtojë personalisht për në Greqi i shoqëruar nga Konti rus Aleksandër Tolstoy.

Pas mbërritjes në More i bëri thellësisht përshtypje prania mbizotëruese e gjuhës shqipe aq sa më pas do të shkruaj: “E gjith Morea është e stërmbushur nga e folura shqipe”. Në të njëjtin vit, 1836, në parathënien e vëllimit të dytë të “Geschichte” do të shprehet: “Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grek”. Kështu që, edhe pse i përshkuar nga racizmi anti­helen, sipas të gjitha gjasave ai e hodhi poshtë teorinë e tij. Tezat e sigurta të Sathas konfirmohen nga një udhëtar anglez, Simon Simeoni, që vizitoi Greqinë në vitin 1322 e i cili ka lënë një përshkrim interesant mbi banorët e Greqisë së atëhershme – grekët dhe shqiptarët –, në lidhje me stilin e tyre të jetës që ishte i ndryshëm nga ajo e fqinjëve sllavë. Jo vetëm kostumet por edhe kapelet, pelerinat si dhe forma e kokës së këtyre dy popujve të afërm që i përkisnin të njëjtës fe (të krishterë ortodoksë) ndryshonin nga ajo e sllavëve.

Simeoni shkruan: “Sclavi enim sunt Boemis in lingua multum conformes…Albania est provincia inter Sclavoniam (Illyria) et Romaniam (Grecia), per se linguam habens…Ipsi enim Albanenses schismatici sunt, Graecorum utentes ritu, et eisdem habitu et gestu in omnibus conformes.” Në “Kronikat e Qipros” autori Macheras do të theksojë, ashtu siç është lartëpërmendur, faktin se shqiptarët pasi mbërritën në ishull në shekullin e IV­ërt arritën shumë shpejt të krijojnë një kastë të tyren, duke detyruar pjesën me të madhe të popullatës së ishullit të adoptonte traditat dhe zakonet shqiptare.

Ndërsa Sathas shkruan në parathënien e Kronikave se ndikimi shqiptar ishte i tille saqë u shtri deri edhe në të folurën e lashtë të Qipros. Ngulimet para­mesjetare të shqiptarëve në Greqi, të njohura si fiset e lashta nga vendasit, janë shqiptarët e Argolis, sot tashmë të helenizuar në masë të madhe e të quajtur ndryshe “ata të ishullit Dano­Danoa­ Danaoi”. Një tjetër fis i lashtë u vendosë në malet Trifilia (Eparkia e Trifilisë) e njohur me nofkën Drèdes (luftëtarë trima). Një fis i lashtë shqiptar në Taiageto tashmë është asimiluar e shuar dhe është identifikuar nga Constantine Porphyrogenitus me emrin “Milligoi”.

Një dokument i shekullit të X­të, i gjetur dhe i botuar në vitin 1865 nga studiuesit gjermanë J.Samuel Ersch dhe J.Gottfried Gruber, na informon se Milligoi janë në fakt Mirmidoni. Në ditët tona ende një fshat në Lakoni quhet Meligoi. Sathas beson se Meligoi ose Miligoi vijnë nga malet e Pindit, ku në fakt egziston një fis që quhet Mirmidones. Është e ditur që Mirmidones e marrin emrin e tyre nga ajo e milingonës (murmiz), dhe popullsia moderne Tzaconi që jeton në Peleponez ashtu si edhe të gjithë arbëreshët dhe shqiptarët e quajnë milingonën pikërisht “meligoi” ose “melingoi”.

Pra, pyetja që lind është nëse në Taigeto u vendosën Mirmidones apo Meligoi, megjithatë një gjë është e sigurtë: ata ishin një ndër fiset e lashta shqiptare. Një tjetër temë shumë e dashur për Konstantinos Sathas ishte çështja e “Mardaites”, të cilët nuk ishin asgjë më shumë sesa paraardhësit e Stradiotëve, mercenarë që punonin me pagesë për Venedikun dhe për fuqitë e tjera evropiane gjatë gjithë periudhës së mesjetës.

Bizantinët i njihnin bëmat e tyre të cilat i quanin “taktikat e Mardaites”, pasi ata ishin të parët që përdorën taktikat e kurtheve/pritave të organizuara. Shfaqja e parë e Mardaites në shërbim të bizantinëve i përket shekullit të VIII­të dhe njihet gjithashtu edhe ngulimi i tyre në Liban në vitin 677. Mbi origjinën e Mardaitëve janë bërë shumë spekulime dhe gabimi kryesor ka qëne ai i klasifikimit të tyre si një popull kur në fakt ata ishin një organizatë ushtarake (gr. Tàgma tòn Mardaitòn).

Janë dy kronistë të vjetër bizantinë që kanë shkruar rreth tyre: i pari Theophanes i cili i quan ata thjesht Mardaites; ndërsa i dyti, Patriarku Nicefor, i quan “locuntas splitas” që do të thotë “luftëtarë të cilët bëjnë kurthe/prita”. Përgjatë gjithë mesjetës emrin e Mardaitëve e hasim në Peloponez, në Kretë, në Iraklioni, në Tenos, në Keos, në Kefaloni, në Epir etj. Në Iraklioni gjejmë ushtarë me arbaletë që punonin në shërbim të Republikës së Venecias e që quheshin “Murtatos” (rif. Crhonicum Tarvisinum, viti 1372).

Bizantinët në shekullin e X­të dhe XI­të i quanin “Murtaitas” dhe “Murtatus”. Në Republiken e Venecias numërohen shumë familje feudale të zonave të Tenos dhe të Kretës të cilët mbanin mbiemrin “Mordati” dhe “Mortati”, e gjithashtu gjejmë edhe versionin “Mardaiti” por tashmë jo si një organizatë ushtarake por si mbiemër familje (rif.Cancelleria Secreta). Georgio Codino, në “De Officialibus palati Costantinopolitani” dhe në “Officis Magnae Eçlesiae” – të dyja të botuara nga I. Bekker në vitin 1839 –, na liston midis personaliteteve të oborrit perandorak të Konstandinopojës të shekullit të XV­të edhe mbiemrin e familjes Murtaites, me titujt perandorak të Mega Murtaites dhe të Stratopedarchēs Murtaites. [shënim i përkthyesit: stratopedarchēs (gr. στρατοπεδάρχης “komandant i kampit ushtarak”), ishte një term i përdorur në lidhje me rangun më të lartë të komandantëve ushtarakë duke nisur nga shekulli i parë i erës sonë e që më pas do të transformohet në një titull nderi gjatë Perandorisë Bizantine.

Ndërsa në Perandorinë Romake termi në latinisht ishte “Praefectus Castrorum” që do të thotë Prefekt i Kampit Ushtarak. Pra, edhe në Konstandinopojë ata do të transformohen nga një organizim ushtarak në rangun e një familje feudale të nivelit të lartë. Sigurisht gjindeshin madje edhe në Peloponez si feudalë dhe si burra të aftë ushtarak, dhe këtë fakt na e konfirmon pikërisht Anna Komneni në vitin 1103. Pikërisht ajo na informon se feudalët e Peloponezit shkëlqenin në luftime dhe sidomos në ato detare. Në regjistrat e dy ekspeditave ndëshkimore ushtarake kundër arabëve në ishullin e Kretës, Mardaites furnizuan me luftëtarë Flotën Perandorake Bizantine, herën e parë me 5087 luftëtarë dhe herën e dytë me 3000 luftëtarë të armatosur. Këto shifra përfaqsojnë vetëm kontigjenet e ofruara nga Mardaites së Peloponezit, të Epirit dhe të Qefalonise (rif. Historia Miscella).

Por kush ishin në të vërtetë Mardaites dhe a kishin origjinë shqiptare, greke apo lindore? Përfundimisht Mardaites nuk ishin një popull por ishin një trup luftëtarësh, taktika kryesore e të cilëve ishin pritat dhe këto ishin taktika tipike të shqiptarëve si të Shqipërisë ashtu edhe të Greqisë. Në trevën e Çamërisë dhe në një tjetër të Shqipërisë veriore ende ruhet kujtimi i Mardaites: Mirditia. Përveç kësaj, emri Mardaiti rrjedh nga termi shqiptar “marda” me kuptimin “palosje”. Emri gjendet sot i rrallë në Epir e në disa zona gjendet në formën “Mirtidi” e në të tjera në formën “Mortati”, ndërsa në Greqi në Eparkine e Trifilisë gjejmë një fshat antik shqiptar që quhet “Mortatu”.

Si konkluzion del se emri “Mardaiti” ka mbërritur në territorin ku shtrihet Greqia e sotëme përpara periudhës së mesjetes. Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm e i përbashkët për të dy popujt – shqiptarët dhe grekët –, është vallja Pirrike (vallja e Pirros). Sipas disa studjuesve, krijuesi i kësaj valle luftarake mendohet se ishte zoti Pirricos Kouretes ndërsa sipas disa të tjerëve ishte Pirro, i biri i Akilit. Kjo valle – që nga grekët e sotëm njihet si valle e Arvanitasve të cilët e quajne “Bale” (me B dhe jo me V) –, me siguri është me origjinë nga Epiri dhe ka qënë shumë e përdorur gjatë periudhës së perandorit bizantin Constantine Porphyrogenitus që zakonisht e quante në greqisht “balesmos”. Nga ana tjetër venedikasit e quanin “Moresca” për origjinën e disa pantomimave.

Studjuesi G. Haecquard shkruante se: “Vallja e shqiptarëve të Kretës është një kompozim hedhjesh … që do të imitojë skenat e jetës … një lloj valle e quajtur “Bale” e cila përdoret nga shqiptarët që nga agimi i kohërave”. Nxjerrim si përfundim, pra, se këta shqiptarë të lashtë të ardhur para mesjetës në territorin që sot quhet Greqi, kanë lënë një shenjë të thellë në çdo disiplinë e nuk ka dyshim se progresi i historisë do të na informojë me më shumë saktësi, mbi datat, rrethanat dhe ngjarjet.

Referenca Bibliografike:

1) K. Sathas Mnemeia Elleninikes Historias – Documents inèdits relatifs à l’histoire de la Grèce au Moyen Age Vol. IV, Prefazione. Paris Maisonneuve et C Editeurs 1881;

2) Leontioi Makaira, Cronique de Chypre (Testo Greco). Pubblicazione e cura di E. Miller e K. Sathas (Ecole des Langues Orientales Vivantes). Paris, Ernest Leroux Editeur 1882;

3) Itinerarium Simeon Someoni Cambridge 1914 in K. Sathas o.c.;

4) Leonici Calcondylae, Istoriarum Demonstrationes, Budapest 1922 in K. Sathas o.c.;

5) J. SamuelErsch e J. Gottfried Gruber, Encyclopedie historique Allemande. Paris 1883;

6) Alfred Nicolas Rambaud, L’Empire Grec au X° siécle, Costantin Porphirogènit. Librarie Frank, Paris 1870.

* Autori është arbëresh dhe pasardhës i familjes aristokrate shqiptare mesjetare Duka – Ëngjëlli.

*Autor arbëresh

Përktheu dhe redaktoi Brunilda Ternova

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

37 komente në “Kronikat Bizantine, Qipro i banuar nga shqiptarët që nga shekulli i katërt. Si u zhdukën helenët e vjetër, dhe revolucioni shqiptar që pavarësoi Greqinë”

  1. Greqios , antishqiptare :

    Hani Mut nashi ^_^

    1. Thamir The Mirë Qipro says:

      Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Helen”, as “helenë”. Shteti i vogel me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga fuqite europiane vetem ne vitin 1830. Nuk ka pakice “greke” as ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare te krishtere ortodokse.

      1. ,,,,,,, says:

        Me Histori dhe Harta Helene dhe Helinistike eshte mbushur gjithe Historia e Antikitetit per mijero vjete ore Debil, keto Karlleqe qe shkruan nga i polle.
        Po mos te ishin mbishkrimet Helene, sot nuk do te njifej as edhe nje fakt historik.
        Helada eshte Kombi me i lashte qe njf Bota Sote, me te njejtin emertim dhe pozicion gjeografik, per mijera vjete, me te njejtin alfabet dhe gjuheer mijera vjete, me te njejten Histori, Mite, Heronj, Emra, Toponime….per mijera vjete.
        Si fenomenin Helada, nuk ka te dyte sot ne Bote..kjo eshte nje e vertet qe veshtire te gelltitet nga ligesirat dhe injorantet.

        1. tt says:

          Helenet ishin nje GENOS pra shoqeri kulturore dhe jo ETNOS pra Komb sic shkruan ti shko lexo dhe meso me shume rreth kesaj gjeje pastaj hajde e ha m…

          1. .. says:

            Po fjala e lashte ETHNOS (ne GR) = me Komb, c’fare fjale eshte nga lindi dhe kush e ka perdorur !!! mos vidhni dhe perdorni fjale Helene per te ofenduar historin Helene, se beheni per vec Injorant por edhe qesharak.

        2. Hudhra e Manit says:

          hahahahahahah Botoje nje harte te lashte qe shkruan Helada. hahahahaha
          Pse di shqip ti?

  2. Giasou Janulatos alvanoarxidoglyftoi says:

    Shqiperia eshte çelesi qe perkthen te gjithe genjeshtren e madhe greke

    1. ,,,,,,, says:

      Po nje gje nuk kuptoj me Arnautet….perderi sa Qipriotet jane Shqipetar te lashte, perse Arnautet kalojne ne “orgazem” dhe mbrojne Turqin ne ceshtjen e Qipros.
      O Qipriotet jane pasardhes dhe vellezrit tane, ose ne jemi Kopila Turq dhe nuk kemi as edhe nje lidhe me ta….. apo Jo ????
      Te dime ose jemi vellezer me Arvanitasit ose me Turk-Arnautet…. keto ishin dy fuqit qe u perleshen ne Revolucionin Grek te 1821-shit.
      Keto pergjigje nuk do te jepen as edhe nje here, se eshte e qarte mungesa e Identitetit Tone Kulturor, Fetar dhe Kombetare. Kjo munges i ka detyruar Shqipetaret te hidhen (akoma edhe Sote) nga nje Aleat ne tjeterin…. apo Jo ????

      1. ,,,,,,, says:

        Dita dites po dali fakte te pa diskutushme te lidhjes (dhe jo te konfliktit) mes popullit Helen dhe atije “Shqipetar”, keto fakte nuk ju pelqejne Hijenave Turke dhe Islamike, prandaj Investojne kaq shume ne Armiqesin mes dy Popujve Tane.
        Mos hidhni benzin ne zjarr por “urra lidhese” Helenet nuk na kane nevojen, sepse jane nje Komb i Konsoliduar, ne jemi Ata qe kemi devijuar nga Tradita dhe jemi bere nje Hale Otomane, pra ne do te Jemi si gjithmon te Humburit e c’do lloj Konflikti Heleno-Shqipetar, kete e ka vertetur Historia.

  3. Alban Hamzai says:

    Me 1827 J.P.Fallmurayer botoi ne Mynih vepren”Geschichte des Kaiserthurms von Trapezunt” (Historia e Perandorise se Trapezuntes) .Ne kete liber ,ashtu si dhe ne te gjithe librat e tjere te meparshem, ai PROVON se ethnosi Helen ekziston pa nderprerje nga kohet antike deri ne ditet e sotme .Ne harten qe shoqeron librin dhe ne faqet e tij ai flet per Despotatin Grek te Epirit,per Perandorine Greke te Trapezuntes ,duke argumentuar qe edhe ne Trapezunten e Detit te Zi banoret jane greke . Por papritur me 1830 boton librin ku shkruan se helenet pothuajse jane zhdukur ,pa asnje baze shkencore ,pa asnje studim me teper nga ato te v. 1937 .(Qe te qetesohen lexuesit :nga studimet e Universitetit Stanford,USA dhe Universitetit te Pavias,Itali per DNA e grekeve te sotem ,rezulton se DNA e grekeve te sotem eshte 99,5% e paster greke ,pra nuk eshte perzier as me sllavet,as me shqiptaret ,as me turqit.per kete mund tju jap plot fakte te tjera po te doni.) Pra pse ndryshoi Fallmurayer ? Ishte koha e Revolucionit Grek .Gjermania dhe Austria ishin per moscenimin territorial te Perandorise Osmane ,Meternikun e Austrise nuk e zinte gjumi kur mendonte levizje clirimtare , Perandori gjerman kur vizitoi Turqine u vesh me rroba turke , ishte koha kur gjermanet e konsideronin Shqiperine “shprehje Gjeografike” .Revolucioni Grek kishte shume ithtare ne Evrope per shkak te se kaluares heroike greke,dhe flaka e ketij revolucioni mund te perhapej ne Ballkan. Atehere sistemit perandorak I duheshin teoriciene qe te argumentonin se greket ,per te cilet enderon Evropa nuk ekzistojne me etj te kesaj natyre .Dhe gjeten tek Fallmurayer njeriun e duhur ,I cili per para ,hodhi poshte ato qe kishte shkruar me pare.Eshte rasti I vetem ne historiografine boterore qe nje njeri hedh poshte vehten e tij .(Edhe per shqiptaret ka shkruar plot gjera fyese…). Bashkekohasi I tij,filozofi I madh Nice shkruajti ne vepren “Lindja e Tragjedise” :”Eshte vene re disa here qe qyteterimi perendimor do te shkeputet nga ai Helen. Kjo ka deshtuar,sepse cfaredo qe kane krijuar e qe ne momentin e pare dukej origjinale e tyre ,me vone kane vene re se ajo qe krijuan eshte kopje e mjere e krijimtarise se shkelqyer Helene …” .Ju lutem botoni komentin tim!

    1. Illyrian says:

      Të lutem posto një link të burimit, përsa i përket studimeve të Stanford University dhe atij të Pavias.
      Falemnderit.

  4. ADN says:

    Greket jane djemt tane, e vertetojne analizat gjenetike.

  5. kazaz cekici says:

    ata “luftetaret me pages” te atyrekohve,mirditoret pra,paskan qen tamam se kta t sotmit maloket tan,perdornin prita dhe kurthe. tamam si sot maloket qe vrasin prapashpine n pusi pabesist,porse sot quhen jo luftetar me pages si dikur por “vrasesa me pages”..
    ja pra qe camet dhe maloket vinkan nga I njejti mut,kan te njejten prejardhje

  6. Cen says:

    45 ℅ e shqiptareve te Kosoves kane kromozonin Y-EV13 qe trashegohet per mijera vjetesh I pandryshuar nga babai, njesoj 30℅ e shqiptareve ne shqiperi pothuaj aq edhe ne Greqi.

  7. Qivac Qukapiku says:

    domosdo qe shQiptar jan ata banoret e greQis,maQidonis,madje edhe turQis,sepse ata te Qipros bejne “muuu” qe jan si ne. edhe ne Kret ,dora jon jan,
    madje edhe ne jug te Italis, dhe ne ishullin siQili,dihet qe si ne jan.
    dhe s don a mend as profesora studimesh akademike me u vertetu kjo gje. mjafton te shikoni emertimin nga ana gjuhsore e ketyre vendbanimeve dhe kuptohet se te gjith habitatet shQiptare kan te perbashket bashktinglloren shkerdhimtare “Q”… duke fillu nga kryeqendra,shQiperija…qe esht nena e gjith shQiptarve,te cilet u derdhen prej saj neper rajon dhe bot si djajt qe dolen kur u hap gryka e shishes dhe si minjt e haleve iken nga syt kembet….
    shiko gjendjen socjal ekonomike dhe politike ti. atje,ne ato regjione ku ka turbullira,prapambetje,krime korrupsjon degjenerim shkerdhnim,luftra dhe konflikte, atje patjeter qe esht dora shqiptare. atje rrojn shqiptare,esht geni shqiptar.packa se kan ndrru identitet shtetesi e pasaporta. ata jan gen shqiptar denbabaden.
    a nuk I ndrrojn edhe sot e perdit ne gjith boten shqiptaret pasaporttat atje ku shkojn a? kte gje kan bo gjithnji ne histori paraardhsit tan. ne mal te zi jan bo malazez,ne kosov serbi jan bo serb,ne bosnje jan bo myslimon,ne kroaci kroat,ne rumani rumun,ne bullgari bullgar,ne maqedoni maqedons,ne greqi po dihet kjo se po behen edhe sot e perdit grek,ne turqi,turq m hu n byth, ne itali …..po dihet, taljona… ne gjermani .. gjermona.. ,ne angli … inglez,ne franc.. frengj… ne amerik.. amerikan….. ne arabi… arap….
    nuk e di a osht bo nanji shqiptar n kin kinez,se ne japoni jan bo japanez….por prit edhe pak,,sa te dali kina ne krye te tabeles se botes dhe do shifni po nuk vershun shqiptaret me u bo kineza…..
    haaaaa…………..
    dikur ,hotelit ku rrinin kinezet ne tiran I thoshin hotel majmuni… kuptohet pse… sepse kte pershtypje jepnin ftyrat e kinezve neper dritaret e hotelit.. dukeshin si majmuna enigmatic…
    tash do shkojn shqiptart ne kin me mor shtetesin e majmunit !!!!
    heee.. shqiptaret… bythq!mat e globit tokesor!!!!

  8. @@ says:

    Dhe baxhellat e Anastas buces vazhdojn akoma te pellasin per “grek” dhe “Greqi” si ky [email protected] me lart Alban Hamzai hahahahahaha

    1. ,,,,,,, says:

      Dita dites po dali fakte te pa diskutushme te lidhjes (dhe jo te konfliktit) mes popullit Helen dhe atije “Shqipetar”, keto fakte nuk ju pelqejne Hijenave Turke dhe Islamike, prandaj Investojne kaq shume ne Armiqesin mes dy Popujve Tane.
      Mos hidhni benzin ne zjarr por “urra lidhese” Helenet nuk na kane nevojen, sepse jane nje Komb i Konsoliduar, ne jemi Ata qe kemi devijuar nga Tradita dhe jemi bere nje Hale Otomane, pra ne do te Jemi si gjithmon te Humburit e c’do lloj Konflikti Heleno-Shqipetar, kete e ka vertetur Historia.

      1. @@ says:

        Degjo more debil i bodrumeve te Anastas buces ka POPULL SHQIPTARE por jo POPULL HELEN more kokrra e hajvanit mjaft i dhe cmim injorances tende me te tilla shnrime

  9. mesuesi i peshngritjes says:

    Normal qe “ku shkel shqiptari ,s mbin as bari”,ka pas thon dikur Simon Bolevari…
    na Ishte njeher e nje koh greqija e lasht, superfuqija e kohes,sikurse amerika sot. kishte Shkelqim zhvillim parajs. Shkenc kultur art,ushtri shtet.. te gjitha I kishin helenet e lasht. por sapo shkun shqiptaret ne greqi,nga mali mceftas dhe me barkun bosh, dhe u shtruan vence neper habitatin grek a e dini c ndoshi?,dhe cili esht perfundimi? ndodhi kjo: Greqija e lasht ra,u shkatrru,u plackit nga shqiptaret, Thjesht ra si shoqeri dhe shtet. u thermua. u kalb.
    a nuk po vuan edhe sot e ksaj dite greqija nga kriza? pa vajt shqiptaret ala pa u hap kufini me 1990 ishte parajs greqija. shkun shqiptaret e rinj tash,dhe e rrenuan greqin kriza e mbuloj vendin.. esht hera e dyt qe greqija e pson nga shqiptart. njeher ne lashtesi dhe heren e dyt tash ne kohet moderrne perseri.
    shif Italin ti. ishte mrekulli para 1990. shkun shqiptaret me vaporra maune gomone skafe .. me not….dhe c ndodhi?
    italin e kapi kriza aqsa po diskutohet me dal nga Europa si anglija,e cila doli me Brexit jasht Europe sapo shqiptaret vun kembe ne ishullin britanik dhe filluan marifetin e shkaterrimit dhe rrenimit… qe e kan specjalitet te tyre. specjaliteti shqiptar.
    gjermanija po mbahet me shpirt ne dhemb por prit edhe pak,se jan shtu shqiptaret ne gjermani,shifni po s perfundoj edhe gjermanija ne kriz. dhe jasht europe.shkaku? invazjoni shqiptar natyrisht.
    amerika ka qen mrekulli, zoti I botes,. perendija I qiellit I tokes dhe I detit..
    sapo shkun shqiptart n amerik,filloj kriza amerikane,kriz politike,
    u zgjodh Trumpi,po I bje amerikes emir si kryetare e botes.. pse? shkaku dihet. pa vajt shqiptaret atje ishte mrekulli. shkun shqiptaret ,u shkerdhy amerika. sepse tersi shqiptar ters ngelet.
    edhe jugosllavija u shkatrru sepse kishte shqiptar Brenda dhe fqinj.
    edhe bashkimi sovjetik u shkatrru sepse kishte miqsi me shqipnin.
    pasi u prishen marrdheniet me rusin ,tash po lulzo rusija. sepse s ka kontakt me shqiptart.
    edhe kina,sa ishte mike me shqipnin ishte fukaresh,tash qe u prish me shqipnin u bo superfuqi.
    fshati qe duket s don kallauz.
    kush esht mik me shqiptaret rrenohet.
    edhe ameriken ky fat e pret persa koh qe do mbetet mike e shqipnis. shifni se ca po I bojn shqiptaret ambasadorit amerikan tash. po e torturojn t shkretin. ai perpiqet per mir shqiptaret duan ta fusin ne burg!! “ca ti bejm se ka imunitet se do ta burgosnim Lun ” thot kryetari I prokurorve shqiptare!!
    prandaj,kush don te rroj ne paqe miresi begati lumturi zhvillim njerzillik .. nje keshill duhet te ndjek : larg nga shqipnija dhe shqiptart!

    1. ari says:

      mesues-i ke rruar gje bythen ti janatullosit e ter agimit te art-

  10. askushi says:

    Artikull shume hume serioz. Po cfare u bene shqiptaret e Qipros si perfundim? Avulluan?

    1. hahaha says:

      Jane perzier me jevgjiter turq armen libaneze sirijan kane varur edhe nje kryq ne qafe dhe thone vetes “greke”

  11. kazaz cekici says:

    …shqiptaret e Qipros?
    -u Qi-prozuan…
    si zakonisht.
    a nuk e kemi na n identitet “bashketinglloren e turpshme Q”?
    shQiptar……………..

  12. Alban Hamzai says:

    Shprehjen historike “Fali o Zot se nuk dine cfare bejne “duhet ta zevendesojme me “Fali o Zot se nuk dine cfare shkruajne” .Megjithate tek komentet na jepet mundesia te themi te vertetat .Ja dhe e verteta per vallen “Pirihios” ose sic quhet edhe “Sera” ,nga Sera e Trapezuntes ku jane edhe valltare e famshem te kesaj valleje sot (greket e Pondit). Sipas Omiros dhe Aristotelis kjo valle kecehej me arme (shih vizatimet ne enet e gjetura ne Greqi) .Sipas mitologjise kjo valle I krijua nga banoret e Kretes qe quheshin Kurites .Ata kercyen te armatosur per te mbuluar te qarrat e foshnje Dhias per te mos e degjuar Krono ,I cili donte ta vriste . Sipas Stravonas,I pari qe e kerceu kete valle ishte Pirros,djali I Ahileas,sepse u gezua qe vrau Evripilon,te tjere autore antike greke shkruajne se e kerceu Kuritis Pirihos per te ngushelluar vdekjen e Patroklit .Athinasit e kercenin ne festat e quajtura Panathinea,kurse spartane e kercenin para betejes. Historiani Ksenofonda pershkruan nje feste ne v.400para Krishtit qe organizuan banoret e Kerasundas greke ku kercyen kete valle. Ne kohet e sotme valltare te shkelqyer te kesaj valleje jane Greket e Pondit .Ju lutem botoni komentin tim!

    1. hahaha says:

      Kjo eshte valle qe nga Antikiteti more qenef dhe nuk ka te bej me disa fise turke te Pontit qe u dynden ne Gadishullin Ilirik dhe sot na bejn “helenin” dhe kercejn turcelijen paskan ” harruar” kokat historian te Botes pa pyetur ty rreth kesaj ceshtje hahahahahahs more trutredhur na mbyten skizofrenet

  13. rako ferra says:

    Po levizin kockat e Aristotelit dhe te te Platonit kur i ze ne goje
    Vetem qe s kane mundesi se do dilnin nga dheu mijevjecare qe i mbulon te indinjuare
    Po c lidhje kane Karaxhaferat karamanlit Karaxhate Koxhiate Delibasite apo Manolat dhe Jorgot stere te zi si kongjilli me Aristotelin more karagjoz i infektuare nga megaloideatizmi
    Ashtu sic nuk kane asnje ngjashemeri hasanet Tahiret dhe Muharremet e Shqiperise me Iliret e lashte
    Na mbyti injoranca dhe idiotizmi
    Mesojeni te verteen
    Tere ballkani eshte fare turke
    Kane mbarsur turqit per 500 vjete greke shqiptare serbe bullgare rumune
    Prandaj shpjegohet edhe regresiviteti dhe obskurantizmi i thelle i popujeve ballkanik
    Besimi nuk tregon asgje
    Var kryqe dhe bej kryqe 10000 ne dite dhe fol c fare gjuhe te duash
    ADN ballkanase eshte per fat te keq turke
    Mjere kockat e Aristotelit dhe te Platonit c heqin mijra vjete pas vdekjes se tyre
    Bastardokonglomeratet ballkanas pasardhesit e tyre !!!!!popo c injorance

  14. Zigur Qarri says:

    Megjithese Fallmerayer ka studjuar nen trysnine politike(qe i kushtoi vendin e punes),ai i qendroi besnik te vertetes shkencore.
    Jakob Philipp Fallmerayer ka udhetuar tre here ne Greqi,duke qendruar disa vite.Pra,perfundimet e tija jan nxjerre
    nga studimet ne terren.Kritika ndaj tij ka pasur ne lidhje me zmadhimin e elementit sllav ne Greqi(ai ishte filo sllav),
    por jo atij shqiptare.Sa per greket Pont te Detit te zi,Fallmerayer i ka cilesuar grek bizantin(ashtu si popujt latin,qe
    nuk jan te gjith italian).Nje grek pont,nuk merret vesht me nje grek qe flet gjuhen standarte.Kam takuar nje grek
    pont(i zi si jevgjit) me emrin Bekir,pra i konvertuar ne mysliman,ashtu si shumica.Shikoni “TANAGRA, HISTORIA E GENIT DHE E GJUHES ”
    https://www.youtube.com/watch?v=pT_n2PF2298.
    Shikoni historianen MARIA EFTHIMIOU,ne “SHQIPTARËT AUTOKTON TË GREQISË SË SOTME” 1,2 dhe 3
    Fakte qe vertetojn teorine shkencore te Fallmerayer per elementin shqiptare ne Greqi.

    1. .. says:

      Kjo Video eshte nje Injorim per Arnautet, Turk-Arnautet…
      1– qe akuzojne Greqine per Munges demokracie dhe Tolerance, gjithcka qe keni mesuar e keni nga Mbishkrime dhe Historian Helen.
      2– kjo video tregon lidhjen Vllazerore nder shekuj te Heleneve me Shqipetaret
      3– eshte nje Injorim per ata qe godasin Greqine dhe lidhin aleanca me Turko-Islamo-Arabet.
      4– kjo video perforcon fjalet e Karolo Papulasit, qe tha “nqs Turqit jane Vellezer me Shqipetaret, ne thjesht jemi Binjak”
      5– kjo video tregon qe Ju Arnautet nuk keni as edhe nje lidhje me Arvanitasit, por i keni Therrur per Interesat e Turqeve
      6– kjo video tregon qe emigrantet Arvanitasit e Mikpritur ne Grei ne shekullin e XII-XIII-XIV (lexo librin “Arvanitasit” te Irakli Kocollarit) e Dashuruan dhe u Vllazeruan me Helenet dhe Kulturen Helene, deri ne piken qe dhane dhe Jeten e Tyre per Orthodhoksi dhe Helenizem.
      7– Kjo video tregon qe kur Arnautat po Kthehen ne Arab Pershendetje, Veshje me Medrese, Xhami dhe kultur Islame, ne Greqi mbahet gjalle kultura Arvanitase, per shekuj me rradhe.
      ….
      ….Ptuuuu rac e poshter, e pa bese dhe e peshtire…

      1. Zigur Qarri says:

        Dy pika je,nje turke dhe nje shqiptare.
        Mire qe e pranon dhe vete,qe je rrace e peshtire,rrace hibrite,produkt i perdhunimit osman.
        Ik e pudrosu tani,more skarcitet anadollak!

      2. ari says:

        shko ti lepij bythen janatullosit se je mir.ndrysho dhe emrin si ky bukuras por ti e ki bythlepirisis mutisis.

        1. Zigur Qarri says:

          E lexon apo se lexon zagarin e Janullaposit?!Si nuk rreaguan edhe nje here te vetem pozitivisht?
          Edhe te zezen kerkojn ta paraqesin te bardhe!Keto,ose jan kafshe,ose jan komplet idjote!
          Nuk pyet perse ata shqiptare qe perbenin shumicen ne Greqi nuk u njihet e drejta e gjuhes,
          ashtusi u njihet ne Shqiperi ketyre zagareve te ashtuquajtur grek,por flet per demokracin e
          shtetit te dhjere grek,qe u njeh turqve te drejtat kulturore,ndersa vendasve(shqiptareve),jo!
          Jan 14 fshatra perreth lumit Evros ne Greqi,me gati 30 mije banore shqiptare ortodoks,qe kan
          bere kerkesen per hapjen e shkollave shqipe qe para 30 vjetesh, por akoma nuk kan marre pergjigje!

  15. bageti bujqesi limuri says:

    ha haaa !! rako ferra !
    mos punon roje ne ndonje bordello more qe te shkon mendja vetem per bordellino…
    sipas ksaj qe thu ti del se turqit ne ballkan nuk kan ardh me ushtri dhe shpata por me k^r n dor!
    a thu ti se femnat ballkanesha s kishin burra por prisnin ti vini prej anadolli.

  16. korcari says:

    Muahahaha! Endra Arnautesh.
    Duke mos patur histori shpikni ngjarje imagjinare.

    1. kd says:

      Lexoje mire shkrimin dhe do te shikosh qe “arnautet” nuk jane pjestare te shkrimit perkundrazi jane kronika bizantine dhe historian greke more shurrtore cobanesh qe me mbahesh edhe per “korcare”

      1. Theatrical says:

        ky patrioti im “korcari”,ka thene nje shprehje monumentale
        “cdo çoban eshte grek dhe çdo grek eshte çoban”
        haaahaaahaaahaaahaaahaaahaaa
        tani,i bie qe gjithe keta majmunet e anstasit te jene çobenj
        haaahaaahaaahaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaa

  17. perivolo says:

    Njerezimi eshte ne levizje te vazhdueshme,ritmi eshte aq i shpejte sa qe popullsia evropiane brenda pak shekujsh ka ndryshuar ne pamjen e jashtme,ne SHBA,Kanada etj nuk mund te kuptosh me cila ngjyre ose rrace mbizoteron.
    Bota eshte nje sallate qe trazohet vazhdimisht.
    Imagjino pastaj ca levizjesh ka Ballkani qe eshte nje gadishull,ose popujt evropian qe gjenden ne te njejtin kontinent!
    Njerezit levizin bashke me kulturen,aftesite,tiparet dhe paraqitjen e tyre.
    Prandaj ka shume mundesi qe ne parlamentin shqiptar,turk ose anglez shumica te jene me origjine greke.
    Gjithashtu ka mundesi qe ne shtabin e gjeneraleve grek,turk,italian shumica te jene me origjine shqiptare,e njejta gje ka mundesi ne skuadren kombetare te futbollit te Greqise,Zvicres,Italise etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *