Media italiane: Rama, lideri politik shqiptar më aktiv në politikën e jashtme që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

2 Shkurt 2017, 21:06Politika TEMA

Media italiane ilPost.it gjatë një analize që i ka bërë situatës politike në Maqedoni, ka theksuar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është lideri politik shqiptar më aktiv në politikën e jashtme që nga shpallja e pavarësë së Shqipërisë.

Ajo shkruan se ishte iniciativa e kryeministrit Rama i cili bashkoi partitë e ndara politike shqiptare për të vënë interesat kombëtare në paravijën e kërkesave të tyre si parakusht për formimin e qeverisë së re na Maqedoni.

Ja se ç’shkruan ilPost për kryeministrin Rama dhe rolin e tij në politikën e jashtme:

”Kërkesat e bllokut shqiptar janë ato të dakordësuara dhjetorin e kaluar gjatë një takimi në Tiranë të iniciuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lideri politik shqiptar më aktiv në politikën e jashtme që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë.

Kërkesa kryesore është njohja e gjuhës shqipe si gjuhë kombëtare në të gjithë territorin e Maqedonisë, e jo vetëm në zonat me shumicë shqiptare dhe përdorimi i saj në të gjitha nivelet e administratës publike.”, shkruan italiania IlPost.it

 

2 komente në “Media italiane: Rama, lideri politik shqiptar më aktiv në politikën e jashtme që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë”

  1. Ballisti says:

    Bravo! shume mire.Edi Rama e meriton te lavderohet edhe nga te huajet se eshte nje politikan dhe kryetar qeverie qe po punon mire.Akuzate e opozites,te Berish krimienelit dhe Bash piderastit,jane zera ne humner.

  2. miri says:

    Po pesha qe kjo media ka ne shtypin italian?! Apo varja…konsum per shqiptaret eshte komenti juaj…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje